Dy poezi nga arkiva

August 18, 2019 16:44

Dy poezi nga arkiva

Nga Arkiva

Bota ime…

 

Bota rreth meje s’vërtitet,

dhe kjo s’ha hiç diskutime,

po rreth meje pa dyshim,

që vërtitet Bota ime!

 

Bota ime fantastike,

botë e madhe e poetit,

që i duket milimetër,

perimetri i Planetit!

 

Bota jonë është statike,

që prej miliarda vjetëve,

ndaj është shumë profetike,

botë e madhe e poetëve!

 

Bota jonë ka dy pole,

paralele-meridianë,

po parametrat e mi,

gjithë infinite janë!

 

Ajo Botë që më thoni,

pikëz uji në një det,

timen dot as e mendoni,

se është Universi vetë!

 

Poetët nuk mund të maten,

me një metër me të tjerët,

Universin kanë me vete,

dhe në shpellën më të errët!

 

 

Rroj me Krishtin…

 

Nuk më përkëdheli fati,

kalova kurthe dhe prita,

kush s’më do-i’u shtoftë inati,

kush më do i’u shtoftë dita!

 

Vite plot në buzë të varrit,

po besimin nuk e humba,

në kudhër të farkëtarit,

gdhenda këngë-s’derdha plumba!

 

Dhimbjet ferr-po nuk e ktheva,

jetën në një shkretëtirë,

të bën dhembja që rrëfeva,

më të dashur-më të mirë!

 

Nuk se mbeti çdo gjë mbrapa,

u sosën dhimbjet e zëmrës,

po pas jetës unë u kapa,

si foshnja në gji të nënës!

 

Ndonjëherë dhe jam dorzuar,

se njeri jam natyrisht,

po në çast në këmbë jam çuar,

kur mendoja zotin Krisht!

 

Krisht e shpirt ti je për mua,

e kam thënë herë pas here,

para dhimbjeve të tua,

tonat janë fllade vere!

 

Më për dhimbjet s’bëj çudi,

që shkenca nuk i mund dot,

që në dhimbje çdo njeri,

të mendojë të shenjtin Zot!

 

Të kujtojë të madhin Zot,

të paepur në torturë,

të mos përkëdhelet kot,

e të thotë se jam sëmurë!

 

A.DUKA

August 18, 2019 16:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim