DY POEZI

Arben Duka January 19, 2016 10:14

DY POEZI

Mundimi i krijimit

 

Nuk mund të japë asnjë mendim,
dikush që vetë s’e ka provuar,
të shkruash vargje pa pushim,
dhe mos kesh kohë për t’i limuar!

Nuk mund të bëjë kopetentin,
kush s’njeh mundimin e krijimit,
kush s’njeh sekretet e talentit,
gjer në zenith të frymëzimit.

Kur dhe shumë kohë s’të ka mbetur,
do shpejtësinë e vetëtimës,
veten ta gjesh gjithnjë të tretur,
në mes të ritmit dhe të rimës.

Bota kërkon ende muzikë,
kërkon aromën dhe magjinë,
kur s’ke aromë dhe muzikë,
mos u merr hiç me poezinë!

Mos e lëndo atë lëndinë,
unë po të flas si mik i vjetër,
s’është poezi çdo zhgaravinë,
që mund të shkruhet përmbi letër!

Duhet dikush që ta tregojë,
që rrugën kot gjithkush mos niste,
se letra po të kishte gojë,
me siguri do ulëriste!

Unë jam në fund të rrugëtimit,
tani i di gjithë sekretet,
e njoh mundimin e krijimit,
sikur në shpinë të mbartësh detet!

Nëse do kem dhe një jetë tjetër,
nëse do kem me të vërtet’,
edhe pse sosa një mal me letër,
nuk dua kurrë të jem poet!

Nga çdo dykëmbësh i Planetit,
kjo asnjëherë nuk do kuptohet,
se frymëzimi i poetit,
është një sëmundje që s’shërohet!

Është një torturë e pambaruar,
gjerse të ketë dhe një grimë jetë,
se ditë pas dite pa kuptuar,
digjet në zjarret që ndez vetë!

*********

Rri me mua këtë natë

 

Ku ta shkrij gjithë këtë akull,
këtë terr që po më mbyt?!
Për të shkrirë gjithë Antraktidën,
më mjajfton veç trupi yt..

Rri me mua këtë natë,
këtë kohë që na mbeti,
na mjafton veç një krevat,
nga çdo gjë që ka qyteti..

Në një dhomë-në errësirë,
nuk ra zjarr-s’plasi dyfek,
po për dreq aty u dogj,
një krevat dhe një dyshek!
Tiranë, 1988.

Arben Duka January 19, 2016 10:14
Komento

1 Koment

  1. gjermani i fundit January 19, 14:14

    eshte ashtu vertet, mundim, por edhe kenaqesi, si amvisa qe ben bakllavane dhe kenaqet kur e hane te tjeret

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim