Si e “pastruam” Zvicrën

Alqi Koçiko February 10, 2015 10:03

Si e “pastruam” Zvicrën

Siç ndodh rëndom, gjithçka nisi nga një “bilbilfryrës”, nëse do pranonim përkthimin e çuditshëm shqip të njeriut të brendshëm që furnizon me dokumente sekrete publikun. Dhe në rastin e HSBC-së dhe skandalit SwissLeaks, ai është Herve Falciani, ish punonjës i filialit zviceran të kësaj banke britanike (inicialet e Hong-Kong and Shanghai Banking Coorporation), që ia dorëzoi të dhënat mbi evazorët fiskalë qeverisë franceze në vitin 2008.

Një ose dy llogari shqiptare (të boshatisura)

Autoritetet fiskale franceze nisën një investigim, ndërkohë që e përditshmja Le Monde shtiu në dorë një version të të dhënave, që mbulon llogaritë e mbi 100 mijë klientëve nga mbi 200 vende. Gazeta i ndau të dhënat me ICIJ, Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarisë Investigative me seli në Uashington, me marrëveshjen për të mbledhur një ekip global gazetarësh për të hulumtuar të dhënat dhe prodhuar këtë raportim.

Shumëkush në Shqipëri mund të jetë çuditur sesi ndonjë paralli shqiptar, person misterioz apo figurë publike, nuk figuron mes shumë e shumë emrave të ekspozuar nga ky investigim. Në fakt, përmendet një llogari bankare nën emër shqiptar, por ajo është zbrazur në vitin 2007. (Në versionin italisht në databasën e ICIJ dalin madje dy llogari bankare me shtetas shqiptarë, tashmë të boshatisura).

Atëherë a ka rëndësi praktike dhe konkrete për publikun shqiptar ky skandal i ri (dhe i vjetër), që në fakt nuk tregon gjë tjetër veç faktit që njerëzit më të pasur të globit bëjnë të pamundurën për t’i kthyer sa më pak nga pasuria e tyre përmes taksave, vendit ku e kanë arritur këtë pasuri dhe popullit të atij vendi?

Sigurisht që ka…

Së pari, duhet të kemi parasysh mjedisin në të cilin “kyçja e parave në Zvicër” u bë një metodë jo më aq e preferuar nga pasanikët e shumë vendeve të botës. Pas sulmeve terroriste në SHBA e aq më shumë pasi filloi të konturohej kriza ekonomike e financiare e vitit 2008, Shtetet e Bashkuara e shtuan shumë presionin ndaj bankave të mbyllura e misterioze zvicerane, për t’u hapur dhe bërë më transparente. Financimet e terrorit, evazioni fiskal por edhe trafiqet e mëdha dhe hajdutëritë shqeto, po krijonin një kosto që nuk mund të përballohej më. Bankat zvicerane sigurisht që nisën të reformoheshin. Klientët e fuqishëm e ndjenë baticën dhe filluan të tërheqin paratë e tyre në masë. Një ilustrim të dhënash sa për të krijuar idenë sesi ndryshoi situata në vitin 2014, e jep swissinfo.ch: Kryqëzata globale kundër evazionit fiskal që shkatërroi disa banka dhe poshtëroi gjigandë si UBS dhe Credit Suisse, është vlerësuar nga studio të famshme vlerësimi si PricewaterhouseCoopers (PwC) Switzerland dhe KPMG, se kanë ‘avulluar’ nga llogaritë e këtyre bankave mbi 650 miliardë USD që nga 2008-ta. Sa për krahasim, paratë e pataksuara që strehoheshin në Zvicër në vitin 2008 ishin 800 miliardë franga, ndërsa kjo shifër sot tani është reduktuar në 200 miliardë.

Atëherë ku janë?

Atëherë ku janë paratë e pandershme të disa shqiptarëve? Apo mos vallë po e ekzagjerojmë dhe cilatdo shuma të përfituara nga trafiku i influencës, kontrabandës, korrupsionit etj etj, në Shqipëri apo nga shqiptarët nëpër botë, janë investuar në vend dhe nuk ka tepruar gjë për t’u krahasuar gjigandët globalë? Për pyetjen e dytë përgjigja ka ardhur me kohë (në vitin 2013), nga organizata me qendër në SHBA, “Global Financial Integrity”. Sipas saj, vetëm gjatë viteve 2011-2012, pushtetarët shqiptarë kanë kaluar përtej kufirit për t’i fshehur në bankat e huaja rreth 100 milionë euro, para korrupsioni. Ndërsa në pesë vitet e fundit (2008-13) kanë dalë nga Shqipëria gjithsej 1.3 miliardë. Dhe vijmë tek pyetja e dytë, ku? Po sipas këtij instituti, fshehja e parave nga ish-ministra dhe zyrtarë të djeshëm e të sotëm të pushtetit, është kryer më së shumti në Qipro. Zvicra nuk ishte më një parajsë e denjë fiskale për ta merituar këtë emër.

