Jeta si një bateri

Arben Duka March 24, 2018 00:26

Jeta si një bateri

O mik i dashur-mos u ngut,
në ditë e javë-muaj e mote,
se asnjëherë ti nuk e di,
se sa e gjatë është rruga jote!

Janë krejt të sakta ato fjalë,
se ngutja të sfilit gjithmonë,
e nëse ecën më ngadalë,
dhe në finish do mbrrish më vonë!

Njeriu është si bateria,
i vjen një ditë-s’merr karikim,
ndaj dhe rezerva-energjia,
duhet përdorur me kursim!

Nuk është një figurë e gjetur,
ky racionimi i energjisë,
po kjo formulë ende ka mbetur,
sekreti i jetëgjatësisë!

Tani një gjë e kam kuptuar,
sa ende jam e marr firomë,
kur energjinë e ke harxhuar,
dhe nëse s’vdes prapë je kufomë!

Gjithë jeta është energji,
që del nga trupi pa pushim,
njeriu sos si bateri,
kur dot nuk merr më karikim!

Kur dot nuk merr më karikim,
të shuhet drita dhe firoma,
unë e përdora pa kursim,
ndaj është çudi që rroj akoma!

Se ende s’më janë fikur flakët,
se ende s’shoh një perëndim,
porse çdo ligj -thonë diturakët,
e ka diku një përjashtim!

Arben Duka

Arben Duka March 24, 2018 00:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*