Dy të plagosur në një aksident rrugor

May 30, 2016 16:20

Dy të plagosur në një aksident rrugor

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Ngjarja ka ndodhur më aksin rrugor Fushë Krujë -Tiranë, në Nikel, në rrugën kryesore. Sipas policisë mjeti tip Golf me targa AA 047 ED është përplasur me mjetin tip BMW me targa angleze R006YRZ.

Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur A.T. 37 vjeç dhe L.M 45 vjeç, banues në Nikel,  të cilët ndodhen në Spitalin Ushtarak, jashtë rrezikut për jetën.

Efektivët e policisë kanë mbërritur në në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të saj dhe normalizimin  e lëvizjes së  mjeteve në këtë aks rrugor.

May 30, 2016 16:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*