Ndërkaq, nuk duhet harruar se kanë ekzistuar, mirë apo keq, edhe “bilbilfryrësit” tanë. As më pak e as më shumë, deputeti Vangjel Tavo pat deklaruar në një intervistë për revistën Mapo në maj 2009, se

“të paktën pesë anëtarë të kabinetit qeveritar kanë hapur llogari bankare të dyshimta në Itali, Qipro dhe Hollandë. Ne disponojmë shifrat ekzakte të derdhura që shkojnë në miliona euro, emrat e bankave dhe datat kur janë bërë derdhjet ilegale. Në mos sot nesër, në mos drejtësia dhe Berisha sot, do t´i tregojmë ne nesër me gisht këta individë”.

Konkretisht, tha Tavo, Banca di Roma në Itali, Banka Arabe në Qipro dhe një bankë në Roterdam, Holandë. Që nga ajo kohë kanë rrjedhur shumë ujëra dhe sot e kësaj dite nuk dimë si i ka vajtur filli këtij denoncimi. Më saktë, e dimë. Nuk ka ndodhur asgjë. Askush nuk po i fryn më askujt.

Po pse Qipro?

Edhe pse anëtar i BE-së, Qipro ishte vërtet një parajsë fiskale. “Çuditërisht”, protektorat britanik për shumë kohë edhe ky ishull grek (me një minoritet turk të shkëputur në një shtet më vete) i Mesdheut lindor. Së pari, pozicioni gjeografik i vendit si udhëkryq i trafiqeve të armëve me Lindjen e Mesme dhe shumë paligjshmërive të tjera, e bëri atë rezidencë të shumë kompanive e individëve me peshë në sektor. Akumulimi i parave ishte thjesht diçka e pritshme. Dhe për shumë kohë, ato para ishin të sigurta, ndërkohë që jo pak kompani fantazmë përmes të cilave qarkulluan paratë e dyshimta të disa skandaleve shqiptare, kishin seli pikërisht në Qipro. Nëse e mbani mend, Damir Fazlliç transferoi pikërisht në Qipro 1.7 milionë USD nga Shqipëria, për të cilat autoritetet e ishullit nuk denjuan t’i japin asnjë shpjegim hetimit shqiptar (supozojmë që prokuroria jonë kishte dashur realisht të hetonte). Efraim Diveroli, djaloshi amerikan i kompanisë AEY që lidhej me tragjedinë e Gërdecit, gjithashtu kishte lidhje me një trafikant zviceran dhe kompaninë e tij qipriote. Për t’u rikthyer tek “bilbilfryrësit”, edhe deputeti socialist Taulant Balla pat akuzuar ministrin e Inovacionit, Genc Pollo, për abuzim me detyrën, marrje ryshfeti dhe favorizim në dhënien e lejeve për fibrat optike në vend. Balla ka deklaruar në parlament më 20 tetor 2011, se Pollo ka fshehur edhe 1.2 milionë euro në Qipro… në një bankë arabe.

Akuzat mbetën akuza

Akuzat mbetën akuza, por Qipro nuk mbeti dhe aq e sigurtë sa më parë. Një kolaps i shpejtë financiar që kishte lidhje me krizën europiane, mbërtheu vendin duke tronditur edhe pushtetarët shqiptarë e këdo tjetër që kishte depozituar para në bankat e Qipros. Ishulli nuk ishte më oaz i sigurtë për pasuritë e paligjshme dhe lavatriçe e pastrimit të parave. Një vendim i Bashkimit Evropian për të mos siguruar depozitat në bankat e Qipros, i zuri pa mendje klientët. Ishte rruga e vetme që vendi të mos kalonte në regjim menaxhimi ndërkombëtar si Greqia, por të merrte një paketë ndihme prej 10 miliardë eurosh. Ministrat e Financave të Eurozonës deklaruan se nuk mund të garantojnë asnjë depozitë mbi 100 mijë euro në Qipro. Shënjestra e qartë ishin klientët në shumicë rusë, që pësuan humbje deri në 40% të pasurisë së tyre. Por me këtë rast, e pësuan edhe “rusët” tanë. Si të thuash, një tërheqje veshi nga providenca hyjnore: Nuk donit të taksoheshit me 20% për çfarë vodhët në 8 vjet? Jua marrim ne dyfishin!

Ndërkaq, investigimi…

Ndërkaq, edhe me investigimin, apo më saktë me mënyrën e publikimit të të dhënave të skandalit të fundit nga ICIJ, ka shumë të pakënaqur. Njerëz nga gjithë bota, kërkojnë në seksionin e komenteve në sitin e konsorciumit që të publikohen të gjitha të dhënat dhe shifrat, pa bërë seleksionim. “Filtrimi juaj tregon se dikë mbroni”, thotë dikush. “Nxirrini të gjitha”, thotë dikush tjetër. Ka edhe një koment shqiptar: “Po për Shqipërinë, vendin më të korruptuar të Europës?”

Epo, sido që të jetë, të paktën kësaj rradhe në sytë e zviceranëve jemi të pastër…

****

SwissLeaks, lista e milionerëve të rajonit në bankën HSBC

Në listën me 106 mijë emra nga 203 shtete të botës të cilët kanë hapur llogari bankare miliona dollarëshe në bankën e dytë më të madhe tregtare në botë, HSBC, me qëllim shmangien e taksave janë edhe shtetas nga rajoni ynë. Numrin më të madh e ka Greqia me mbi 2148 klientë dhe pas renditen edhe Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina. Shqipëria si shtet është në listën e shteteve me zero klientë. Por ICIJ, Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve të Investigativë (ICIJ) me seli në Uashington nënvizon se nuk ka dhënë informacione për shtete me 0 ose më pak se 3 klientë. Gjithashtu secili klient ka lidhje me më shumë se një shtet dhe se më shumë se 19 mijë klientë nuk janë të lidhur me asnjë shtet.

Greqia e 28-ta

Greqia renditet në vendin e 28 nga vendet që kanë shfrytëzuar shërbimet e bankës HBSC. Sasia maksinale e parave të lidhura me një klient nga Greqia ishte 525.4 milionë dollarë. GDP e Greqisë në vitin 2007 ishte 28 500 dollarë për frymë. 10% e më të pasurve kishin 5.68% të të ardhurave në këtë vit. 1.565 llogari janë hapur nga viti 1974 deri në 2006 dhe janë të lidhura me 2. 460 llogari bankare 2.148 klientë janë të lidhur me Greqinë. 41% e tyre kanë një pasaportë ose nënshtetësi greke

Maqedonia e 89-ta

Maqedonia renditet në vendin e 89 nga vendet që kanë shfrytëzuar shërbimet e bankës HBSC. Sasia maksimale e parave të lidhura me një klient nga Maqedonia ishte 54.6 milionë dollarë. GDP-ja e Maqedonisë në 2007 ishte 3 900 dollarë për frymë sipas Bankës Botërore. 9 llogari klientësh janë hapur nga viti 1988 deri në vitin 2006 dhe janë të lidhura me 15 llogari bankare. 9 klientë janë të lidhur me Maqedoninë. 11% e tyre kanë një pasaportë ose nënshtetësi maqedonase.

Serbia e 121-ta

Serbia renditet e 121 mes shteteve që kanë llogaritë më të mëdha në dollarë në HSBC Bank në Zvicër. Shuma më e madhe që ka të bëjë me një klient nga Serbia është 11.1 milionë dollarë. GDP e Serbisë në vitin 2007 ishte 5. 500 dollarë për frymë. 10% e më të pasurve kishin 23.45% të të ardhurave në 2007. 55 klientë kanë hapur llogaritë bankare mes 1998- 2006 dhe kanë 93 llogari bankare 38 klientë kanë lidhje me Serbinë, 13 prej kanë pasaportë ose kombësi serbe.

****

Çfarë janë parajsat fiskale, si kryhet një pastrim parash?

Zonat e quajtura “parajsa fiskale” janë ato vende ku cilido mund të investojë apo depozitojë para, pa qenë e nevojshme të japë sqarime lidhur me burimet e të ardhurave. Parajsat kryesore fiskale (ishuj të vegjël, shtete të vegjël, të ardhurat kryesore të të cilave vijnë nga turizmi dhe prania e bankave ndërkombëtare) në botë janë Ishujt Virxhin, Ishujt Kanarie, Ishujt Bahamas, Ishujt Kajman, Qipro, Luksemburgu, Lihtenshtajni, San Marino, ishujt Sejshel, etj. Në to investohen, sipas vlerësimeve të OECD dhe FMN, mbi 2.1 trilion (mijë miliardë) dollarë të padeklaruar dhe të pataksuar në vendet e origjinës. Po si kryhet një pastrim parash, si vjen një para e evaduar, të themi nga Shqipëria, për në parajsën fiskale me emrin Qipro?

Një formë na e ka dhënë vetë historia e një sipërmarrësi amerikan, sot i gjykuar në vendin e vet, që blinte armë nga Shqipëria (histori e zbuluar pas shpërthimit në Gërdec) dhe kishte ndërmjetës një kompani të regjistruar në Qipro. E njëjta formë ka dalë në mediat shqiptare nga historia e sipërmarrësit serb që hapi dy kompani formale në Qipro, për të kaluar para nga tenderat dhe kontratat që fitonte nga qeveria shqiptare. Në një shembull hipotetik edhe më të thjeshtë, “në rast se si zyrtar i korruptuar i Shqipërisë, mua më afrohet një kompani që kërkon të fitojë një tender dhjetra milionë dollarë dhe më thotë se 10 përqind (të themi 3 milionë dollarë) janë të miat,, atëherë mua më duhet të gjej një sekser që të më ndihmojë ku t’i vendos këto para. Shpesh si sekser ofrohet vetë kompania me lidhjet e saj, që të ma bëjë edhe më të lehtë korrupsionin. Ose mund të kem kontaktuar sekserë të tillë që janë firma konsulente dhe që luajnë sekserin e maskuar. Kjo kompani apo firmë konsulente më lidh me një bankë në një parajsë fiskale, le të themi një bankë në Qipro. Pas kontakteve të para, kompania ose konsulenti realizon që në këtë vend të jetë regjistruar një kompani “X”, me aktivitet sikurse kam rënë edhe unë dakord, pronari i së cilës jam unë vetë. Nganjëherë është vetë banka, e interesuar për të mbajtur një përqindje të majme të 3 milionë dollarëve, që ofrohet të më lehtësojë regjistrimin. Dhe mua më mjafton vetëm një udhëtim gjoja turistik në Qipro (mundësisht së bashku me familjen), që të paraqitem përpara autoriteteve dhe të nënshkruaj dokumentat përkatëse. Duhet thënë se autoritetet e vendit apo ishullit të vogël janë shumë bashkëpunuese, sepse varen nga politikat e këtyre bankave të mëdha të investimit. Ose edhe mund të mos vete fare, por këtë e bëjnë persona të autorizuar prej meje të nënshkruajnë në emër tim (administratorët e kompanisë së krijuar)”. Në investigimin e prillit të vitit 2013, po gazetarët e ICIJ kanë zhbiruar në këto forma transferimi dhe pastrimi parash dhe brenda rrjetit të tyre kanë rënë, për shembull personat e ndërlidhur me bashkëshorten e zëvendëskryeministrit të Rusisë, Igor Shuvalov, si dhe të presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Alijev, me gruan dhe vajzat e tij. Sipas ICIJ, bashkëshortja e zëvendëskryeministrit rus ka një kompani në ishujt Virgin. Po ICIJ ka gjetur se tri kompani janë regjistruar në ishujt Virgin në vitin 2008 në emrin e të bijave të presidentit të Azerbajxhanit. Ato ishin 19 dhe 23 vjeçare në atë kohë. Në regjistra, personi që ato e kishin emëruar si drejtor të kompanive ishte Hassan Gozal, një manjat, perandoria afariste e të cilit është ngritur mbi kontrata miliarda dollarëshe me projektet masive ndërtimore të Presidentit azerbajxhanas.

