Dy vota pro Ruçit, Topalli: Ju tregoj çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit PD

September 11, 2017 22:38

Dy vota pro Ruçit, Topalli: Ju tregoj çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit PD

Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka reaguar pas rrjedhjes të votave nga disa deputetë të opozitës gjatë votimit për zgjedhjen Gramoz Rucit si kreu i Kuvendit si dhe paralajmërimit të PD-së se kush shet votën nuk do ketë vend në grupin parlamentar.

Statusi i plote:

Ne mbrojtje te se vërtetës.
Dje Basha pas mbledhjes se grupit shperndau ne media nje deklarate qe kishte dhe fjaline:
“Kush shet votën nuk do të ketë vend në grupin tonë parlamentar.”
Kjo eshte nje tjeter genjeshter , pervecse hipokrizi e Lulzim Bashes. Kete e konfirmon qendrimi i vete LB.
Pas votimit te kryetarit te Kuvendit edhe me votat e PD ka patur dy mbledhje.

E para eshte bere me kryesine e Grupit parlamentar, ku merr pjese kryetari i listes , nenkryetaret dhe kryetaret e komisioneve parlamentare, dhe diskutohen qendrimet politike qe duhet te diskutohen ne grup.
Kjo ka zgjatur rreth 1 ore. Ne kete mbledhje Basha per asnje rast, ne asnje sekond nuk ka ngritur ceshtjen e votimit te Rucit edhe me vota nga PD .
Ai jo vetem nuk ka shprehur asnje qendrim , por nuk ka patur asnje fjale dhe asnje shqetesim per shitjen e votes te grupit te tij (qe ne seancen e pare).

E njejta sjellje ka vazhduar edhe ne mbledhjen e grupit, ku kane folur per hava: kane folur per strategji komunikimi, per muhabete kafje , per dokrra hini por jo per politike dhe as per votat qe i dhuruan Rucit..
Njelloj si ne mbledhjen e pare,Luli perseri ka heshtur si fija e barit deri kur Berisha ka ngritur ceshtjen.
Kjo eshte e verteta.

Cdo fjale e tij pas kesaj eshte e genjeshter ; cdo qendrim i tij me pas eshte i rreme. Sjellja e tij eshte krejt hipokrite.
Ajo shpreh edhe nje here krizen e thelle morale ne lidershipin qe mban sigles e PD.
Disave kjo genjeshter mund t’i duket e vogel; dmth thjeshte nje rrene mes shume te tjerave ,por per mua eshte shume me teper.

Te gjithe e dijne se Basha nuk ka respekt per te verteten.
Por e verteta eshte baza e perbashket nga e cila ndertohet cdo gje.Ne te kundert gjeja shembet, sic po ndodh ne fakt.
Ndershmerisht raporti me te verteten eshte baza e karakterit.

Ne e dijme se edhe politikane te tjere genjejne, por Lulzim Basha eshte nje kategori ndryshe.
Politikanet e tjere edhe bejne perpjekje per ruajtjen e reputacionit.
Luli genjen edhe per vete “gezimin” e rrenes….
Kesaj radhe ai po e perdor skandalin edhe per te kercenuar grupin…me synim kontrollin personal te tij.

Sjellja e tij eshte tipike e njerezve pa lidership moral, pa asnje parim , te pa afte per te udhehequr, modelin e te cilit e kemi vuajtur per gjysem shekulli.
Nje shkarravine e ketij modeli eshte teper per shqiptaret.
Dhe per kete do paguaje vendi deri sa te beje zgjidhje.

September 11, 2017 22:38
Komento

9 Komente

  1. demo September 11, 22:43

    Shyqyr qe u shporr jusepina,se tjerat rregullohen.

    Reply to this comment
  2. alphade September 11, 23:10

    Shifni fotografine e Jozit : rrezik VDEKJE ! Si u beka nje
    riu kur humb “parajsen” ,pushtetin,privilegjet, udhetimet
    neper vendet ekzotike hypur mbi gamilet, sherbyes per
    pastruar cibanet e qelbezuar ne fytyre, cetaphit per te
    pastruar qelizat e ngordhura,sic e shikoni ne foton e
    mesiperme ! Nje vdekje klinike pa kthim..! Nese Basha
    ka bere deri me sot nje gje te mire eshte pikerisht se ho-
    qafe keto/a rrospija politike ,megjithate,kryesori vegjeton,
    deri diten qe drejtesia do te trokase ne deren e kryekrimi-
    nelit e kryehajnit te Vicidolit ! Durim dhe shprese ….!

    Reply to this comment
  3. alphade September 11, 23:12

    Shenim: nje kerrme,era e qelbur e se ciles kundermon kudo ne tere token shqiptare.

    Reply to this comment
  4. MH September 11, 23:16

    Per nji gjysem shekullit.Ai zotria qe e konsideron ti si model jo demokratik.Iu ka ba te shurroheni ne breke me te madh e me te vogel.Edhe sot vashdoni semundjen tue fole me vedin.Demek se ishit e jeni te meqem me mendet e krese.Ju ka dale zani sot si kerpudhat mbas shiut.

    Reply to this comment
  5. Une, Lubonja. September 12, 02:13

    Te gjithe nje mut keni qene dhe jeni! Made in Berisha! Te gjitheve u ka kaluar Sala neper duart e tij! Jeni brumi qe ka bere Berisha! Josi dhe Berisha pa le Lulja asnjehere nuk kane rruajtur “reputacionin”! Jane hajdute dhe kriminele!

    Reply to this comment
  6. alphade September 12, 08:16

    Komenti im…….

    Reply to this comment
  7. alphade September 12, 12:18

    Sa qenkerke plakur moj “zonja me camelie” , apo eshte
    ” mungesa” e trajtimit si dikur me parate e taksapagues-
    ve. Perifrazim i nje thenje te Dantes: ” Nuk ka me keq ne
    bote kur ne ditet e veshtira kujton jeten e lumtur” plot
    shkelqim: me bodigarde,me sherbyes,me salltanete sull-
    tanes Hurriem, me udhetime neper shkretiren e Sahares
    me gamile,po ne shkretiren e Gobit keni qene Ju zonja
    Jozi ? Po te kujtoj sic ta kam kujtuar perhera ato 68 milion leket qe ke harxhuar per dieta per te shkuar ne
    shtepine tende ne Shkoder. E ke frike Vettingun,prandaj
    je shperfytyruar e gjitha , te kane rene pendet per toke.!
    Prit,prit se s’ke pare gje akoma zonje ? Do te dalin te gji-
    tha sa i ke gerryer pasurise se ketij populli. Hajdute,arro-
    gantr,prepotente,zemerlige,hipokrite,vecse vrase si pa-
    droni yt nuk je sepse nuk ke kellqe,po t’i kishe edhe ate
    do ta beje! Kaq kisha per sot,stafit te “DITES” uroj nje
    dite te kendeshme plot prodhimtari e freski qe sjell kjo
    gazete ! Pershendetje …..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*