Dy shkrime në frëngjisht të Faik Konicës në 1897 mbi bektashizmin

August 25, 2018 12:04

Dy shkrime në frëngjisht të Faik Konicës në 1897 mbi bektashizmin

 

Moikom Zeqo

Deri në 25 gusht bëhet pelegrinazhi i madh në Majën e Tomorit-ndoshta pelegrinazhi më i madh në Ballkan.

Kjo është vërtetë në epokën urbane dhe digjitale një dukuri e mbijetesës popullore të pelegrinazhit, për antropologjinë do ishte një subjekt shumëdimensional studimor.

Me rastin e pelegrinazhit të këtij viti, u botua edhe shumë shkrime.

Sidomos për malin e Tomorit, për fat të keq nga njerëz diletantë, me një vrull folklorik, por plot pasaktësira shkencore.

Njerëz, që nuk e kanë idenë e historisë shkencore shkruajnë për gjera, që absolutisht nuk i dinë.

Nuk dinë asgjë as Tomorin, po as për Bektashizmin Botëror dhe atë Shqiptar.

Që në Tomor nuk është Dodona mendjet e mykura dhe të cekëta nuk mund ta kuptojnë.

Dhe kanë shkruar dhe shkruajnë rrëmujshëm kaq shumë.

Duke kopjuar citate të të tjerëve dhe që i katranosin në kontekste idiote.

Por pa asnjë vëzhgim shkencor.

Pa asnjë koncept shkencor dhe historik.

Me hamendësime delirante poetike dhe legjendash dhe për më tepër pa asnjë rezultat arkeologjik.

Nga ana tjetër Dodona si një subjekt mitologjik është një substancë pagane që nuk ka asnjë lidhje me Bektashizmin e krijuar nga Haxhi Bektashi në Anadoll dhe shekullin e XIII si një nga sektet më mistike të Lindjes dhe trasplantuar në Tomor nga shqiptarët bektashinj, por edhe në Krujë dhe në Martanesh, por edhe në Tetovë dhe në Kosove, në Greqi dhe në Egjipt.

Janë dy kultura mitologjike që nuk përputhen me njëra tjetrën, nuk janë vijimësi e njëra tjetrës, pra jo të identifikueshme dot.

Dukuri të tilla religjioze, të shtegtimit të tyre në kohë dhe në hapësirë, i ka studiuar shkenca prej kohësh, sidomos Mircea Eliade dhe Xhejms Frejzeri, si dhe shkencëtarët gjermanë, që kanë bërë absolutisht librat me te mëdhenj studimore ne botë mbi Bektashizmin si Terikat Mistik.

Lexojini, qe të kuptoni diçka!

Se Dodona e Epirit është aty ku është zbuluar me tërë kompleksin e momenteve arkeologjike, mbishkrimet, madje propozimin për vendndodhjen e Dodonës e ka bërë vetë Ismail Qemali, ndërsa arkeologu Kostandin Karapano, me origjinë shqiptare, zbuloi përfundimisht në shekullin e XIX Dodonën, madje edhe dëshmitë epigrafike që e vërtetojnë këtë fakt. Ai botoi në dy vëllime rezultatet e gërmimeve të tij arkeologjike “DODONA ET SES RUINES “, Paris 1878.

Në Tomor nuk është zbuluar as një monument i tillë i ngjashëm.

Asnjë arkeolog shqiptar, edhe unë si arkeolog, që kam vëzhguar majat e Tomorit mbi 40 vjet, nuk kemi zbuluar as tempuj dhe as artefakte mbushamendese arkeologjike, që edhe mund ta argumentonin idenë e një Dodone mbi Tomor.

Por është e vërtetë që kulti i malit të Tomorit është një kult pagan që në lashtësinë e herëshme.

Mali me Tabunë Mbrojtëse si traditë shekullore.

Para vitit 1600 mali i Tomorit nuk ka asnjë lidhje me Bektashizmin.

***

Ne vitit 1600 nje dervish shqiptar mori ca dhe nga mekami i Abaz Aliut ne Qerbela dhe e solli e “varrosi “ ne Kulmak te Tomorit, duke ndertuar tyrben dhe qe nga ky lak kohor shkelqeu bektashizmi ne Shqipëri, i cili vetem 340 vjet me pas po pikerisht ne Shqipëri u vendor Kryegjyshata Botërore e Bektashizmit. Përfundimisht!

