Dy vota pro Ruçit, aleati i PD shpërthen ndaj Bashës: Ke nxjerrë njerëz që na akuzojnë ne

September 10, 2017 17:40

Dy vota pro Ruçit, aleati i PD shpërthen ndaj Bashës: Ke nxjerrë njerëz që na akuzojnë ne

Në vijim të diskutimeve në kryesinë e Partisë Demokratike ditën e sotme për për rrjedhjen e votave për Gramoz Ruçin kryetar Kuvendi, Basha është sulmuar edhe nga 1 prej aleatëve të tij.

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, i është drejtuar kryetarit të PD, duke i thënë se i takoj atij të gjejë se kush votoi pro-Ruçit.

“Është përgjegjësia jote që të gjesh kush e ka bërë, se nëpër Facebook ke nxjerrë njerëz që na akuzojnë ne,” mësohet t’i ketë thënë Dashamir Shehi Bashës.

Debate të shumta në kryesinë e PD-së, pati edhe mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Ervin Salianjit e Grida Dumës.

Kreu i PD-së Lulzim Basha e ka cilësuar të papranueshme rrjedhjen e votave nga grupi parlamentar i PD në seancën e djeshme për votimin e Gramoz Ruçit në krye të parlamentit.

Basha ka diskutuar me deputetët procesin e votimit të Ruçit dhe kjo çështje do të hapet sërish nesër në seancën plenare.

Basha ka deklaruar se vendimi i grupit duhet të respektohej në unanimitet dhe ka dënuar rrjedhjen e votës si dhe përpjekjen për blerjen e deputetëve.

September 10, 2017 17:40
Komento

2 Komente

  1. demo September 10, 19:33

    Blerjen e deputeteve e cpiku Sali Berisha qe ne 1992,kur bleu nga PSD,Laco partine megjithe akademistin Arjan Starova,qe i beri ministra.Vazhdoi me ate deputetin e Prrenjasit te Fatos Nanos,pastaj bleu Fatos Nanon me n6 deputete.Tani i ra ne koke ustalleku.Jo vetem katunaret ditken te shesin e te blejne,por ditken edhe qytetaret!!!!

    Reply to this comment
  2. populli me ahet e tij September 11, 10:50

    hani mut hani,keshtu do vazhdoj PD me rrjedhje votash deri ne zhdukje

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*