Dy sulme vetëvrasëse në Nigeri, vriten 31 persona

June 17, 2018 21:36

Dy sulme vetëvrasëse në Nigeri, vriten 31 persona

31 persona kanë mbetur të vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas dy sulmeve vetëvrasëse në qytetin Damboa në verilindje të Nigerisë.

Sulmet ndodhën vetëm pak orë pasi kreu i ushtrisë u kërkoi banorëve të riktheheshin në banesat e tyre, pasi këto të fundit tashmë konsideroheshin të sigurta.

Mendohet se pas këtyre sulmeve qëndrojnë anëtarë të grupit terrorist të Boko Haram.

Më 1 maj nisi një operacion i gjerë ushtarak që kishte të bënte me dëbimin e terroristëve të Boko Haram nga qyteti Damboa, por që në fakt nuk pati rezultate, dhe kjo konstatohet nga dy sulmet e fundit.

s.a/dita

June 17, 2018 21:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*