 

 

Alqi Koçiko February 10, 2015 10:03
Komento

42 Komente

  1. sandri February 15, 15:25

    Keta tanet kane edhe nje banke shqiptare ne dispozicion ku futen para nga jashte sistemit per tu pastruar drejtperdrejt.
    Tranferta qe dikujt tashme i kane ngrene dhe koken

    Reply to this comment
    • kalushi March 24, 12:26

      sandri, ose fol tamam ose mos na bej rebuse si postimet e Saliut ne Facebook ketu

      Reply to this comment
    • Ballist i PENDUAR. February 10, 00:01

      Shyqyr qe populli nuk kupton
      sistemin tone Bankar dhe monetar ,
      sepse po ta kuptonte ,
      para se te gdhihej do te plaste Revolucioni .

      Henry Ford industrialist Amerikan [ 1863 – 1947 ]

      Reply to this comment
  2. Santana February 5, 14:42

    Avash avash , po hapen syte , dhe shteti do te funksionoje , te pakten urojme te funksionoje me syte e hapur.Nga ana tjeter duhet te goditen kupolat e krimit ekonomik e politik qe i kane shtrire “tentakulat” neper bote deri ne Afrike (Kongo) ku kane investuar vjedhjet qe i kane bere popullit shqiptar neper minierat e arit etj.Keto”kuklla” te regjimit te vjeter nuk njohin as nenat e tyre perpara parase dhe levizin vetem nen dinamiken e krimit…Fytyrat e tyre mund t’i shohesh nga mengjezi deri ne darke neper mediat qe kane blere me “prestanome” duke bere “babaxhanin ” e dhimbsur per popullin.Jane po keta monstra qe kane zaptuar pjeset me te bukura te atdheut me ndertime vilash lluksoze, pa ju hyre akoma gjembi ne kembe…dhe jane po keta qe bertasin nate e dite “kapeni hajdutin”, nderkohe vjedhja vazhdon ne mes te dites me diell e mire organizuar ne te gjitha sferat.Zgjohu o Popull!

    Reply to this comment
    • edi March 24, 12:24

      Vetem fjale jane shkruajtur dhe po shkruhen qe tashme kane kaluar ne deshira per te qene ashtu nga ato qe i shkruajne apo kane marre pushtetin. Vetem me keto fjale. Kemi ndigjuar per 8-te vjet vetem fjale e asnje nje vleresim konkrek nuk eshte realizuar mbi pasurine e femijeve te tij apo te politikaneve te tjere te PD, pas largimit te tyre nga ekzekutivi. Nese do ishin te verteta, burgjet duhet te ishin plot dhe gjykatat duhet te gelonin nga çeshtjet e abuzimeve dhe korrupsionit. Cfare nuk u tha dhe per Fazllicin, e tashme ai eshte pjese e ndertimit kapitalist te Shqiperise… .ejt….. Kjo qe po ndodh eshte shume e lodhshme dhe e pakuptimite. Nese behet per politike, vazhdoni. Nese e beni per te ngushelluar njerzit, nuk po e arrini qellimit.

      Reply to this comment
      • Horri Bulevardit March 24, 12:31

        Qipro, ishujt Kajman dhe disa banka ne Bankok, Stamboll dhe ne Venezuaele, jane bankat ku familja Berisha e Basha me Bodet, kane fshehur miljardat e tyre.

        Reply to this comment
  3. ali February 5, 14:49

    Kapo i ”parajses fiskale,, shqiptare eshte familja Berisha dhe banda e tij ! Arrestimet e bera
    deri tani jane vetem nje pike uje ne Oqeanin e madh te pasurise qe gezojne peshkaqenet e
    medhenj !
    Po te dete CIA nuk ka zot nene t’i pengoje ate tendepertoje ne ”OFF SHORE ,, .Konsulentet
    rrumbythje do te dridhen para saj dhe do nxjerrin te gjitha si pulat vezet. ! Sigurisht duhet
    vullneti qeverise tanishme per luften kunder korrupsionit e hajnise te ish-pushtetareve !!!

