Dy vite përgjime, si u zbuluan nga bisedat ish-deputetët Çuko e Ndoka

October 22, 2018 09:21

Dy vite përgjime, si u zbuluan nga bisedat ish-deputetët Çuko e Ndoka

Janë dashur dy vjet përgjime e hetime për zbulimin e aktivitetit kriminal ku akuzohen si të përfshirë edhe dy ish-deputetët socialistë Arben Çuko dhe Arben Ndoka.

Sipas burimeve nga prokuroria të “BalkanWeb” Çuko dhe Ndoka u zbuluan nga grupi kriminal Avdulaj. Hetimi mësohet se ka nisur që në dhjetor të vitit 2016 dhe prej dy vitesh ky grup ishte në përgjim. E pikërisht këto përgjime kanë çuar dhe tek dy ish-deputetët që u arrestuan ditën e djeshme në Tiranë.

Nga përgjimi ka rezultuar se Arben Ndoka kishte mik një nga anëtarët e grupit të Avdulajve. Po kështu Çuko është dëgjuar teksa i kërkohej transferimi i të burgosurve.

Prokuroria ka zhvilluar hetim në tre drejtime, një për grupin, një për Arben Çukon dhe një për Arben Ndokën.

Urdhër arresti për ish-deputetin dhe ish-drejtorin e Burgjeve Arben Çuko u ekzekutua dje nga policia dhe ai u dërgua në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Rreth dy muaj më parë Çuko u shkarkua nga posti dhe vendin e tij e zuri Stefan Cipa. Motivacioni i këtij ndryshimi ishte rritja e sigurisë në burgje.

Pas Arben Çukos, urdhër arresti erdhi edhe për ish-deputetin tjetër të Partisë Socialiste Arben Ndoka.

Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhrin e arrestit për shtetasin Arben Ndoka, 46 vjeç, nga Lezha, për të cilin Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën “Arrest në burg”.

Ai dyshohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash.

o.j/dita

October 22, 2018 09:21
Komento

3 Komente

  1. Gjon Leka October 22, 12:12

    Filluan të bien në rrjetë cironkat socialiste dhe cimet demokratike. E hajrit na qoftë! Tjetër herë me qefuj e krapë! E ndonjëherë me peshkaqenë!

    Reply to this comment
  2. Adih October 22, 13:58

    Gjon Leka [email protected]
    E keni gabim zoteri .Keto nuk jane cironka ,por jene cironka te ngordhur prej kohesh ,vijne here ,e pa bereqet ,kunder korrupsionit .Ku per ne nuk ka fare rendesi . Me gjithe se kata kane fallcifkuar ,per interesa materiale ,fai i pronave nuk eshte i tyre,por i peshkeve te medhenj keto e 27 vite .Mendoj se do ta rregulloje kesaj here dhe do ti zere ne rjete peshpit e medhenj SPAK.
    Nderime z Gjon Leka

    Reply to this comment
  3. . October 22, 15:15

    Keto jane “xhaketat e reja” qe “rilindasi” futi ne PS kur e spastroi nga xhaketat e vjetra

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim