Dy politikat e jashtme të Amerikës do të përplasen

October 19, 2019 15:09

Dy politikat e jashtme të Amerikës do të përplasen

Nga Janusz Bugajski

 

Ekskluzive Dita – Hetimi për shkarkim i Donald Trump është i pari në historinë moderne kur akuzat ndaj presidentit të SHBA janë në lidhje me politikën e jashtme. Ky nuk ishte rasti as me Richard Nixon, e as me Bill Clinton.

Përballja politike midis Kongresit dhe presidentit jo vetëm që do të mbajë të preokupuar Amerikën përgjatë gjithë fushatës zgjedhore të vitit 2020, por zbulimet nga hetimi gjithashtu do të dëgjohen në gjithë politikën e jashtme amerikane, përfshirë rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore.

Skandali i Uashingtonit ka zbuluar se nën presidencën e Trump, SHBA ka ndjekur një politikë të jashtme të dyfishtë. Kjo dyshohej që kur Trump mori detyrën, teksa ai lavdëronte presidentin Vladimir Putindhe kërkonte hapur një “ripozicionim” me Rusinë,  pas të cilit sjelljet e këqija të së shkuarës do të harroheshin gjerësisht, nëse nuk do faleshin plotësisht.

Ndërkohë, Kongresi pothuajse unanimisht, ashtu si ekipi i sigurisë kombëtare të Trump, megjithë ndryshimet e shpeshta të udhëheqjes (së tij), në thelb e injoruan presidentin; (ata) i mbajtën sanksionet ekonomike ndaj Moskës, vazhduan të kishin një prani të madhe ushtarake përgjatë frontit lindor të NATO-s, dhe mbështetën zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s. Megjithë ndryshimet e personelit në Departamentin e Mbrojtjes, në Departamentin e Shtetit dhe në Këshillin e Sigurisë Kombëtare kjo politikë është dëshmuar të ketë qenë konsistente .

Këto politika të jashtme paralele mund të bashkëjetonin atëherë kur Trump dhe këshilltarët e tij më të afërt nuk ndiqnin në mënyrë aktive objektiva krejtësisht të ndryshëm ose kur Trump ishte i shpërqendruar dhe i zënë me politikat e brendshme. Sidoqoftë, dy politikat e Uashingtonit tashmë janë përplasur në Ukrainë, për shkak të keqpërdorimit të pretenduar të ndihmës ushtarake për Kievin nga Shtëpia e Bardhë , çfarë është edhe thelbi i hetimit për shkarkim.

Përpjekjet e pretenduara të Trump që të ushtronte presion mbi Kievin për të hetuar rivalin e tij kryesor politik, Joe Biden, për akuzat e korrupsionit në Ukrainë, supozohet se përfshinin ndalimin e ndihmës ushtarake të miratuar nga Kongresi. Komitetet e Kongresit tani janë duke kërkuar në mënyrë aktive prova për të konfirmuar atë që tashmë është nënkuptuar nga zyrtarë të ndryshëm.

Hetimi për shkarkim nuk ka të bëjë thjesht me frazën e paqartë “shpërdorim pushteti” por me se si presidenti pretendohet të ketë përdorur të drejtat presidenciale dhe paratë e taksapaguesve për të shantazhuar një qeveri të huaj që të përfitonte personalisht në fushatën e ardhshme zgjedhore.

Skandali në vetvete do të bëjë konfuzë dhe do të ndikojë negativisht dhe aleatët dhe partnerët e Amerikës në të paktën katër mënyra. Së pari, liderët e (shteteve) aleate mund të tërhiqen të flasin hapur me Trump, veçanërisht në telefon, dhe të bëjnë marrëveshje me Uashingtonin,(me frikën) se më pas bisedat mund të bëhen publike dhe të hetohen. Së dyti, aleatët e NATO-s do të pyesin veten nëse atyre ose qeverive të tjera do t’i bëhet presion nga Trump dhe se çfarë mund t’i ofrohet ose mohohet atyre nga presidenti (i SHBA). Kjo mund të nxisë mosbesim dhe dyshim jo vetëm ndaj Amerikës, por edhe midis qeverive të palëve.

Së treti, disa vende mund të shqetësohen për qëndrueshmërinë e aleancës me Uashingtonin, pasi Trump mundi të pezullojë në mënyrë të njëanshme një vendim të rëndësishëm politik për Ukrainën, për të cilin ishte rënë dakord nga të dy palët në Kongresin e SHBA. Dhe e katërta, dyshimet se Shtëpia e Bardhë gjithashtu mund të bëjë marrëveshje me Kremlin ‘në llogarit’ tw aleatëve dhe partnerëve të NATO-s që do të reagonin negativisht kundër tyre, do të rriten.

Hetimi për shkarkim sigurisht që do të aktivizojë ambiciet e Moskës. Putini pati llogaritur se presidenca e Trumpit do të ishte e dobishme për Rusinë dhe ishte i irrituar se presidenti nuk mundi t’i jepte objektivin kryesor: heqjen e sanksioneve të rënda ekonomike. Përplasja midis politikave amerikane tani do ta bëjë Moskën të hetojë për dobësi dhe përçarje mes politikëbërësve dhe të polarizojë më tej republikanët e demokratët.