Vendosja e Abas Aliut mbi Tomor është thjesht nje vendosje shpirterore dhe mistike, sepse Abaz Aliu nuk ka qene kurre mbi Tomor.

Si e tille  figura e Abaz Aliut nderohet vetëm ne Shqipëri , ne krejt Ballkanin, dhe nuk ka te beje “ me gjithe njerezimin “.

Ky eshte nje subjekt sudimor i jashtezakonshem.

Lexoni librin, e nje nga bektashinjte me te ditur shqiptare , Baba Ali Tomori.

Ai cili eshte i pari qe tregon hitorine e dervishit hqiptar qe mori dheun nga mekani i Abaz Aliut ne Qerbeja dhe e “mbolli” simbolikisht te Kulmak te Tomorit, duke ngritur dhe turben , tashme kaq te fameshme.

Po keshtu subjekte te jashtezakoneshme jane edhe kulti i Sari Salltekut ne Kruje dhe kulti i Ballem Sulltanit ne Ballenj te Martaneshit.

Bektashizmi eshte feja e vetme ne Shqiperi qe ka tri peligrinazhe te medha.

***

Ne librat e mi “Syri i Trete-Naim Frashri dhe Bektashizmi “ si dhe “Princerit e Mistikes “, botuar para 20 e ca viteve me pare, kam bere nje histori lakonike te Bektashizmit Shqiptar, duke shmagur derdellitjet e injoranteve dhe te te paditurve , qe e demtojne vulgarisht imazhin e vertete te Bektashizmit.

Bektashizmin e ndrit Dituria.

Dhe e nxin Injoranca.

***

Naim Frasheri u indentifikua si Lider Shpirteror i Bektashizmit.

Ai shkroi nje nga baladat me te bukura shqipe te te gjitha koherave per Abaz Aliun.

Ai shkroi edhe nje doktrine te shkurter, lakonike per Bektashizmin.

***

Faik Konica ne 1897 botoi ne frengjisht dy shkrime per thelbin e Bektashizmit si nje Sekt i madh Mistik.

Po i botojme ne shqip per here te pare per gazeten DITA keto dy shkrime te rendesishme te Faik Konices, qe per fat te keq publiku i gjere shqiptar nuk i njeh.

***

SHKRIMI I PARË:

“ PARA se të flasim për vetë doktrinën e këtyre dervishëve të dëgjuar dhe për ndikimin politik që ata kanë ushtruar, gjë që ne do të mundohemi ta bëjmë në numrin tjetër të Albania-s, – është e rëndësishme ta futim një çast lexuesin në mjedisin bektashi.

Në Shqipëri, kur i afrohesh ndonjë qyteti ku ka besimtarë bektashinj, banesa e tyre njihet menjëherë që nga larg: ajo është gjithmonë e vendosur në vendin më të lulëzuar, e veçuar nga banesat e tjera, e futur në një korije të dendur ku mollët dhe kajsitë, pemë që bektashinjtë i pëlqejnë më shumë se të tjerat, përkulen nën peshën e kokrrave.

Dhe ja tek jemi përpara teqesë: ajo është një banesë njëkatëshe, e ndërtuar pa ndonjë plan, e thjeshtë dhe e ftohtë, e lyer me gëlqere, me dritare me kanate të gjelbër, dhe në mure piktura fetare të punuara pa finesë që paraqesin Aliun ose Hysenin hipur mbi luanë.

Kapërceni pragun e një porte të madhe të shkretë, që, në përgjithësi rri hapur ditë e natë dhe do të gjendeni në një oborr të madh, ku dervishët ngrohen në Diell duke dëgjuar përralla me shtojzovalle, që tregon ndonjëri prej tyre.

Askush nuk do të vijë t’ju pyesë se çfarë kërkoni.

Nëse dëshironi të hyni në kopshte, të këpusni kajsi ose mollë, të çlodheni mbi ndonjë stol, dhe ikni përsëri ashtu siç keni ardhur.

Nëse i drejtoheni ndonjë dervishi, ai do t’ju bëjë një pritje të thjeshtë, por të përzemërt dhe do t’ju shoqërojë në dhomën e ngrënies dhe përpara Babait të teqesë.

Ndonëse zakonisht ai është fjalëshumë, juve do t’ju flasë pak, sepse nuk ka besim.

