Dy plumba në kraharor shqiptarit në Athinë

January 28, 2018 13:33

Dy plumba në kraharor shqiptarit në Athinë

 

Një shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e së shtunës në Athinë të Greqisë.

Sipas mediave greke, ngjarja ndodhi në Acharnes, ndërkohë që shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, po ecte në trotuar.

Dy persona të pa identifikuar të cilët lëviznin me makinë u afruan dhe e qëlluan me armë me silenciator.

Ai mësohet se ka marrë dy plagë në kraharor dhe është dërguar me urgjencën në spital.

Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes.

Momentalisht, mediat greke nuk japin detaje të tjera rreth këtij atentati.

January 28, 2018 13:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*