Nga unë, bejtexhiu… (Dy profile në vargje për Ramën dhe Berishën)

Arben Duka January 6, 2016 15:48

Nga unë, bejtexhiu… (Dy profile në vargje për Ramën dhe Berishën)

Berishës…

Meqë ty vargjet e mija,
të duken bejte për estradë,
për këtë vit-o lum Salia,
do ta filloj me një baladë!

Nuk po e shkruaj pas dëshirës,
s’e kam kollaj këtë baladë,
se ti je Asi i satirës,
i lindur vetëm për estradë!

Qe kob që erdhe ti në jetë,
si Djall’ i Zi kudo më del,
sepse kuptimin e vërtetë,
këtu merr fjala: “Kriminel!”

Kërkoj me ngut mes fantazisë,
një tjetër Salë-po e kam kot,
se ç’gjëmë i bëre Shqipërisë,
asnjë armik s’ia bëri dot!

Krimet e jetës të kanë zverdhur,
je një copë ndryshk-po hiqesh hekur,
pafundësisht helmin ke derdhur,
përmbi të gjallë e mbi të vdekur!

Një gjarpër ty po të pickojë,
do ketë fatin më të zi,
se çdo njeri do të shikojë,
do ngordhi gjarpri dhe jo ti!

Njëzet e Njëshi po vjen prapë,
se koha rrjedh e rrjedh si lumi,
unë po të pyes-o lugat,
si ka mundësi që të zë gjumi?!

Po ti vazhdon ende zakonin,
të flasësh si një ekselencë,
por ne e dimë se edhe fronin,
e le si Vrasës me Licencë!

Sot një baladë nga bejtexhiu,
e ke peshqesh që të dëfrehesh,
por ta them prapë-o herr Saliu:
“Ti s’meriton as të urrehesh!”

Në ç’farë greminash s’e vësvite,
atdheun tonë-more Doktor,
uroj të rrosh dhe Njëqind vite,
por me mallkimin popullor!

Çfarë i ke bërë Shqipërisë,
nuk ja ka bërë asnjë armik,
ndaj në çdo fletë të historisë,
ti je Mallkimi më Biblik!

Dhe në Kuvend dot s’i vë fre,
maskarallëkut dhe tërbimit,
po ne të gjithë e dimë që je,
babai absolut i krimit!

 

****************

Ramës…

Iku-more iku,
pa filluar viti,
se vitin e shkuar,
vërtetë që e ndriti!

Iku-more iku,
gjer në Amerikë,
gjithë vitin do kemi,
të njëjtën muzikë!

Iku dhe e bëri,
fare-baltë sheshi,
gjithë barra ka mbetur,
te Niko Peleshi!

Rama-more Rama,
s’rri dot në Atdhe,
o s’na do ai,
o s’e duam ne!

Po një ngushëllim,
kini-o shqiptarë,
se rri në avione,
jo në kllas të parë!

Përkushtimi i tij,

historik do ngelet,
se me pakëz yje,
i zgjedh dhe hotelet!

Mëngjezi është falas,
ndaj heshtni skiftera,
me hot-dog i shkon,
dy vaktet e tjera!

Shpenzimet e tjera,
i heq vetë-o burrë,
se kudo që vete,
shet nga një pikturë!

Nga ato që bën,
kur rri pak në zyrë,
sepse kjo i duket,
puna më e mirë!

Të tjerat i duken,
punë fare kot,
ndaj s’rri në Atdhe,
se nuk është idiot!

Se nuk qeveriset,
Shqipëri e leshit,
ndaj dhe të gjithë barrën,
ja vërvit Peleshit!

Peleshi i shkretë,
mban në kurriz shtetin,
Rama eksploron,
cep më cep planetin!

Pesë a gjashtë herë,
e ka parë Azia,
tani i ka mbetur,
dhe Australia!

Edhe Argjentina,
fiks në skajin tjetër,
si shëtitje darke,
Europë e vjetër!

Nëpër udhëtime,
biri ynë sa vuan,
dhe asnjë marrëveshje,
gjëkundi s’nënshkruan!

Iku-more iku,
mori arratinë,
ai që mbi supe,
do kish Shqipërinë!

Iku-more iku,
në Ameriqi,
sa të ketë pushtetin,
t’i krrejë ujë të zi!

Arben Duka January 6, 2016 15:48
Komento

11 Komente

  1. hajdari January 6, 12:08

    I madh Duka, por balada per qoftelargun do te shkonte me mire keshtu:

    Meqë ty vargjet e mija,
    të duken bejte për estradë,
    për këtë vit-o lum Salia,
    do ta filloj me një baladë!

    Nuk po e shkruaj pas dëshirës,
    s’e kam kollaj këtë baladë,
    se ti je Asi i satirës,
    i lindur vetëm për estradë!

    Kërkoj me ngut mes fantazisë,
    një tjetër Salë-po e kam kot,
    se ç’gjëmë i bëre Shqipërisë,
    asnjë armik s’ia bëri dot!

    Dhe në Kuvend dot s’i vë fre,
    maskarallëkut dhe tërbimit,
    po ne të gjithë e dimë që je,
    babai absolut i krimit!

    Krimet e jetës të kanë zverdhur,
    je një copë ndryshk-po hiqesh hekur,
    pafundësisht helmin ke derdhur,
    përmbi të gjallë e mbi të vdekur!

    Një gjarpër ty po të pickojë,
    do ketë fatin më të zi,
    se çdo njeri do të shikojë,
    do ngordhi gjarpri dhe jo ti!

    Njëzet e Njëshi po vjen prapë,
    se koha rrjedh e rrjedh si lumi,
    unë po të pyes-o lugat,
    si ka mundësi që të zë gjumi?!

    Po ti vazhdon ende zakonin,
    të flasësh si një ekselencë,
    por ne e dimë se edhe fronin,
    e le si Vrasës me Licencë!

    Sot një baladë nga bejtexhiu,
    e ke peshqesh që të dëfrehesh,
    por ta them prapë-o herr Saliu:
    “Ti s’meriton as të urrehesh!”

    Qe kob që erdhe ti në jetë,
    si Djall’ i Zi kudo më del,
    sepse kuptimin e vërtetë,
    këtu merr fjala: “Kriminel!”

    Çfarë i ke bërë Shqipërisë,
    nuk ja ka bërë asnjë armik,
    ndaj në çdo fletë të historisë,
    ti je Mallkimi më Biblik!

    Në ç’farë greminash s’e vësvite,
    atdheun tonë-more Doktor,
    uroj të rrosh dhe Njëqind vite,
    por me mallkimin popullor!

    Reply to this comment
  2. intelektuali January 6, 13:52

    O BEN DUKA POETI APO BEJTEXHIU
    PO KUJT I PLAS SA I LIG ESHTE SALIU
    KUR KRYEMINISTRI YNE ESHTE FIRIFIU
    QE BREDH BOTEN NGA JUGU TE VERIU
    DHE GJE S’KUPTON BOSI YNE DITEZIU
    ME ENVERIN S’BEN DOT SHTET MAVRIU

    prandaj:

    BOTA SHUME E KRITIKON
    KUR XHELATET DEKORON
    LIKEN E TIJ S’E PRANON
    SI RYSHFETCI E ANATEMON
    QE DREJTESINE ANASHKALON

    sepse:

    KA ARDH KOHA QE SHQYPNIA
    TE FLAKE TEJ VESET E KEQIA
    QE PA PAS ENVERI DHE PARTIA

    Reply to this comment
    • Marko January 6, 18:20

      Intelektualuci apo intelektualeshi na qenka konvertuar ne bejtexhi. Sepse ka dale nga soji i mutit i kolaboracionsteve dhe puthadoreve.

      Reply to this comment
  3. qiri January 6, 15:04

    sakt. Por mos harroni: radhen tjeter votoni nje tjeter “Rame” apo “Sali” se vendi ka nevoje me u q. .

    Reply to this comment
  4. kris 1 January 6, 16:23

    Je i sakte me mostren Sali por per Ramen ja ke fut kot.Botes sot i mungojne shakarat plot kripe te duces ndaj Rama ka marre persiper nje barre te rende: te rilinde Ducen!
    Per pare nuk eshte problem,ca ja japim ne ca FMN-ja

    Reply to this comment
  5. LABI January 6, 17:27

    Arben te lutem ri rrehat,
    mos na e shaje bac Saline,
    mungesa e tij ne parlament,
    e fut me “krize” QEVERINE!

    Nje lemshe me fije si perhere,
    qe i di mire ku i ka lidhur,
    per cdo te enjte ne podium,
    mundohet vete per ti zgjidhur!

    E kur i lidhe e zgjidhe vete,
    me plote kurrajo e pra frike,
    c’na duhen kaq shume deputete,
    Pse duhet Rama te mos ike?

    E kemi Salen si qe moti,
    vet Ali e vet Kadi,
    ndaj nuk na duhet parlament,
    e nuk na duhet as qeveri!

    E iken Rama tutje large,
    iken matane oqeanit,
    ahhh! kot e ka mavrija Rame,
    si zgjidhe dot fijet e shejtanit!

    Shejtanin ne zjare kur e shpinin,
    Ai, vec qeshte pa pushime,
    e kur i thane ne lum ta hedhin,
    I rradhen lotet si burrim!

    Keshtu eshte dhe bac Saliu,
    e di shume mire se ju qas fundi,
    ndaj tunde kemboret ne parlamente,
    sa te degjojme i gjithe katandi!

    Qe te degjoje i gjithe ketundi,
    tutje,e large deri tek “mbreti”,
    se qe andej na ka ardhe urdheri,
    “Mos e trazoni kete burre shteti!”

    Partnere ne gjemen e Saliut,
    eshte gjithekushe qe e votone,
    eshte gjithekushe qe I mban isooo
    dhe nga pas tij, ende sot shkone!

    Esthe fat i madhe per popull,
    qe erdhe ti more Arben,
    por nuk e di, ky fare mileti,
    valle e kuptone te arten pen?

    Reply to this comment
  6. gjermani i fundit January 6, 17:57

    Iku more iku
    sa filloi Viti,
    te mbet veç te lutesh
    mos t’a zere pleviti.

    Po s’mjaftoi Peleshi
    rezerve ke Saline,
    si uthull e vjeter
    qe thyen merzine

    Reply to this comment
  7. Troc January 6, 22:09

    Kokalari: Do bindem në seriozitetin e ambasadorit Lu kur të përballet me Uisnerin dhe Shkëlzenin

    0
    Postuar më: 6 Janar, 2016 tek Aktualitet
    kkkkkkk
    Ekskluzive nga SHBA – Geri Kokalari thotë se do bindet që ambasadori Lu është serioz dhe i sinqertë në angazhimin e tij kundër korrupsionit në Tiranë, nëse ai përballet hapur me dy akte të rënda korruptive që kanë ndodhur në Shqipëri me “partneritet” amerikan: Albpetrol dhe Gërdeci.

    Aktivisti i njohur shqiptaro-amerikan ka qenë nga denoncuesit publik kryesorë në këto dy afera.

    Në rastin e Albpetrol “kjo mund të kërkojë nga ai (ambasadori) që të ballafaqohet me Frank Uisner…” – thotë Kokalari në një intervistë për DITA. Në rastin e Gërdecit ai thotë se nuk pret angazhim sepse kjo “do të hapte një nevojtore krimbash”.

    *********

    DITA botoi disa numra më parë një letër që Kokalari i dërgonte ambasadorit Lu sapo ky ishte vendosur në Tiranë.

    Në atë letër ai shkruante rreth dyshimeve se z.Lu ishte emëruar si rezultat i ndërhyrjes së grupeve lobiste që punojnë për Sali Berishën, përfshirë Grupin Podesta dhe Patton Boggs, një firmë që përfaqësohej nga Frank Uisner.

    Uisner dhe Lu kanë punuar së bashku për një kohë të gjatë dhe janë miq prej kohës studentore.

    A mendon njësoj z.Kokalari për ambasadorin pas zhvillimeve të fundit në Tiranë me atë që njihet si reformë në drejtësi?

    Xhevdet Shehu e intervistoi dje z.Kokalari dhe e pyeti nëse vijonte të ishte skeptik bazuar te lidhjet e ambasadorit.

    Berisha dhe përfaqësuesi i Patton Boggs, Frank Wisner
    Berisha dhe përfaqësuesi i Patton Boggs, Frank Wisner
    – Unë nuk kam asnjë dyshim se Sali Berisha do të përdorë çfarëdo marrëdhënie që ai ka në dispozicion të tij, dhe ai do të tregojë gënjeshtra që janë më të mëdha se çdo mal në Shqipëri në përpjekje për të çarë rrugën e tij të kthimit në pushtet. Siç e kam lënë të kuptohet në shumë raste të tjera, unë besoj se ai është një megaloman i pamëshirshëm, i cili përfaqëson pengesën e vetme më të madhe të përparimit të Shqipërisë si një demokraci me një sistem gjyqësor funksional.

    Unë gjithashtu nuk kam asnjë dyshim se Berisha, me fondet e qeverisë shqiptare, e ka përdorur Frank Uisner si operativ të tijin të paguar, dhe nuk ka dyshim se Uisner kishte një marrëdhënie në të shkuarën me Donald Lu. Dhe këto gjëra unë i di, si dita që pason natën.

    Unë i solla të gjitha këto në vëmendjen e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit në kohën e procedimeve të nominimit të Lu-së. Sot, unë nuk e di se deri në çfarë mase, nëse ka ndonjë, Uisner është përpjekur të ndërhyjë në emër të Berishës me anë të Donald Lu që kur ai mori pozitën e tij si ambasador.

    Megjithatë, unë mund t’ju them se në qoftë se unë do të mësoj se Berisha tani është duke përdorur Uisner në përpjekje për të lobuar me Donald Lu, e sigurt si nata që pason ditën, unë do ta sjell këtë në vëmendjen e anëtarëve të Kongresit në Uashington. Dhe nëse Berisha apo dikush tjetër mendon se kjo është një shaka, atëherë unë sugjeroj që ata t’i kërkojnë ambasadorit Uidhers nëse ai mendonte se ishte shumë qesharake, kur ai u detyrua të fluturojë për në Uashington për të dëshmuar para Komitetit Mbikëqyrës të Kongresit që hetonte AEY – thotë Kokalari për DITA.

    Hetimi i Kongresit për këtë çështje ka filluar me shkak angazhimin e Kokalarit.

    Ambasadori Donald Lu
    Ambasadori Donald Lu
    Por aktivisti, që tani është në krye të një organizmi me emër “Shqiptarët për një Shqipëri Demokratike”, thotë se do bindej në sinqeritetin e antikorrupsionit të ambasadorit nëse ai do angazhohej në çështjen e Albpetrol dhe Gërdecit, krime ku janë implikuar edhe amerikanët.

    “Diçka që do të më bindi mua nëse ambasadori Lu është i sinqertë në fushatën e tij kundër korrupsionit është në qoftë se ai merr iniciativën për të ushtruar presion ndaj qeverisë shqiptare për të hetuar rastet kur ne e dimë se ka prova të forta për korrupsion.

    Për shembull, në lidhje me Albpetrol, ne e dimë se tenderi i privatizimit ishte dhënë një bashkëpunëtori të Sali Berishës, i cili në mënyrë misterioze doli si fitues në orën njëmbëdhjetë, ndërsa ne e dimë se firma e Frank Visner, Patton Boggs, ishte konsulent i qeverisë Berisha për tenderin Albpetrol; ne gjithashtu e dimë se një garanci mashtruese bankare është përdorur për të siguruar tenderin. Është gjithashtu fakt se një dokument zyrtar i qeverisë shqiptare shpalli të vlefshme procesin e tenderit dhe garancinë bankare të Patton Boggs. Unë besoj se mashtrimi ishte kryer nga amerikanët dhe shqiptarët, duke përdorur American Chartered Bank….

    Nëse Ambasadori Lu është serioz në lidhje me luftën kundër korrupsionit në Shqipëri, unë sugjeroj që trysnia e tij mbi qeverinë shqiptare që të bëjë gjithçka ka në dorë për hetimin e këtij mashtrimi që është kryer kundër një institucioni amerikan federal financiar të licencuar.

    Dhe unë do të jem të lumtur ta ndihmoj atë në këtë çështje, dhe, në këtë mënyrë, fjalët e tij lehtësisht mund të shndërrohen në vepra. Por kjo mund të kërkojë nga ai që të ballafaqohet me Frank Uisner. Kjo mbetet të shihet nëse ai do të jetë i gatshëm për ta bërë këtë….” – thotë Kokalari për DITA.

    Sali Berisha e Fatmir Mediu
    Sali Berisha e Fatmir Mediu
    Ai përmend edhe Gërdecin, ose siç njihet në SHBA, skandali AEY, ku Kokalari ka ndihmuar publikimet e njohura në faqen e parë të New York Times-it, me informacionin që iu dha nga Kosta Trebicka, më pas i vdekur në një aksident krejtësisht të dyshimtë.

    Një libër është botuar kohët e fundit në SHBA për këtë histori të përgjakur korrupsioni në nivele të larta.

    “Sipas librit dhe intervistave me dëshmitarët okularë, Shkëlzen Berisha ishte i implikuar në skemën e AEY, si dhe zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare. Pse nuk ka patur ndonjë hetim në bashkëpunimin e zyrtarëve të qeverisë shqiptare në çështjen AEY? Për fat të keq, gjatë kësaj periudhe, kemi pasur të dërguar amerikanë, si Marsi Ris, e cila me vetëdije shihte rrugë të tjera, për shkak të bashkëpunimit me Berishën dhe Mediun në lidhje me objektivat e tjerë të SHBA në Ballkan.

    Nëse Ambasadori Lu është serioz, ai mund te detyrojë qeverinë dhe gjyqësorin shqiptar të rihapë këtë çështje. Por unë mendoj se kjo nuk do të ndodhë kurrë, ndoshta për shkak se Departamenti i Shtetit ka frikë se do të hapë një nevojtore krimbash që mund të implikojnë njerëzit e vet – thotë Kokalari për DITA.

    Reply to this comment
  8. labinot January 6, 22:32

    Rama dhe Veliu
    Ne Ameriqi
    Vendi permbytet
    Me llum e me shi

    Rama ne Majemi
    Veliu ne Azi
    I kane bere naften
    me gjithe Shqiperi

    Iket,mos u kthefshi!
    me gjithe qeveri
    por late tek porta
    Qenin e Zi

    Kthehuni dhe merrni
    plakun Sali
    na e keni lene
    si fanti spathi.

    Reply to this comment
  9. Sulo kapedani January 6, 22:52

    Bravo Arben Duka si gjithenje kompetent i vargut te bukur popullor.

    Reply to this comment
  10. Bilbil Sulovari January 6, 22:54

    Bravo Arben Duka si gjithenje kompetent i vargut te bukur popullor.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*