    Reply to this comment
    • pellazg 100% February 6, 10:29

      Më duket se e ke gabim Ali. CIA merr pjesën e vet. Historia ka treguar se vetëm një burrë e gjeti skemën. Enver Hoxha, ngriti këshillat popullore, nga pas sigurimin e shtetit, dhe përveç nje farë Domi nga Elbasani, që vdiq në burg, icili as fëmijëve nuk u tregoi se ku ishin florinjtë, të tjerët, mos qofsha i gabuar i zbardhën poturet. Prandaj e shajnë dhe sot pinjollët e tyre Enverin, i ka dhëmbur aq shumë sa akom e ndjejnë dhimbjen në b……
      Me ato që mblodhi Enveri, i shërbyen për të kaluar krizën e mbas luftës si dhe “skenarin grek” të krizës, sot, sa për analogji.
      Të përshëndes.

      Reply to this comment
  4. Pëllumb zaimi February 5, 15:00

    Po nuk treguan depozitat kéta hajdutë,atéhere t’ju sekuestrohet cdo pasuri. Por duhet te gjendet rruga e sekuestrimit te depozitave ndryshe hajdutet nuk do te kene frike asnjeherë. Do te gezojne parate e vjedhura shqiptareve dhe ky eshte me tepër se krim!? Do te kemi hajdute te mbrojtur nga bankat dhe ligjet bankare mafioze!

    Reply to this comment
  5. Trapi February 5, 15:00

    Populli yne trap , krenar por i dhjere as qe e rruan fare se e vjedhin pasi kush ka kaluar andej vetem e ka shqyer. Nuk po flasim per pushtuesit se fundja ata per ate pune vijne por eshte e turpshme por e vertete te thuash se pushtuesit Italiane kane ndertuar ne Shqiperi me shume se vete shqiptaret. Ka vjedhur e depozituar jashte Zogu, Enveri, Ramizi, Fatosi, Berisha e te jeni te sigurte se edhe Rama ate pune eshte duke bere. POPULL TRAP

    Reply to this comment
  6. Shkodrani February 5, 15:56

    DO TI VIJ FUNDI EDHE KTIJ KRIMINEL BERISH VICIDOLIT SKA KU SHKON DO TJA SEKUESTROJN PARAT EDHE KTIJ

    Reply to this comment
  7. . February 5, 16:09

    *****************************************************************************************************

    Fajin e kemi ne ‘qyteteret” qe u mashtruam nga Ramiz Alija dhe keqeardhja per keta maloke dhe proviciale veriore pisanjoke per te jetuar me mire, por qe ne fakt si te “pabese” vodhen dhe shkaterruan Shqiperine ne emer te “PSEUDO DEMOKRACISE”.

    ****************************************************************************************************

    Reply to this comment
  8. Mark uk February 5, 16:59

    santana,pllum zeimi,[shkodrani] me ne krye trapin do ju beni gjygjin.

    Reply to this comment
  9. Trapi February 5, 17:12

    More traper akoma nuk e keni kuptuar se Bersha e vazhdoje grabitjen e Shqiperise aty ku e la Ramizi dhe Ramizi e pat vazhduar aty ku e pat lene Enveri dhe me rradhe pasi radha vazhdoje me Nanon e natyrshem ne radhe eshte Rama. O truthare a e dini ndonjeri nga ju se ku eshte djali i Ramiz Alise , familjaret e Hysni Kapos, Mehmet Shehut e deri tek goca e Sulo Gradecit. Mire ja u bejne qe vazhdojne t’ju rrjepin se e keni hak. Shkoni e blini buken me liste tani

    Reply to this comment
    • nastradini February 5, 19:39

      Le te pergjigjen enveristet ne DITA se na cane Trapin per Kohen e Qepes te Enver Hoxhes o Trap Miku

      Reply to this comment
      • Trapi February 9, 23:34

        nasrtadin
        Hajduti i pare Shqyptar
        i Ngarkuar me flori ,
        duke ikur me Vrapin stil lepuri ,
        Paskemi pasur te njejtin mendm sonte .

        Reply to this comment
      • Ballist i PENDUAR. February 9, 23:54

        Nje femi kopeshti me pyeti ?
        se çfare jane taksat ?
        Dhe une ne vende qe ti pergjigjesha ,
        i Hengra 82% te merendes se tij .

        me vone e pashe qe merenden e dyte e hengre mesheftas nga Une .
        dhe Une i thashe qe Qenke Evazor .
        Dhe meqe ti je Evazor ,
        tani
        duhet te me japesh 200% per 82%
        e Merendes evaze PLUS interesat .
        Por merendine ai nuk ka me ?
        Atehere i thashe qe do te dergoje FinanzMerendinet ,
        qe te sekuestrojne te gjitha Lodrat , po nuk me dha Sanzionet ,
        Qau gjithe diten ,
        dhe diten tjeter nuk hengri me Merendine ,
        duke krijuar deshperim atij qe i Prodhonte merendinat ,
        duke e detyruar te mbyll dyqanin ,
        Djali i merendinave u dobesua dhe nuk me degjon me ,
        Prodhuesi dhe shitesi vrane Veten .

