Dy të rinj nga Lezha bëhen kryeqendra e “Fake News” në Itali

December 9, 2017 21:42

Dy të rinj nga Lezha bëhen kryeqendra e “Fake News” në Itali

Gazeta prestigjioze italiane “La Repubblica”, me 500 mijë kopje të shitura çdo ditë, ka botuar një investigim me titull:

“Kështu financohet fabrika e fake news (lajmeve të rreme)” të gazetarëve Carlo Bonini dhe Giuliano Foschini.

Nëntitulli i shkrimit është interesant:“tregtarë publiciteti, start up dhe një kompani ruse”. Gazetarët flasin për një fabrikë me mijëra IP interneti, që prej dy vitesh hedh helm on-line, duke toksikuar rrjetet sociale dhe debatin politike përmes ndikimit në fushatën elektorale, raporton gazeta italiane.

Gazetarët italianë në investigimin te IP në tre shtete: Angli, Shqipëri dhe Rusi, kanë gjurmuar aktivistët e lajmeve të rreme në gjuhën italiane. Në Shqipëri kanë mbërritur të identifikojnë dy djem në Lezhë që kishin hapur disa portale në gjuhën italiane me qëllim nxjerrjen e lajmeve të rreme, marrjen e reklamave nga kompani dhe shtete të ndryshme, për të ndikuar në fushatën zgjedhore në Itali.

Dy shhqiptarët kanë pasur qëndrën e tyre në Lezhe dhe nëpërmjet portaleve që administronin, hidhnin lajme për të helmuar Italinë me lajme të rreme (Fake News).

Ata kishin në pronësi domenet e Tutto24.info dhe Ilmondoit.info.

Media italiane ka arritur të sigurojë nga autoritet hetimore vendase edhe regjistrin e uebsajteve nën kontrollin e dy djemve nga Lezha.
• Guardache.info ( e pazhornuar)
• Guardache.news (e pazhornuar)
• ilmondoit.info (aktive)
• imigliorivideo.co (aktive)
• incredibile.info (e pazhornuar dormiente)
• informatiitalia.info e pazhornuar)
• noncipossocredere.info (dormiente)
• pazzesco.info (e pazhornuar)
• robadapazzi.info (e pazhornuar)
• tuttoinweb.com (Aktive)
• globooggi.info (Aktive)

Në Itali, shkruan gazeta italiane Repubblica,”kompania më e madhe ruse e reklamës Adlabs, financonte kompaninë start –up ClickIo që sugjeroi klientëve të saj, edhe çfarë përmbajtje të shkruajnë dhe çfarë temash: për emigrantët, rrezikun islamik ose për celebrimin e Putinit si njeri i fortë”.

December 9, 2017 21:42
Komento

3 Komente

  1. Lili December 10, 02:02

    Pra shqiptaret duhet te kuptojne se pas cdo portal qe ka lajme sensacionale, eshte nje sherbim qe mbledh te dhena e pret momentin me vepruar rdhe me ju bind si duhet te votoni ne favor te serbise…
    Kemi shume keso,sidomos nga makedonia…

    Reply to this comment
  2. shushica December 10, 09:03

    Interesat ruso serbe ne Shqiperi perfaqsohen direkt nga Berisha Basha ,nuk ka nevoje per dy te rinj qe prodhojne fake news…Mjafton te vrojtosh me vemendje ,sa here qe shqiptaret ne Shqiperi, Kosove Maqedoni ,Mal te Zi arrijne diçka ,ata organizojne gjithe llumin anarkofashist dhe tribal per destabilizimin e Shqiperise .Fjalori i Berishes dhe Bashes eshte me i eger se fjalori i Hitlerit dhe Duçes..Vetem ne Shqiperi ndodh qe ndersa BE nxit me vleresime pozitive per permbushjen eobjektivit per hapjen e nisedimeve per pranim ,Berisha ,Basha dhe banda e tyre vjellin helm kudo ku mundin .Dhe natyrisht edhe ne Europe ka antishqiptare e filo ruse qe u bejne jehone shpifjeve te tyre .Atyre nuk duan te futen ne BE ,sepse qenia ne BE shton presionin per vendosjen e shtetit ligjor ,gje qe per Berishen dhe Bashen perben rrezik jetesor .

    Reply to this comment
  3. fshatari pafshat December 10, 14:50

    La fabbrica delle “Fake news” = Fake news.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*