Kremlini gjithashtu do të përhapë dezinformacionin se ishte Ukraina dhe jo Rusia ajo që ndërhyri në zgjedhjet e SHBA të vitit 2016 për të ndihmuar demokratët. Kjo mund të ‘armatosë’ Trump që të nxisë Kievin t’i dorëzojë Rusisë Krimenë dhe të lejojë rebelët separatistë (pro-Moskë) në rajonin e Donbasit të fitojnë legjitimitet. Lëvizje të tilla do të konsideroheshin si një “zgjidhje për paqe” dhe një sukses i madh i politikës së jashtme që do justifikonte heqjen e sanksioneve. Moska gjithashtu mund të përfshihet në mashtrime (të tjera) mes aleatëve dhe partnerëve të tjerë të NATO-s, kur ajo ka ndikime politike dhe ekonomike, në mënyrë që të prishë marrëdhëniet e tyre me Uashingtonin.

Nëse Kongresi vërtet jep prova se Shtëpia e Bardhë ishte e gatshme të privonte ukrainasit nga armët për një përleshje të brendshme politike, mësimi për Moskën do të jetë i qartë. Duke asistuar kandidatët për president të zgjidhen dhe duke i ushqyer ata me dezinformacion, Kremlini jo vetëm që mund të përkeqësojë konfliktet politike në Uashington, por gjithashtu mund të manipulojë politikat e SHBA, për të dobësuar shtetet e shënjestruara dhe për të dëmtuar aleancën e NATO-s pa qëlluar një plumb të vetëm.

Dita 40, Albania

AMERICA’S TWO FOREIGN POLICIES COLLIDE

Janusz Bugajski, 18 October 2019

The impeachment of Donald Trump is the first in modern history where charges against the U.S. President revolve around foreign policy. This was not the case with either Richard Nixon or Bill Clinton. The political showdown between Congress and President will not only preoccupy America throughout the 2020 election campaign but disclosures from the investigation will also reverberate throughout U.S. foreign policy, including the Central-East European region.

The Washington scandal has revealed that under the Trump presidency the U.S. has followed a dual foreign policy. This has been suspected ever since Trump took office, with Trump praising President Vladimir Putin and openly seeking a new “reset” with Russia in which past misconducts would be largely forgotten if not fully forgiven.

Meanwhile, an almost unanimous Congress and Trump’s national security team, despite the frequent change of leadership, basically ignored the President, maintained economic sanctions on Moscow, pushed forward with an enhanced military presence along NATO’s eastern front, and supported further NATO enlargement. Despite the personnel changes in the Defense and State Departments and the National Security Council this policy has proved to be consistent.

These parallel foreign policies could co-exist when Trump and his closest advisers did not actively pursue drastically different objectives or Trump was distracted and preoccupied by domestic policies. However, Washington’s two policies have now collided in Ukraine because of the alleged misuse of military assistance to Kyiv by the White House – the catalyst for the impeachment probe.

Trump’s alleged efforts to place pressure on Kyiv to investigate his main political rival Joe Biden for alleged corruption in Ukraine supposedly involved the denial of military assistance already mandated by Congress. Congressional committees are now actively looking for evidence to confirm what has already been implied by various officials.

The impeachment probe is not simply about the vague phrase “abuse of power” but how the President allegedly leveraged presidential powers and used taxpayer’s money to extort a foreign government in order to benefit personally in the upcoming election campaign.

The scandal itself will confuse and negatively impact on America’s allies and partners in at least four main ways. First, Allied leaders may be more reticent in talking openly with Trump especially by telephone and making agreements with Washington in case the conversations are subsequently made public and investigated. Second, NATO allies will wonder whether they or other governments will be pressured by Trump and what could be offered or denied to them by the President. This can foster mistrust and suspicion not only toward America but also between some of the governments concerned.

Third, some countries may grow concerned about the solidity of the alliance with Washington if Trump can unilaterally suspend a major policy decision over Ukraine that has been agreed in a bi-partisan manner in the U.S. Congress. And fourth, suspicions will increase that the White House may also be making deals with the Kremlin over the heads of NATO allies and partners that will reverberate negatively against them.

The impeachment probe will certainly energize Moscow’s ambitions. Putin calculated that a Trump presidency would be beneficial for Russia and has been frustrated because the President cannot deliver on the key objective – lifting arduous economic sanctions. The collision between U.S. policies will now entice Moscow into probing for weaknesses and divisions among policy makers and further polarize Republicans and Democrats.

The Kremlin will also spread disinformation that it was Ukraine and not Russia that interfered in the 2016 U.S. elections in order to help the Democrats. This can give ammunition for Trump to push Kyiv to surrender Crimea to Russia and allow the proxy insurgents in the Donbas region to gain legitimacy. Such moves would be touted as a “peace settlement” and a major foreign policy success and justify the lifting of sanctions. Moscow can also engage in deceptions within other NATO allies and partners where it has political and economic inroads in order to undermine their relations with Washington.

If Congress actually proves that the White House was willing to deprive Ukrainians of weapons over a domestic political struggle the lesson for Moscow will be clear-cut. By assisting selected presidential candidates and feeding them disinformation, the Kremlin can not only exacerbate the political conflicts in Washington but it can also manipulate U.S. policy to weaken targeted states and to undermine the NATO alliance without firing a shot.

 

****

Botuar në Dita. Kolonën e z.Bugajski mund ta ndiqni çdo të shtunë në versionin print dhe online të gazetës. Ndalohet kategorikisht ribotimi i plotë apo i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

October 19, 2019 15:09
Komento

2 Komente

  1. Limani October 19, 17:34

    Z . Bugajski ,
    mos e lini Luftën e Ftohët të ftohet , mbajeni gjallë atë për të mirën e miliarderëve .
    Nuk është hera e parë që në zyrën ovale janë ulur komunistë , dikur ishte Ruzvelti , sot është Trampi .Ç’do gjë rrjedh , ç’do gjë ndryshon , atë që kupton Trampi sot , Janoshi do t’a kuptojë nesër , ose asnjëherë !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim