Dy zgjedhje dhe një Brexit ose dy vite dramatike në politikën britanike

May 12, 2017 11:46

Dy zgjedhje dhe një Brexit ose dy vite dramatike në politikën britanike

Votuesit britanikë janë thirrur për të votuar më 8 qershor, në zgjedhjet e dyta parlamentare në dy vitet e fundit, ndërkohë që në mes të kësaj periudhe kanë qenë referendumi për Brexit dhe zgjedhjet lokale:

– 7 maj 2015: Britania e Madhe voton në zgjedhjet e përgjithshme pas pesë vitesh qeveri koalicioni. Kryeministri konservator, David Cameron fiton edhe pse rezultat të ngushtë.

– 8 maj: Lideri laburist i opozitës, Ed Miliband jep dorëheqjen duke i hapur rrugën një surprize tjetër, asaj të zgjedhjes së Jeremy Corbyn si lider i partisë.

– 20 shkurt, 2016: Cameron njofton një referendum për anëtarësimin e vendit në BE, sipas premtimit që kishte bërë në fushatë, por duke kërkuar që vendi i tij të mbetej pjesë e unionit.

– 23 qershor: Britania e Madhe voton për largimin nga BE me 52 për qind të votave.

– 24 qershor: Cameron jep dorëheqjen.

– 11 korrik: Konservatorët caktojnë Theresa May në postin e liderit të partisë dhe në atë të kryeministrit.

– 17 janar 2017: May njofton strategjinë e saj Brexit.

– 29 mars: May kërkon zbatimin e Nenit 50 të Marrëveshjes së Lisbonës, që lejon një vend anëtar të largohet nga BE pas dy vitesh.

– 18 prill: May njofton zgjedhje të përgjithshme të parakohshme duke u kërkuar votuesve të mbështesin lidershipin e saj “të fortë dhe të qëndrueshëm” si edhe planin e saj për Brexit. Parlamenti miraton kërkesën e saj.

– 4 maj 2017: Konservatorët marrin një fitore të dukshme në zgjedhjet lokale ndaj laburistëve dhe UKIP-it.

– 8 qershor: Zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme.

May 12, 2017 11:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*