Dy xhepistë 70 vjeçarë, 28 vjet pas “ndërrimit të sistemit”

July 12, 2018 17:47

Dy xhepistë 70 vjeçarë, 28 vjet pas “ndërrimit të sistemit”

I nderuar z.Thano

Në moshën e tretë, njeriu shumë huqe të këqia i pret. Nga pjekuria, pamundësia e turpi nga shoqëria. Kjo është e përgjithshmja e jetës, por kur has tek e veçanta, në këtë të përgjithshme krejtësisht habitesh, të duket vetja sikur lajthit ?!

Në një ditë të korrikut, të vitit 2018, isha në pazar për të psonisur. Kisha ndalur pran një banaku e po bisedoja me shitsen e zarzavateve. Ndjej një lëvizje në xhepin e krahut të majtë të pantallonave. Hedh menjëher dorën për ta kontrolluar, se pandeha se ishte ndonjë shokë  që bënte shaka. Ktheva kokën dhe pashë kush ishte.

Ç’të shohë ?! Ishin dy të moshuar, mbi  70 vjeç. Të veshur normal dhe të paqederosur për futjen e dorës në xhepin tim për të më vjedhur.  Më kapi syzat që i kisha në xhep të m‘i merrte, por unë i kapa dorën dhe i thashë: Ç’po bënë kështu ? Po  më vjedh ?!

Por ata, pa u qederosur fare, vazhduan sipas prgramit të tyrë, gjuanin vendet ku kishte grumbuj njerzësh, pleq ose ndonjë të të pakujdesshëm, për t’i zhvatur.

U çudita…! Se paraqitja e tyre nuk të linte përshtypjen e njeriut të varfër. Ishin të pastër , të rregullt në pamje e të shëndetshme.

Thashë me vehte: ç’po na shohin sytë e  dëgjojnë veshët tani. Kriminaliteti, në familje e shoqëri po bën kërdinë dhe ligjzbatuesit nuk e ndjejnë sa duhet përgjegjsinë. Korrupsioni, në përmasa të  papara, po e bluan ekonominë e tërë shoqërinë. Disa kanë gjithçka pa punuar fare, kush e kush të vjedh,  zhvat e të marrë. Imoraliteti është futur thellë në jetën tonë, shpirtin atdhetar, interesi personal  e ka bërë fërtele. Nuk gjykohet me unitet si shqiptar, por si armiq të përçarë. Kjo jetë plot ankthe dhe kaos  thuhet se qenka demokraci.

Lind një pyetje,  që kërkon përgjigje, pse ndodh kështu..?

Ndodh kështu sepse shteti nuk  e luan rolin si shtet, të punoj në interes të popullit të vet,  por shikon interesat personale të drejtuesve  të tij e të partisë që  i përket. Shqiptari i zakonshëm është lënë në mëshirë të fatit, dhe ndaj ndodhin gjëma të mëdha, por edhe çudira të“vogla“, si ishte ajo e dy pleqve që folëm më lartë.

Populli thomë që “ndryshoi sistemet”. Por drejt me thënë, me këto që na kanë parë sytë këta 28 vjet, pas 90-s, nuk e prisnim këtë “dhuratë”.

Me respekt

Mato Kollozaj      

July 12, 2018 17:47
Komento

7 Komente

  1. perkthyesi July 12, 21:58

    Shume e sakte! Shteti ka braktisur me kohe popullin. Kjo shihet me qarte ne korrupsionin galopant dhe te llahtarshem qe e ka zene per fyti kete vend, paaftesia proverbiale e administrates per te zgjidhur hallet e njerezve, dhe makuteria e jashtezakonshme e politikaneve, gjyqtareve, prokuroreve, mjekeve, etj etj. Pa qene nevoja t’ju jap te drejte te moshuarve hajdute, por lind pyetja: cfare duhet pritur nga shtresa te caktuara, qe kane prirje per te vjedhur dhe mashtruar? Ne tunel, ku jemi futur te gjithe, ende nuk duket asnje drite ne fund te tij…… Deri kur?

    Reply to this comment
  2. Kris 1 July 13, 03:45

    E cna gjet belaja me shokun Mato qe nuk e kupton qe shteti ka merak per pensionistet si puna e Matos dhe ka marre masa seriozePak te duket reforma e pensioneve apo vendimi i qivurise per indeksimin e pensioneve per inflacionin?Kur nuk ke pare ne xhep kush do te te fut duart?Sa per syzet veri ne qafe me ushkur o Mato.Qe mos shohesh mire nuk eshte ndonje e keqe e madhe.Kullat e Edit,Lulit dhe Erionit i sheh dhe pa syze

    Reply to this comment
  3. Fatmir Lohja July 13, 07:55

    Bukur. Gjetje e bukur artistike.

    Reply to this comment
  4. Feniks July 13, 18:32

    Shteti nuk e ka braktisur popullin,por e perbuz e tall e poshteron dhe injoron popullin!
    A ka fakt me te sakte se ai qe asnje zyre apo zyrtat i shtetit sot nuk ben pritje populli dhe nuk merret me ankesat e popullit,por te tregojne gjykaten edhe per nje konflikt te thjeshte qe mund ta zgjidhe eprori i tij ose juristi i institucionit?
    Por ne mbeshtetje te qeverise ka qene edhe media se kur i kam shkruar disa gazetave kryesore se “UKT po vjedh qytetaret” nuk ma kane botuar kete denoncim!
    Po keshtu edhe Bashkia e Tiranes,Avokati i Popullit dhe ne fund kryeministri Rama qe m’u pergjigj se “UKT nuk varet nga qeveria!
    Po Bashkia e Tiranes,qe eshte socialiste me 80% te aksioneve a nuk qenka e qeverise?
    Po kur qytetaret vjedhin ujin dhe kryeministri i kercenon me burg, pse qenka UKT i qeverise?

    Reply to this comment
  5. Plaku Xhuxhumaku July 13, 23:20

    O njerez, me keto hartime si te shokut Kollozaj, e bete kete gzeten DITA si libri i Kendimit i klases se dyte fillore qemoti.

    Reply to this comment
  6. vasili July 14, 13:48

    kolloz-leshi.ose nuk di ku jeton,ose i duket vjedhje e vogel,me ate veshje fine,qe mbajne gangsterat e politikes dhe oligarket e medhenj dhe te vegjel.

    Reply to this comment
  7. MH August 1, 13:16

    Para shume vitesh kur lexoja buze rruges ne vendin e shitjeve te gazetave ne pijace Shkoder.Nji djal i ri,zotni djale.Ne ishte afrue edhe ai per te lexuar gazetat por bente dhe nji pune te dyte.kontrollonte si gjahtar xhepat e lexuesve.Ai si pak ma i gjate nga une pa veshtiresi kishte shtri doren dhe gishtat i kishte futur ne xhepin e kemishes.Ndjeva dhe me bisht te synit ndiqja levizjet.Kur e ngopi doren bukurmire ne xhep.Une me shpejtesi ia “vjedha” doren ne xhepin tim e nuk e leshoja.Cfare kerkon ne kete xhep mor zotni,asnji pergjigje,as kurrfare zanit.Ai terhiqte doren po nuk e leshoja dhe i gjithe ambienti njerezor i gjindur prezent kishin ngulur syt tek ky batakqi hajdut i neveritshem.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*