Ka dy të munguar në listën e 40 martirëve

Silvana Dushi September 21, 2014 11:01

Ka dy të munguar në listën e 40 martirëve

Me ftesën e Qeverisë Shqiptare, sot vjen për vizitë në Tiranë, Papa Françesku i I-rë.

Qëllimi i kësaj vizite i deklaruar prej tij është “Inkurajimi i një populli që ka vuajtur aq shumë për harmoni, begati dhe progres social”. Koordinatori për vizitën e Papës në Shqipëri, Gjergj Meta, thotë se vizita e Papës në shtetin Shqiptar, me shumicë Myslimane, do të nënvizojë shembullin e bashkëjetesës fetare midis Myslimanëve dhe të Krishterëve.

Në orën 17.00 të pasdites Papa do të kremtojë lutjen e Mbrëmësores me meshtarët në Katedralen e Tiranës. Në këtë meshë do të shugurohen dyzet martirët e përcaktuar nga komisioni Qeveritaro – Ekleziastik, listat e të cilëve paraprakisht janë përcjellë në Vatikan nga Ministria e Kulturës. Mesha e dhënë nga Papa Françesku në katedralen e Tiranës, do të dëgjohet me siguri edhe nga dy Dëshmoret e Kishës Katolike të Tiranës, të vetmit që i kanë varret ne muret e sallës së Katekizmit të kësaj katedraleje, ku të rinjtë kryejnë studime mbi fenë Katolike.

Fatkeqësisht ata sot, pas 46 vjetësh janë përsëri viktimat e ideologjive politike dhe Kampanilizmit Shqiptar.

Dom Mark Dushi dhe Dom Zef Bici kanë qenë famulltarë të kishës Katolike të Tiranës për mbi 15 vjet. Dom Mark Dushi, me mungesën e klerikëve, nga vitet 1946- 1954 shërbeu si Administrator i Kishës Katolike Unite të Elbasanit dhe Vlorës. Qëndroi në Tiranë deri në 30 prill 1967. Ky intelektual i Heshtur, përveç meshave ditore me besimtarët katolikë të Tiranës, është perpjekur edhe në restaurimin e kishave dhe qelave ku ka shërbyer në Vlorë, Zheje dhe Mamurras, duke ofruar nga vetja një pjesë të shpenzimeve.

Qe Student i teologjisë, shkroi në revista të ndryshme, pjesë folklorike me fjalë të rralla shqipe dhe këngë patriotike të mbledhura nga rapsodë të ndryshëm të veriut me pseudonimin Shapi. Në vitin 1967 ka bërë gati për botim historinë e qytetit të Tiranës me rrethinat e saj. Për një kohë të gjatë ka punuar për një studim të çmuar, duke përmbushur një pyetesor me 163 pyetje, mbi mënyrat e mjekimeve popullore për sëmundjet e ndryshme dhe biografinë e disa empirikëve në këtë fushë.

Vala e pamëshirshme e persekutimeve të Klerikëve të Kishës Katolike nga regjimi Komunist, i filluar në vitin 1945, përfshiu në vitin 1967 edhe Dom Mark Dushin, Dom Zef Bicin, Dom Mark Hasin, Dom Pjetër Bicin dhe atë Gegë Lumajn. Me mbylljen e Kishave Katolike nga Regjimi Komunist, ato u zgjodhën si simbolet e së keqes, për t’u eleminuar nga ky Regjim. Në 23 Gusht 1967 ata u arrestuan dhe në 26 prill 1968 u gjykuan nga Gjykata e Qarkut të Shkodrës. Vetëm Dom Mark Dushi dhe Dom Zef Bici u dënuan me pushkatim, duke u ekzekutuar më pas në Dobraç të Shkodrës.

Në shtator 1993 me ndihmën e popullit të Shkodrës u gjenden eshtrat. Më 4 Nëntor 1993 u zhvillua ceremonia e varrimit të tyre. Ishte një ceremoni shumë madhështore, e bërë nga vetë besimtarët e panumërt katolikë të Tiranës, të cilën e kemi të regjistruar. Arkivolet e tyre u mbajtën në dorë dhe u shoqëruan nga vetë besimtarët Tiranas, nga rruga e Kavajës ku ishte kisha katolike, deri në Kishën Katolike të Shnanout, pranë gjimnazit Partizani, ku u murosën (varrosën në mur). Më pas, me ndërtimin e Katedrales se Re në bulevardin e madh, ato u murosën në sallën e saj të Katekizmit. Për shumë vite, Kisha Katolike e Shqipërisë i kujtonte Martirët e saj dhe fjala e regjistruar e Dom Mark Dushit gjatë seancës së gjyqit, shfaqej shpesh në ekranet e televizioneve të shumtë, si simbol i qëndresës dhe besnikërisë kundrejt kishës. Me vdekjen e Monsinjor Simon Jubanit dhe At Zef Pëllumbit, në vend të tyre erdhën nga perëndimi Monsinjor Rrok Mirdita dhe të tjerë. Për pasojë, figurat e Dom Mark Dushit dhe Dom Zef Bicit, u lanë në harresë. Megjithatë, Fytyrat e tyre, së bashku me shumë martirë të tjerë, ishin stampuar në kryqin e Vatikanit që u soll më pas në Shqipëri.

Demagogjia e politikës dhe Kampanilizmi i Autoriteteve të sotme Katolike, bënë që këto Simbole të harrohen dhe të mos përfshihen në listën e 40 martirëve që do të shugurohen sot nga Papa Françesku. Familjarët e tyre nuk patën mundësi të merrnin së paku as edhe një ftesë për këtë meshë, pasi salla do të jetë mbushur me politikanë të dështuar dhe të kompromentuar, me të gjithë autoritetet fetare të gjithë besimeve.

Dom Mark Dushi dhe Dom Zef Bici, kishin qenë Françeskanë si Papa Françesku.

Jemi të bindur se në momentin e meshës që do të mbajë Papa, për martiret në orën 17.00 , zemra e tij e madhe do të dëgjojë zemërimin e tyre për këtë padrejtësi, nga brenda fasadës së murit të sallës së poshtme të Katekizmit të Katedrales. Shpresojmë se me ndihmën e Zotit dhe besimtarëve të shumtë katolikë të Tiranës, Papa Françesku do të gjejë të vërtetën e martirëve ne murin e Katedrales, por jashte listes se te 40-tëve. Me siguri që, si një Pastor i vërtetë, ai do të gjejë një vend në listë edhe për këto Shërbëtorë të devotë dhe të sakrifikuar të Kishes Katolike.

 

 

Silvana Dushi

                                                                                              

Mbesa e Dom Mark Dushit

 

Per reference, copy and paste, linkun e meposhtem

 

http://sq.radiovaticana.va/news/2013/05/02/pushkatimi_i_dom_zef_bicit_e_dom_mark_dushit./alb-688445

Silvana Dushi September 21, 2014 11:01
Komento

5 Komente

  1. nastradini September 21, 15:50

    KOMEDIJA SHQYPTARE E EDVINIT VE KLERIKET E PUSHKATUAR PERBALLE PIRAMIDES SE ANTIKRISHTIT ENVER HOXHA QE URDHEROI VRASJEN E TYRE

