Dy qiellgërvishtës përfshihen nga flakët

March 29, 2016 07:47

Dy qiellgërvishtës përfshihen nga flakët

Të paktën dy qiellgërvishtës janë përfshirë nga zjarri me përmasa të mëdha në Emiratet e Bashkuara Arabe, ngjarja e tretë e ngjashme në më pak se një vit.

Zjarri nisi fillimisht në një prej kullave të banimit në Ajman, në veri të Dubait, para se të përhapej në një bllok ngjitur.

Autoritetet vendase bënë të ditur se banorët janë larguar me shpejtësi jashtë ndërtesave dhe fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka pasur lëndime serioze, megjithëse disa u trajtuan me probleme në frymëmarrje dhe me plagë të lehta.

Zjarri nisi në orët e vona të së hënës duke përfshirë një kompleks pallatesh me rreth 3 mijë apartamente. Shkaqet e rëndjes së zjarrit janë ende të paqarta.

Në videot e publikuara në internet duken flakët që kanë përfshirë pjesën në njërën nga kullat, ndërsa shumë mbeturina shkëputen nga ndërtesa duke përfunduar në tokë.

Në fund të dhjetorit, një qiellgërvishtës prej 63-katesh u përfshi nga zjarri në qendër të Dubait. Zjarrfikësit punuan më shumë se 20 orë për të shuar zjarrin, ndërsa 16 persona mbetën të lënduar.1459222759_foto2 1459222728_foto1

March 29, 2016 07:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*