        Besoj se jam i Kuptushem ………………………………………………

        Reply to this comment
  10. damiri i sales February 5, 18:50

    saliu i pari i dyti luli i halles pushtat e hajdutat

    Reply to this comment
  11. Trapi February 5, 20:26

    Mos flisni per shokun Enver se Enveri i qepte corapet kaq kursimtare i madh qe ishte kurse Sala,Ramizi e Nexhmia , Rama nuk kane as shtepi se Tosi me ne fund e beri shtepine e peste.
    Sa te kene popull trap me i varferi nga trute e nga parate ne Europe lupenet do bejne palle o popull palle

    Reply to this comment
  12. Haxhiu nga Selita February 5, 20:57

    Eshte sistemi qe i stimulon thote Edi Rama. Ne sistemin e merhumit te varnin per kembesh dhe te linin ashtu dei sa te tregonje edhe ato qe nuk i kishe. Tani qe e zgjodhem rrugen le te rime te lepihemi si qeni qe shikon shokun e tij qe dendet ne mish por nuk ka guxim as te afrohet por pret kocken qe do mbetet.

    Reply to this comment
  13. ali February 5, 20:58

    Fatkeqesia e shqiptareve eshte se hajnine e konsiderojne ”profesion ,, ! Eshte ky koncept
    qe i ben shqiptaret qe karshi hajduteve e plackitesve te mos ndjejne asnje ndjesi !!!!!!

    Reply to this comment
  14. baba nga durrsi February 5, 22:50

    Lajmi nuk me habit,perkundrazi dihet! Qysh prej viteve 2002-2004 thuhej ne mediat e huaja qe 3 vete e mbajne peng ballkanin me politika te felliqura dhe shantazhuese dhe kto ishin: KIRO GLIGOROV (MAQEDONI) FATOS NANO (ALBANIA) SLOBODAN MILOSEVIC(SERBIA) Kjo ishte statistike e kohes ,se me pas u shtua me azhornimet e fundit te viteve 2008-2009 me SALI BERISHA (ALBANIA) MILO DJUKANOVIC(MONTENEGRO) IVO SANADER(CROAZIA) MILORAD DODIK (REPUBLIKA SRPSKA BiH) Skemi c,themi dhe pse te habitemi! E keqja me e madhe eshte se ky korrupsion i felliqur interpretohet nga disa pederaste te bruxellit apo te medias se kompromentuar, se gjoja ky korrupsion eshte si puna e atij vojit te motorrit te makines : eshte i piset ,i zi ,bie ere, por duhet dhe eshte i nevojshem sepse LUBRIFIKOKA shoqerine?! Vazhdojne akoma me kto iditsira duke marre per shembull bile dhe zhvillimin e federates RUSE e cila e nisi ne vitet 90, me kto dallavere por sot i eshte kthyer shkelqimi i dikurshem?! konklusioni: veshtire se do e zgjidhim kte hall

    Reply to this comment
  15. MARKO February 5, 23:02

    Po ky Berisha a eshte dhender Serbie? A e quajne Sllobodanke Lirine? Gjak i ndyte.

    Reply to this comment
  16. linda February 6, 01:04

    Per ate Harasanin sikur degjuam qe kishte nje offshore account. FBI eshte njoftuar dhe po heton per te.

    Reply to this comment
  17. drejtesi February 6, 03:30

    o trap trapi ramen nuk ekemi pare akoma po berish shpellarin e morrem vesh se crrace serbi ishte

    Reply to this comment
  18. pellazg 100% February 6, 10:13

    Po goca e babit Fahri Balliu, aksionere dhe ortake në Gërdec, sa vjeçe ishte?

    Reply to this comment
  19. merobaze March 24, 17:12

    SALI BERISHA VODHI DHE VRAU ASHTU SIC E KISHTE MESUAR ENVER HOXHA.

    Nuk ka pse shqyptaret te shkojne ne Qipro per te denuar familjen mafioze Berisha qe e transformoi Vatanin si nje CIFLIK familjar dhe BUXHETIN e shtetit si ARKEN E KURSIMIT te pjestareve te familjes Berisha. Mjaftojne te shkojne pa u zoritur ne Mal te Zi, ne Maqedoni apo ne Greqi, por edhe ne vende te tjera pak me larg, qe te mesojne se 1 km autostrade ka kosto maksimale deri ne 6 milione USD/km, nderkohe qe rruga Durres-Kukes u deklarua e pambaruar akoma me 17 milione USD/km. Diferenca qe eshte vjedhur nga buxheti i shtetit kap shifren 11 milione USD/km dhe nese e shumezojme me trasene ne km del qe Sali Berisha dhe banda e tij lakmitare ka vjedhur me qindra milione USD ne nje investim pa projekt dhe pa preventiv paraprak, ku vjedhja e fondeve publike u mbulua me demagogjine enveriste PATRIOTIKE ne nje rruge qe nuk i sjell asnje te ardhur shtetit, perkundrazi do te filloje te kollofise shuma te konsiderueshme per mirembajtje dhe asistence teknike.

    Per te mbrojtur kuserine makaber te tij komuniste me fondet publike dhe per te siguruar pushtetin e tij total te pakufizuar Sali Berisha nuk u ndal asnje moment perpara dilemes se vrasjes dhe likuidimit fizik te njerezve qe i mendonte si pengese kundrejt pasurimit galopant. Ne kete sens ai e hodhi perfundimisht LEKUREN E DELES demokrate dhe me vrasjet ne seri te Remzi Hoxhes, Kosta Trebickes, Gerdecit dhe 21 janarit doli ashiqare si UJKU KOMUNIST i Partise se Punes, si nje shembelltyre e Mikut te tij Enver Hoxha qe kishte vjedhur dhe vrare njesoj mjeranet si Sali Berisha dhe kishte mashtruar me demagogjine per moralin e larte dhe pastertine e familjes sadiste te tij. Per ata debile qe dyshojne akoma per ANTIKRISHTIN Enver Hoxha dhe familjen “MODESTE” te tij mund te bejme pyetjet:

    KU GJENDET MILIARDAT E EKSPORTIT SHQYPTAR NE BOTE PER 50 VJET ME RADHE?

    ne nje kohe qe shqyptaret e mbanin frymen me nje krodhe buke dhe kur Enveri e kishte transformuar Shqypnine si nje CIFLIK personal te familjes dhe shqyptaret si skllever ne vendin e tyre? Per te marre pergjigje nuk ka nevoje te shkojme dhe te hetojme llogarite bankare ne Qipro apo ne France e Zvicer, sepse mjafton te shikojme sigurimsin Luan Bregasi, BOSIN e Biznes Albania qe te bindemi se ku i ka mesuar FINTET e kuserise Sali Berisha. Jo me kot edhe Bamir Topi ka bere krushqi me krushqit e Enverit sepse helbete e kishte mesuar ne PD-ne komuniste te Saliut qe:

    LEKAT NUK KANE NGJYRE, POR JANE PUSHTET DHE FUQI

    dhe se ne Shqypni kuseria dhe vjedhja makaber e pushtetareve nuk denohet dhe ndeshkohet nga Drejtesia dhe me keq akoma:

    VRASJA E NJERIUT NGA PUSHTETI MAFIOZ QUHET NDER DHE TE BEN HERO TE POPULLIT DHE TE PUNES SOCIALISTE.

    Reply to this comment
    • KATHERINA DIE GROSSE February 10, 12:00

      Po me Enverin çka ke ???
      Mos ka dhe ai konto ne Zvicer??
      Leni fanatazinat dhe ktheju realitetit..
      Thuaj Diktatorit Enver Diktator
      dhe Hajdutave Berisha Basha,HAJDUTA.
      Parat e rruges se kombit shkoni dhe kerkojani Ambasadorit-Dellit ne Amerik.

      Reply to this comment
  20. Raimonda March 24, 19:01

    Mos i gezofshin ishallah! Rrofshim t’i shohim mosmekeq pjellat e Sales, qe rrofshin e vofshin… O ZOT, jep zgjidhje per keta lugjeter….

    Reply to this comment
  21. MALI March 24, 19:51

    ZULLUME TE PAIMAGJINUARA , GJEJA E PARE QE TE SHKON NE MEND , MALLKIMI I TE GJITHE NJEREZVE I ZENT BREZ PAS BREZI,HARAMI NUK BEHET HALLAL, MULLKIMI DO TI NDJEKE BREZ PAS BREZI ,

    Reply to this comment
  22. Kris 1 February 10, 03:46

    shqiptaret e Mafies ekonomike-politike jane me dy shtetesi.Ata nuk i kane rregjistruar paret me shtetesine shqiptare por me shtetesi kanadeze..e deri tek shtetesia australiane.Ti kemi inatin po asnje lloj ligji shqiptar nuk ua prek hakun.Paria e tyre eshte shplare dhe pastruar tani.

    Reply to this comment
  23. Idriz Gjembi February 10, 07:10

    Ilir Meta dhe Sali Berisha

    Reply to this comment
  24. isi February 10, 08:52

    Populli ka ne dore vetem voten.Revolten e ka ngrene po vete,si ne 97,ashtu edhe ne 21 janar.Qeveria e Edi Rames i ka ne dore mjetet per te kthyer parate ne shtet.

    Reply to this comment
  25. pijaneci i shqupit February 10, 08:55

    paret e rruges durres -kukes dhe droga e shkelxen berishes jane ne zvicer monstrat e vuçidolit

    Reply to this comment
  26. Niku February 10, 10:04

    Me kujton ate barcaleten me burrin xhelox , kur nuk i gjeti qime ,as bjonde e as brune , akuzoi gruan se shkonte me tullac . Nuk gjehen para ne HSBC , ne themi ,” e temershme , qenkan ne Qipro “

    Reply to this comment
  27. gjon cima February 10, 10:36

    A thua do ti pagoje Merkel 500 milionet e vjedhura nga mama 90 vjeçare e Papandreut qe si familje ja ka dedikuar jeten te ardhmes se ndritur te Greqise?

    Reply to this comment
  28. Lleshi February 10, 12:20

    Dy shqiptareeee ????? Cfare thoni more njerez ? Po ne paskemi qene vertete shteti me pa korrupsion !

    Kjo tregon se Partia me ne krye Saleh Berishovic Miloshevicin , e paskan udhehequr me drejtesi dhe pasterti kete vend !!!!

    E shikoni qe fajin e ka vete poplli ? Ja shtetaret tane nuk kane asnje qindarke ne Zvicer !!!!

    Cfare besoni perralla ? Pse mendoni juve se do te dilnin emrat e krimineleve shtetare shqiptare ? Po per ke kane punuar ata qe t’i sakrifikojne kaq lehte ?

    Ju e pate , per nje ndeshje futbolli dhe Euroleshi mbeshteti serbin , hapur fare ashiqare , ne mes te dites dhe ne mes te Evropes ! Ju mendoni se ne keto afera te rresires serbo-europianet do te “shesin” ushtaret e tyre brenda Shqiperise duke iu bere publike vjedhjet dhe llogarite bankare ?

    Kaq mendjelehte jeni ? Po perse duhet leku , a e dini ? Per pushtet duhet dhe per ushtare dhe arme ! Po armet dhe ushtrite , perse duhen , a e dini ? Per pushtet aty ku nuk “punon” leku ! Dhe ju mendoni se “keta” i falin nga “pendimi” dhe “miresia” e shpirtit ?

    Ku jetoni juve te vij te jetoj edhe une , se ngordha ne kete lloj kasaphane ? Ha…ha…ha…ha..

    Reply to this comment
    • Ballist i PENDUAR. February 10, 12:51

      lleshi :
      Lufta e klasave nuk ka perfunduar .

      Me Enverin e fitoje Proletariati .,
      Kurse keto 25 vjete e Fituan luften e klasave te Pasurit .
      TANI KANE FITUAR ATA ,
      [ JO nASRUDDINI , ai eshte i varfer , por i pelqen te jete i pasur ]

      çdo gje shkon sipas planit ,
      edhe pak hapa ,
      dhe europa do te bjere ne duart e Poteri [ te pasurve ]

      Si ja arriten kesaj ? shume e thjeshte .
      duke ndjekur rrugen e vjeter te mashtrimit .

      i SHTUAN protokolleve te vjetra ,
      Teknikat moderne di ILUZIONIZMIT DHE IPNOTIZIMIN .

      kJO LUFTE u fitua pa gjak , pa borbadime ,
      por duke perdorur Strategjine Psikollogjike ,
      Dhe nje nga keto arme eshte edhe Mashtrimi ,
      me moneten ,
      duke u bere qe njerzit te besojne [ ipnozi kolektiv ]
      qe jane borxhelinje ,
      Dhe ne realitet Ky borxh egzisto vetem ne Trurin e Atyre ,
      L’ ILLUZIONIZMI I MASAVE ,
      KOMBINUAR ME TEKNIKEN E HIPNOZES ,
      PO BENE MREKULLIRA [ HAAAAAA HAAAAAAAAA ]

      Tani munde te bejne çfare te duan ,
      Populli Dixheron [ tret ] gjithçka ,
      Papunesine , heqjen e lekeve nga qarkullimi ,
      duke i hequr çdo mjet te MBIJETIMIT ,
      DUKE i takasuar e Super taksuar ,
      deri sa u marrin , shtepine , aktivitetin , TOKEN ,
      DHE ATA HESHTIN ,
      [ TANI EDHE ne burg per dritat ]
      Me vjene per te qeshur ,
      per mos QARE , ………………………………………………………………………….

      Reply to this comment
  29. GREGOR BABAKRISTAQI February 10, 13:06

    HISTORI E PESE VITEVE ME PARE

    Ky eshte skandal i plot pese viteve me pare dhe konsorciumi i gazetareve investigative “ICIJ” ka hyre me pak vonese ne posedim te ketyre te dhenave. Historia filloi kur prokurori francez Eric de Mongolfier, arrestoi ne Nice te Frances ne 20 janarin e 2009-tes, ish punonjesin e filiales se HBSC (anglese) ne Geneve te Zvicres, Herve’ Falciani, duke i sekuestruar ne apartamentin e tij ne Mentone kompjuterin, memorie elektronike, blloqe shenimesh dhe celulare.

    Ai pasi u arratis ne Liban prane dashnores se tij Gjeorgjina Mikael dhe tentoi ti shiste te dhenat qe kish vjedhur nga banka, por pa sukses, pranoi te bashkepunonte me prokurorin francez.

    Konsorciumi “ICIJ” ka hyre tani ne posedim te ketyre te dhenave dhe ajo qe eshte me fantastikja, i mban akoma te fshehura ato. Nje pjese te atyre italiane dhe greke jane publikuar edhe ne mediat respektive me kohe.

    Dy apo me shume shqiptaret qe rezultojne me depozita te boshatisura, kane patur plot pese vite te pastrohen moralisht e shpirterisht nga te bemat e itali-francezit Herve’ Falciani.

    Shpirtin e tyre te qelbur tanime e kane ne paqe, si dhe dollaret qe kane depozituar nga grabitja qe i kane bere ketij ppulli te martirizuar.

    Reply to this comment
  30. i perndjekuri February 10, 13:19

    Dhe vjen nje dite………….dhe i vjellin te tera,gjynahet vetem ne kete bote lahen,ehu sa ka pare dhe ka mbuluar kjo toke te ketille mostrash,,,,,,

    Reply to this comment
  31. ada February 10, 22:14

    Nuk eshte e nevojshme te na i thote bota se kush ka llogari ne bankat ne Zvicer, Qipro apo ishujt Cayman: Te gjithe ish ministrat e ministrat aktuale: Berisha, Meta, Rama, Bode, Harasani, Nano, Bregu etj etj, te majte e te djathte.Te gjithe maskarenjte qe kemi votuar e vazhdojme ti votojme dhe qe i rropen lekuren ketij populli.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*