Dy shqiptarët që kontrollojnë trafikun e kokainës në Londër

February 17, 2017 13:09

Dy shqiptarët që kontrollojnë trafikun e kokainës në Londër

Dy shqiptarë janë dënuar nga gjykata britanike pasi akuzohen si pjesëtarë të një rrjeti të trafikut të kokainës në rrugët e Londrës. Sipas mediave britanike shqiptarët ishin ‘kontrolluesit” e rrjetit të drogës.

Gjatë ditës së djeshme Gjykata në “Southwark Crown” ka dhënë masën e sigurisë ndaj dy shqiptareve, ku Ardit Dushaj 30 vjeç i cili banonte në Holden Close është dënuar me 10 vite burg, ndërsa Ariston Marku 23 vjeç i cili banonte në Benares Road, Plumstead është dënuar me 6 vite burg.

Dy shqiptarët thanë para trupit gjykues së ata nuk ishin konsumatorë të kokainës, por pranuan përfshirjen e tyre në kontrollin dhe shpërndarjen e kokainës.

Grupi u zbulua për herë të parë kur një trafikant rruge i afërt me Ardit Dushaj, u arrestua nga oficerët e Policisë së qytetit në nëntor të vitit 2015. Ariston Marku u arrestua në një kafe në Londër më 10 gusht 2016, ndërsa Ardit Dushaj më 28 korri 2016.

Sipas policisë britanike rrjeti i trafikut të drogës ishte i përbërë kryesisht nga shqiptarë.

 

February 17, 2017 13:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*