    Ne, besimtaret e devotshem te Zotit me shqetesim pyesim si do ta ndjeje veten Ati i shenjte Papa Francesku kur te kaloje me shpuren e tij prane Piramides se ANTIKRISHTIT gjakatar Enver Hoxha dhe kur perballe tij si nje komedi puro albananeze jane ngjitur neper pemet e bulevardit fotografite e Martireve te Kishes Katolike franceskane te vrare dhe masakruar nga regjimi komunist dhe nga Partia e Punes qe tani eshte bere Partia Socialiste me Edvin Bojaxhiun ne krye. Per kete sakrilegj te papare ne historine e Kishesh kur vihen perballe nje ANTIKRISHT me VIKTIMAT e tij sic jane Kleriket Franceskane te pushkatuar ka faj edhe Kisha Katolike shqyptare qe nuk ka informuar Papen dhe Vatikanin, por ka mbyllur syte ne nje gjynah teper te rende. Prandaj edhe kjo Kishe Katolike ka harruar dhe ka lene jashte liste edhe Dom Mark Dushin qe kishte te vetmin faj se besonte pa kufi tek i Madhi Zot.

    Reply to this comment
  2. roberto September 21, 16:28

    Filluat edhe ju katoliket te ziheni me njeri tjetrin sic bejne ish te perndjekurit politike???
    Shumica e ketyre “martireve” jane denuar per bashkepuntore te FASHIZMIT!!!!
    Cfare martiri eshte ai prift,qe iu gjeten arme ne kishe per te luftuar komunistet???
    Kjo eshte njelloj sic bene ata ,qe ishin denuar per PEDERASTI E PEDOFILI dhe perfituan si te PERNDJEKUR POLITIKE!!!

    Reply to this comment
    • nastradini September 21, 17:12

      O roberto enveristi po si nuk te vjen pak turp more debil i pacipe i pafe qe te fyesh Martiret e Kishes kur Ati i Shenjte ka ardhur posacerisht per te nderuar kujtimin e tyre. Fakti qe Kisha katolike shqyptare ka harruar disa Martire te masakruar nga bandat gjakatare te Enver Sadistit nuk te jep ty te drejten per te hedhur balte mbi vepren e tyre te shenjte per te gjithe shqyptaret: Ta afronin Shqypnine me Boten Demokratike dhe Besimtare, pikerisht sic po qan politika jone aktuale si mesalla me dy faqe me Edvinin, Saliun dhe Like Floririn ne krye.

      Sa per bashkepunimin me fashizmin te klerikeve Martire meso nga nastradini se pederasti i pabese enver Hoxha jetoi nga viti 1941 kur e perzune nga ambasada e Zogut ne Bruksel per vjedhje ordinere deri ne vitin 1944 ne vilen e Kryefashistit Bahri Omari qe e kishte kunat te vet. Nga kjo vile ne qender te Tiranes ky ANTIKRISHT me fytyre te dhjamosur nga ushqimi i tepert spiunoi tek fashistet te gjithe kundershtaret e vet politike dhe me pas edhe shoket e vet komuniste debila idealiste me Qemal Stafen ne fillim dhe kete ves te poshter te kriminelit te pabese e vazhdoi deri ne fund te jetes se tij.

      Reply to this comment
      • Lleshi September 21, 18:40

        Façizmi i krisur me ca tradhetare na shiti vatrat , na beri varre ! Ngrihi t’i biem jezitit plak se Shqiperia s’rron dot pa gjak !

        Nastradin , Papa erdhi te shugroje martiret e popullit shqiptar qe u vrane nga armet e fashisteve italiane dhe nazisteve gjermane , qe u bekuan nga prifterinjte tane ! Ha…ha….ha…..

        Ashti si Janullat qe bekonin armet dhe sopatat e andarteve , apo Irinejet thikat dhe bajonetat e ustasheve !

        Ha…ha…ha….ha….. Eshte per te qeshur , se lot nuk ka me , kur shikon keto histori ku dhe nena te reja jane care bashke me femijet e tyre ne bark ! Bekuar qofshin keto martire shqiptare !

        Reply to this comment
    • Bureto September 22, 10:00

      Ju lutem, mos e merrni seriozisht me nder Robertin! Ai kete kerkon, t’i kushtohet pak vemendje edhe atij. Mosni…!

      Reply to this comment
    • bubazheli November 6, 15:29

      yt ate, i futi armet ne kish mor debil!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*