Petku i bektashinjve përbëhet nga një rasë e bardhë prej cohe të punuar trashë dhe po të ishte pak më i gjatë dhe me shpatullore do të na kujtonte petkun që mbajnë besimtarët e Shën Brunos*.

Mbulesa e kokës, në formë cilindrike, është nga i njëjti stof si ai i rasës.

Në brez, një koleksion thikash të përmasave të ndryshme tregojnë argjendin e gdhendur artistikisht në mbrojtësen e tyre.

Më në fund, ajo që të bën sidomos përshtypje, është një unazë e madhe e rëndë në veshin e djathtë, pesha e së cilës, pak nga pak, ka çarë veshin dhe ka hapur një vrimë të gjerë në të”. -(ALBANIA- 111, 1897, nr 7, (nëntor)- * Shën Bruno ka lindur në Këln të Gjermanisë më 1030 dhe ka vdekur në San Stefano, të Boskos, Kalabri, më 1101. Themeluesi i urdhrit të Shartrëzëve. Më 1084, u vendos në masivin e Shartrëzës, pranë Grënoblës, dhe e bëri atë një qendër të rëndësishme murgjish të urdhrit të tij. (sh.p.) F.K.)

SHKRIMI I DYTË:

SHËNIM MBI METAFIZIKËN E BEKTASHINJVE

“Ndonëse nuk kanë as kult që bie në sy dhe as vend për lutje, bektashinjtë, megjithatë, duken se kanë një tërësi parimesh metafizike të lidhura nga marrëdhënie të ngushta, që përbëjnë një doktrinë.

Them duken se kanë, sepse bektashizmi ka të gjitha sjelljet e një shoqërie të fshehtë, dhe nuk kemi ende asgjë të saktë që të na vejë në dijeni mbi parimet dhe misteret e këtij besimi fetar.

Vitin e kaluar është botuar në gjuhën shqipe një broshurë interesante, “Fletore e Bektashinjve”, shkruar nga Naim H. Frashëri.

Ne do ta përkthejmë dhe do ta botojmë në numrin 10 të “Albania”-s, sepse ajo jep një ide të mjaftueshme mbi moralin bektashi; për fat të keq hesht për atë që ka të bëjë me bindjet e bektashinjve mbi vdekjen.

Kështu që ne jemi të detyruar të marrim atë që kemi mësuar nga vetë ata, qoftë nëpërmjet gjuhës së tyre të gjatë – bektashinjtë duke qenë pijanecë të thekur, nuk e kafshojnë dot gjuhën kur pinë – qoftë nëpërmjet vëzhgimeve dhe përfundimeve.

Kur ke marrëdhënie me një bektashi, do të vësh re shpejt se ai nuk thotë kurrë vdekja, por kalimi, asnjëherë ai vdiq, ajo ka vdekur, por ai kaloi, ajo ka kaluar.

A beson vallë ai në kalimin e shpirtit nga një trup tek një trup tjetër?

Ky dyshim pushton mendjen dhe nuk vonon të ndërrohet pothuajse në bindje. Bektashinjtë i duan shumë kafshët dhe e quajnë krim po t’i keqtrajtosh ato.

Dhe dervishët e tyre më të mëdhenj, ata që i a nënshtrojnë jetën e tyre një disipline të rreptë, në përshtatje me parimet e besimit të tyre, lidhin në këpucë zilka shumë të vogla që shërbejnë për të paralajmëruar milingonat dhe kafshët e tjera të vogla për rrezikun që i kërcënon dhe të kenë mundësi të largohen nga udha ku do të shkelte këmba.

Është e vërtetë që ata e hanë mishin, por kjo kundërshti, që është e detyruar nga nevoja për të jetuar, na jep përpikërisht një rast që të përforcojmë më shumë opinionin tonë.

Në të vërtetë, bektashinjtë hanë çdo lloj mishi, me përjashtim të mishit të lepurit, ndaj të cilit kanë një neveri të jashtëzakonshme.

Vetëm pamja e lepurit do të mjaftonte që edhe xhagajduri shqiptar më krenar, që është bektashi, do të merrte arratinë.

Dhe ja shpjegimi i kësaj tuhafsie: Maviahu, që kishte mundur shumë Hasanin dhe Hysenin, djemtë e Aliut, dhëndrit të Muhametit, pas vdekjes së tij, ishte ndërruar në lepur; raca e tij u shtua shpejt, dhe mbi të gjithë këta pasardhës rëndonte krimi i stërgjyshit të përbashkët.

I ndërgjegjshëm për krimin e tij, lepuri është i shqetësuar, ruhet shumë, gati t’ia mbathë edhe nga zhurma më e vogël.

Por me qëllim i është dhënë një mish i shijshëm, që, megjithë masat për t’u ruajtur dhe zhdërvjelltësinë e tij, ai nuk u shpëton dot pushkëve të të pabesëve – të krishterë, muhamedanë dhe të tjerë.

Bektashinjtë e urrejnë aq shumë, sa, as e shohin dot, as e marrin shenjë. Gjaku i Hasanit dhe Hysenit është derdhur rrëke mbi të, aq sa trupi i lepurit është vetëm gjak dhe nuk ka për të pasur kurrë dhjamë.

Më në fund, një vëzhgim rreth të cilit është e nevojshme të mendosh thelë: bektashinjtë nuk kanë për të vdekurin atë dashuri të zjarrtë të të krishterëve ose të muhamedanëve; ata qajnë për vdekjen e njerëzve të dashur, por nuk shkojnë kurrë të derdhin lot mbi varret e tyre.

Për sytë e tyre, varret kanë brenda vetëm petkun e një udhëtari në kalim e sipër.

Pas vdekjes së tij false, njeriu kalon në trupin e një kafshe që pak apo shumë vuan, sipas të këqijave që ka bërë në jetë.

Por bektashinjtë duken se nuk besojnë në përsosmërinë e pakufishme; gjithashtu, shpirtrat që kalojnë nga një trup tek tjetri, nuk ecin vetiu përpjetë në shkallën e qenieve; herë me pamjen e një bilbili, herë me atë të një gjarpri, ecja e tyre e çrregullt, ashtu si jeta e njeriut, është vetëm një varg rëniesh dhe ngritjesh.

Me një teori të tillë, është e vështirë të pranosh qenien e një Perëndie vetjake dhe të vetëdijshme; po ja që bektashinjtë duken se e quajnë Perëndinë”” si tërësinë e jetës së përgjithshme.

Ja se çfarë thotë një poet shqiptar shumë i njohur, Naim. H. Frasheri., që është bektashi, në një vëllim me vargje botuar më 1890:

“Ne besojmë te Perëndia, që është e vërteta, sepse gjithçka që shohim është ajo vetë” (Lule e verës72, f. 15)

“Se nga do që kthenj sytë, shoh atje Zotn’ e vërtetë” (Lulet e verës, f. 4)

“Forca e Perëndisë duket në çdo vend, sepse Perëndia është vetëm shpirti i Gjithësisë.” (Lulet e verës. F. 12)

“Kush e njeh veten mirë, e di se ç’është Perëndia”. (Lulet e verës, f. 16).

“Atë që ti sheh, është Perëndia e vërtetë, atë që ti dëgjon është zëri i saj, gjithë ç’është dhe gjithë ç’nuk është, është Perëndia vetë. (Lulet e verës f. 16)

Ja cili është panteizmi i pastër, dhe ne jemi shumë larg doktrinës së Kuranit!

Megjithatë, bektashinjtë lidhen me islamizmin nëpërmjet asaj lidhëses së hollë, që ata e quajnë Ali, dhëndëri i Muhametit, si profetin e tyre.

Por ata kanë marrë vetëm emrin, dhe e kanë ndryshuar shumë idenë që i lidh me islamizmin.

Nën ndikimin e krishterimit, kanë krijuar një trinitet të përbërë nga Aliu, Hasani dhe Hyseni; të tjerë më kanë thënë nga Aliu, Muhameti dhe Bektash Veliu.

Vetëm një bektashi i mësuar mund të na informonte me saktësi, por ky dallim për ne nuk ka asnjë rëndësi.

E rëndësishme do të ishte të dinim se si bektashinjtë e pajtonin panteizmin e tyre të dukshëm me atë bindjen në Trinitet.

Ndoshta pikërisht vetë ky Trinitet nuk është gjë tjetër për ta veçse një shprehje e Jetës së Përgjithshme.

Një poezi e Naim H.F. e lejon këtë hipotezë:

“Lint vera! Lint ngrohtësija! Lint Aliu, vetë Zoti!” (Lulet e verës, f. 9)

Aliu i njëjtësuar me natyrën, a nuk është përsëri panteizëm, dhe panteizëm i kulluar?

Kjo është e gjitha ajo që kemi mësuar pothuaj të saktë mbi doktrinën metafizike të bektashinjve.-(ALABANIA 142-143, 1897, nr 8 (dhjetor) )

***

Faik Konica, gati dy shekuj me pare,shkroi ne frengjisht, per t’i treguar europianeve se cfare ishte Bektashizmi Shqiptar

.Askush nuk e beri pervec tij kete gje.

Nga njohja e sotme shkencore Dija mbi Bektashizmin eshte shume me e madhe , me historike, me fetare dhe me universale.

Esete e Faik Konices per Bektashizmin padyshim qe jane te kufizuara, por per opinionin europian te kohes ato ngjanin te cuditeshme dhe ngjallnin kureshtje te thuket.

Sidomos informacioni per panteizmin ngjan me panteizmin universal te filozofit Spinoza, por qe Konica habiterisht nuk e permend kete emer.

Faik Konica nenvion karakteri eskluziv te Bektashizmit-dhe ka te drejte.

.Dhe ky ishte qellimi i shkrimeve ne fjale.

Per Mendimin Kritik dhe Estetik Shqiptar citimet e  shkelqyera qe jep Faik Konica te vargje te “Lulet e veres” te Naim Frasherit per patnteizmin dhe Mistiken Naimiane edhe si nje esence te Mistikes Bektashiane jane nje ftillezim dhe artikulim i ri studimor, tejet i rendesishem.

***

Ne kater emisione televizive te Spanjes, Gjermanise, Turqise dhe te Irakut une kam dhene intervista relativisht te gjata per Bektashizmin Boteror, si dhe Shqiptar.

Pra dhe konceptualizimin tim qe perputhet me kete shkrim.

Dhe jane pritur me dinjitet.

***

Por ngul kembe qe edhe nga Shteti Shqiptar te behet dicka serioze dhe paraqitese per Bektashizmin.

Istitutet Shkencore duhet te botojne

ENCIKLOPEDINE E BEKTASHIZMIT.

TE STIMULOHEN STUDIMET PER BEKTASHIZMIN.

TE NDERTOHET ISTITUTI I STUDIMEVE BEKTASHIANE.

***

Ne Arkivin e Shtetit jane shume doreshkrime te dijetareve bektashimj te shquar,

Askush nuk ka bere botimin e tyre te kataloguar perfundimisht.

Keto doreshkrime jane thesar i madh!

Nje thesar qe nje dite duhet te dale ne drite!

Per kete duhen studiues dhe njerez te ditur.

Por te tille sot mungojne.

Sharlatanet vetem prishin pune!

 

 

August 25, 2018 12:04
Komento

3 Komente

  1. Shqip August 25, 19:28

    Bektashianet Kane qene luftetaret e mbrojtjen e kombit shqiptar. Dhe gjithmone I bejne lutjet ne Shqip . Ndryshe nga islamet qe flasin arabisht, thua nuk kemi ne Shqip fjalen Zot.

    Reply to this comment
  2. Shqip August 25, 19:30

    Bektashianet Kane qene luftetaret e mbrojtjen e kombit shqiptar. Dhe gjithmone I bejne lutjet ne Shqip . Ndryshe nga islamet qe flasin arabisht, thua nuk kemi ne Shqip fjalen Zot. Flm, megjithe respektin reja eshte shpirterore nuk pelqen kur kendohet ne minare e prish qetesine e te tjereve.

    Reply to this comment
  3. gjermani i fundit August 27, 00:20

    babai me tregonte se kur ishte i vogel ne fshat pothuaj nje here ne vit vinin “kalenderet”, qe ishin dervishe shetites. Eshte interesant fakti se “kalenderet” i perkasin sektit Qalandaria, themeluar ne Spanjen islamike sipas studjuesve dhe shtrire pastaj ne Horasan, Persi, Pakistan e gjetke. Biles supozohet qe Bektashizmi e ka marre spunton nga Qalandariyya, qe me siguri ka origjine me te vjeter dhe e bashkon nje fill i padukshem me budizmin dhe induizmin. Desha te them se kulti i malit te Tomorrit edhe ne kohen parakomuniste permblidhte nje komunitet me te gjere se bektashinjte qe e veneronin pelegrinazhin tek mali si ogur te mire.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*