Dy vjet luftë me 4 mln të uritur e mijëra të vrarë për një komplot të pretenduar

December 15, 2015 12:13

Dy vjet luftë me 4 mln të uritur e mijëra të vrarë për një komplot të pretenduar

Sudani i Jugut u nda nga ai i Veriut në vitin 2011, pasi kanë fe të ndryshme. Por Sudani i Jugut nuk po gjen paqe.

Sot dy vjet më parë ka nisur lufta në vend, duke detyruar një milion njerëz që të lënë shtëpitë e tyre, ndërsa rreth 4 milionë të tjerë vuajnë nga uria.

Tetë angazhimet për paqe janë thyer nga politikanët vendas. Vendi u zhyt në konflikt në dhjetor të vitit 2013, pasi Presidenti Salva Kiir akuzoi ish-ndihmësit e tij, Riek Machar, se kishte tentuar të kryente një grusht shteti, duke komplotuar.

Përplasjet që pasuan nisën një cikël të vrasjesh hakmarrëse që kanë ndarë shtetin më të ri në botë, e cila fitoi pavarësinë nga Sudani në vitin 2011, përgjatë vijave etnike.

Konflikti midis Presidentit dhe zëvendësit të tij është gjithashtu edhe konflikt midis dy grupeve etnike.

Presidenti Kiir i përket grupit etnik Dinka, ndërsa po luftohet nga rebelët e Machar, që i përket grupit Nuer.

Sipas OKB-së dhe Unionit Afrikan, të dyja palët kanë kryer krime, përfshirë masakrat dhe përdhunimin në grup. Mijëra fëmijë janë përdorur si ushtarë dhe si mburojë në konflikt nga të dyja palët, thotë Human Rights Watch.

Të dyja palët kanë akuzuar në mënyrë të përsëritur njëra-tjetrën për thyerjen e një armëpushimi që u ra dakord në muajin gusht. Në marrëveshje ishte rënë dakord edhe kthimi në kryeqytet i zv/presidentit.

Mijëra njerëz janë strehuar brenda kampeve të OKB-së në të gjithë vendin, ndërsa shumë prej tyre kanë humbur jetën për shkak të mungesës së ushqimit dhe kujdesit shëndetësor. /Dita/

 

December 15, 2015 12:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*