Dy poezi lirike

Arben Duka October 4, 2015 13:05

Dy poezi lirike

Ndriçomë errësirën!

 

Në rrugët e gjata,
me kurdhe e prita,
kur të bjerë nata,
ti eja si drita!

Eja-shpirt i lirë,
eja si një zot,
se në errësirë,
rrugën s’e gjej dot!

Vetëm një qiri,
gjithë natën e ndezi,
rri me mua-ndri,
sa të vijë mëngjesi!

Pak dritëz mes territ,
e do çdo njeri,
kur prapë të vijë nata,
kthehu përsëri!

Pa qiri të ndezur,
jam njeri më kot,
se në errësirë,
rrugën s’e gjej dot!

Eja në të errët,
ditën s’kam ç’të dua,
s’i ndrij dot të tjerët,
po s’më ndrite mua!

Eja hireplot,
se s’rroj dot pa ty,
sepse jo më kot,
ke emrin LIRI!
Sa zgjat dashuria?!

Sido që të thonë,
sido të vërtiten,
në mos herët-vonë,
dy njerëz mërziten!

Dyzet e ca vjet,
s’mban një dashuri,
më pas do të ketë,
mall e dhembshuri!

Sot ka njerëzia,
mungesë dhembshurie,
por është dhembshuria,
një formë dashurie!

Nuk është pleqëria,
një vullkan i zjarrtë,
mbetet dhembshuria,
pika më e lartë!

Vitit Perëndia,
i dha veç një Maj,
ndaj dhe dashuria,
ka stinën e saj!

Ndaj tek njerëzia,
ka pa fund kodoshë,
kur thonë-dashuria,
nuk na paska moshë!

Një zë s’na u nda,
i hipokrizisë,
dashuria ka,
Moshën e Rinisë!

Kur thotë një i thinjur,
grua apo burrë,
se ende s’është nginjur,
mos besoni kurrë!

Po në të vërtetë,
pse gënjejnë vallë,
unë që jam poet,
mezi e mbaj gjallë!

Por asnjë këtu,
dot s’më ka gënjyer,
se çdo ditë me dru,
zjarri do ushqyer!

Një ditë shuhet ylli,
njerëzit handakosen,
kur rrafshohet pylli,
edhe drurët sosen!

Gjithë jeta të shkon,
si rëra në duar,
vjen një ditë dhe je,
një pyll i rrafshuar!

Arben Duka October 4, 2015 13:05
Komento

4 Komente

  1. LOVE October 4, 17:41

    te shkruaj une , se nuk te fol asnjeri 😛
    po shkruajte per partine duartrokasin keta ….
    kerkoj abstenim nga te gjithe ata qe kane lexuar vetem Zhevqet Pecin
    Gjermani i fundit te bej analizen letrare 😛
    Neti torollaku te gjej armikun idellogjik 😛

    A.CAMUS

    Vetminë, e njeh?
    Po, atë të poetëve, të të dobtëve.
    Vetminë?
    Ç’vetmi thua?
    E di që s’jemi kurrë vetëm?
    Dhe kudo shkojmë mbajmë me vete
    Peshën e së shkuarës dhe atë të së ardhmes sonë?
    Gjithë ata që kemi vrarë me vete i kemi, gjithmonë,.
    Dhe të qenë vetëm ata, ku ma gjen.
    Por janë edhe ata që kemi dashur,
    Ata që s’kemi dashur dhe na kanë dashur,
    Keqardhja,
    Dëshira,
    Zhgënjimi dhe ëmbëlsia,
    Kurvat dhe zhgani i perëndive!
    Vetëm! Ah, të mund të gëzoja vetminë e vërtetë,
    Por jo këtë timen ku gëlojnë lugetër,
    Atë të vërtetën,
    Ku ka vetëm heshtje dhe
    Drithërimë pemësh e të ndjej gjithë rrjedhën e çakërdisur të zemrës sime……

    Reply to this comment
    • gjermani i fundit October 4, 18:53

      love, shpesh une shkruaj nga celulari, se edhe aq me ha shume kohe.
      Une i kam shume qejf lirikat, jane mbreteresha ne fushen e ndjenjave, si mbretreha ne fushen e shahut. Edhe kam provuar ndonje, por do ti kaloja poshte kur te mbushesh lugen rrafsh me sheqer…Ja nje te shkurter mbi rimisherimin;

      Samsara

      Te ligjte e kesaj bote do rikthehen serish,
      siç kthehen ngelesit ne provime vjeshte.
      S’kane shans te perkryerit te rimbushen me mish,
      ata, qe i shpetuan kesaj bote ne heshtje.

      shtator 2012

      Tani, kjo nofka e gjermanit te fundit po me pelqen shume, ndihem dhe une pakez “i persekutuar”, nuk i dihet, po erdhi ndonje çek i bardhe po sulem edhe une me lugen ne brez,hahhahaha. Me vjershen tjeter dua te pershendes Duken e palodhur dhe gjithe poetet qe njoh e nuk njoh e sigurisht edhe kryeredaktorin Thano, nder te paktet, ne mos i vetmi qe akoma i le vend vargjeve ne gazete, kur gjithandej ka shkretetire krijuese:

      Hani Poetik
      -Mungesës së poezisë në shtypin e shkruar-

      S’kalon më kush kësaj bujtine
      se shtegu i vjetër ka shumë kthesa.
      Të shumtët shkojnë me vrull turbine
      e nuk kanë kohëz për ndalesa.

      Nuk humbin kohë të mbledhin vargje
      dhe aq më pak; që t’i lexojnë,
      por veç ankojnë jetën me harxhe;
      ç’të blejnë…ç’të shesin…ç’të fitojnë?

      S’kalon më kush kësaj bujtine,
      mëkat që s’vijnë as për piknik…
      Veç ca të marrë si puna ime
      i ndjell ky Hani Poetik.

      Ky Han pa dyer dhe kupona,
      me vetshërbim dhe modë të vjetër,
      që mizorisht në kohët tona
      duan t’a heshtin dhe në letër…

      2012

      Reply to this comment
      • LOVE October 5, 08:41

        bukur ,shume bukur …te ligjte e kesaj bote do kthehen serish …
        nuk ka shume te ligj kjo bote ,ka shume sehirxhinj …..
        ç’të blejnë…ç’të shesin…ç’të fitojnë?
        ………………….
        bukur ,vertet bukur
        cfare luge me sheqer mor njeri ,une dhe trendafilat i blej se me pelqejne gjembat 😛

        une pershendes moderatorin ,”hero i punes socialiste ” eshte
        eshte i vetmi qe persekutohet seriozisht nga une 😛

        Reply to this comment
  2. Kris 1 October 4, 23:42

    Vazhdo o labovit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*