Dy viktima nga COVID-19 në spitalin e Shkodrës, mes tyre edhe efektivi i policisë bashkiake
Nga Arkiva
COVID-19 i ka marrë jetën dy personave në spitalin e Shkodrës, mes tyre edhe një efektivi të policisë bashkiake Shkodër.
Humb jetën shtetasi Rauf Guri, efektiv i policisë bashkiake, i cili edhe pse ka qenë duke marrë trajtimin për COVID-19, por sëmundja ka përparuar duke rënduar gjendjen shëndetësore. Sëmundjet e tjera bashkëshoqëruese kanë bërë që efektivi i policisë të mos e përballojë dot virusin duke i marrë jetën
Personi i dytë që ka ndërruar jetë nga COVID-19 është një pacient, i cili ka qenë i shtruar në repartin e reanimacionit në Shkodër.
h.b/dita
Nje nder mesazhet qe ministresha mundet me dhane eshte ky: jeni me diabete, me tension, me mbipesha: shtoni masat mbrojtese, mos dillni pa nevoje mos takoni femijet pa mbrotje e pa desinfektim duarsh. Qendroni ne shtepi aerosni vendin sa ma shume duke ruajtur distancimin edhe ne shtepi.
Cdo qendrim ma shume se 15 minuta ne ambient te mbyllur me nje njeri rrit mundesine me u kontaminuar.
Muhabet pak e nga larg per keta njereze!