Dy propozimet e PS-së për votën e emigrantëve në 2017-n

September 28, 2016 20:14

Dy propozimet e PS-së për votën e emigrantëve në 2017-n

Qeveria shqiptare po përgatitet të aplikojë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare ,votën e emigrantëve. Ndërsa ka nisur puna për reformën e re zgjedhore, Partia Socialiste si forca kryesore e mazhorancës, ka depozituar disa propozime lidhur me mënyrën sesi mund të mundësohet vota e tyre.

Dy opsionet që propozohen janë ato të votimit përmes postës dhe votimit në selitë diplomatike të vendit. Në materialin e dorëzuar në Kuvend, opsioni i preferuar duket se është votimi me postë kundrejt atij në selitë diplomatike.

Procesi i votimit në selitë diplomatike rezulton një proces më i kushtueshëm e më jopraktik se ai i votimit me postë. Në të dyja rastet, do të jetë buxheti i shtetit ai që do të mbulojë kostot e këtij procesi. Në studim evidentohet se votimi me postë do të ketë një kosto mesatarisht 20 euro për votues.

Të paktën ky është çmimi i llogaritur për dërgimin e zarfit të posaçëm që do të përmbajë votën. Këtë tarifë parashikohet ta paguajë vetë shteti shqiptar, e nëse i referohemi studimit, janë të paktën 1 milion shqiptarë me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit.

Në këto kushte, kostoja minimale e këtij procesi mund të përllogaritet në 20 milion euro, vetëm për zarfet që do të përdoren në proces.

September 28, 2016 20:14
Komento

8 Komente

  1. MH September 28, 22:04

    Si garantohet dergimi i zarfeve te kesaj natyre cdo emigrantit.
    Po nuk erdhi zarfi ne dore te cdo emigrantit.Mos pritni vote.
    Zarfi duhet te ket stampen apo shpenzimin e pulles se postimit qe perballohet nga shteti shqiptare dhe jo nga xhepi i emigranti.

    Reply to this comment
  2. Briklona September 28, 23:10

    Nuk duam as zarfe , as te na paguaje shteti gje, vetem na jepni mundesine te votojme.

    Reply to this comment
  3. Kuq e zi September 29, 01:54

    Kushton shume here me pak thjeshte per faktin qe emigrantet tani jane gati te gjithe familjar
    Psh une ne shtepi kam tre vota skeni pse dergoni tre zarfe mjafton nje zarf me tre skeda votimi mbrenda nqs familja ime do ishte mesatarja e cdo familje mjafton 1/3 e kesaj shifre

    Reply to this comment
  4. Hani pak mos hani shume m.... September 29, 01:57

    Hajde me “bereqet”, paskan per te dale me zarfe votimi nja 3 milion shqiptare.
    Shkurt le te dalin si te duan votimet ne Shqiperi, vendos “zarfi”, vjedhje shume me e lehte nga se mendohet.

    Reply to this comment
  5. maks September 29, 06:31

    kjo esht nje arritje e mir qe ne emigrantet do votojm po ka nje problem ne per ke do votojm vetem per tre partit krywsore sepse vetem keta kan lek te gejn fushat elektorale ndersa partit e vogla dalin jasht loje

    Reply to this comment
  6. shpatar September 29, 09:18

    Kjo nisem duhet gjukuar mire dhe realishte se si duhet te funksjonoje .Me e thjeshta dhe pa probleme, kaq te komplikuara, eshte qe prane Ambasadave te ngrihet nga vete emigrantet nje perfaqsi per te evidentuar ata qe duan te votojne ne zgjedhjet elektorale ne Shqiperi. Kjo perfaqsi te jete e rekomandushme jo e detyrushme sic qe ne kohen e Nanos e te Saliut .Te nxirret njoftimi zyrtarishte dhe tu jepet perfaqsuesve nje zyre dhe gjithe matriali ne sherbim te infrasstruktures elektorale. Ky grup ose shtab me asistencen e ambasades te punoje per te evidentuar gjithe emigrantet qe duan te votojne .Cdo perfaqsues ,jo sipas rretheve ne Shqiperi por sipas vendbanimit te krijoje listen me personat qe shkojne per votim .Patja e nje liste lehteson shume procesin e dergimit te votuesve sipas rretheve ne Shqiperi .Transporti te behet falas per vete kushtet e emigrantve .
    Shtabi qe ngrihet per kete pune te paguhet sipas te njejtave rregulla qe kane qendrat e votimit ne Shqiperi. Me dorzimin e listave prane Ambasadave ky shtab cfuqizohet . Hartimi i listave jo me pak se 10 dite para votimit.Te tjeret qe nuk arrijne te regjistrohen ta zgjidhin personalishte te votojne ose jo me shpenzimet e tyre .
    Ambasadat mund te ndihmohen shume nga shoqatat qe funksjonojne ne vendet ku banojne emigrantet .Ato jane te organizuara dhe mund te rekomandojne persona qe nuk jane te angazhuar me pune te tjera .
    Kjo nuk le shkas per keq interpretime dhe as per sekser qe u ngjiten nga pas partive politike .Mos harroni .Tjeter eshte propaganda qe bejne partite me te derguarit e tyre per te shpalosur programin dhe tjeter organizimi brenda emigrantve per te shkuar ne votim .

    Reply to this comment
    • Pal Pill Noi September 29, 12:45

      Fluturon, fluturon… gomari !
      Parapagon, parapagon… samari !

      PARAPAGIM NGA SHTETI (ku eshte ky shejtan ka 26 vjet qe u ka tret si qiriu?) do te thote, se nese sot keta deklarojne se e marrin vete persiper koston e PAGESES, kjo nuk do te thote se ata neser nuk mund t’ja u rasin faturen konsumatorit.

      Parapagesa dhe pagesa nenkuptojne dy veprime te ndryshme, kaq besoj se mjafton per te kuptuar dobicllekun e asocialeve te parilindur.

      Per ata qe mezi po i hajne duart per te votuar PPSH-te (Partite e Plehrave Shqiptare) ka menyra me te thjeshta votimi.

      Votoni ashtu sic keni votuar deri me sot!

      Gjithmone pa pagese, dhe pa qene nevoja te vrisni mendjen, jo duhen mbushur formulare, jo duhen cuar ne poste. Jo duhet shkuar ne ambasade, sic propzon njeri, dhe jo duhet vene emrin ke lista e shtabit, sic propozon tjetri.

      Harrojini mundesite qe ju ofrojne krimbat e kollarisur, te cilet per dy pulla zarfi DIN A4, ne vend qe te kerkojne cmimin real te kostos, kerkojne afro dy-fishin.

      Po keta nuk dine se ku kane kokat e tyre o njerez, e jo me te numerojne partite qe po u lindin si kerpudha pas shiut.

      “Administrata e KQZ-së e nxorri vendin me një numër rekord botëror për frymë. Shqipëria bëhet me 220 parti” – shkruan Shqiptarja.com. Ah qe s’doli nje burre shteti t’ja u shkaper… nonat ketyre motherfuckerave. Lexojini, lexojini, se do dhieni ne brek:

      http://shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=212419

      Kur me votat tuaja perfaqesuesit e atyre qe shesin nderin per nje thes miell fshijne menderen, vota me e mire per ta eshte protesta, kurse ajo me e keqja eshte heshtja.

      Zgjidh e merr i thone nje llafi.

      Ja sheshi, ja mejdani! Ja dhe nastradin hajvani!

      Reply to this comment
  7. Cip Delesh September 29, 13:10

    Kot po pyes. Po bariu nga e di se ku ndodhen 1 milion e kusur dele, qe i paska shkuar mendja t’i mbledhe koke me koke per t’i qeth. Mos i kane vene dhe atyre nga nje CIP DELESH si ai i cipi i lopes se Majlinda Bregut?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*