Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qendër te qytetit Peshkopisë përballe bashkisë Dibër. Një mjet tip ‘Mercedes Benz’ me targa Ab 057-ës në pronësi të Ronaldo Rexhës ka humbur kontrollin dhe ka goditur 2 mjete të parkuara në krah të rrugës.
Shkak është bërë shpejtësia shumë e lart e mjetit tip ‘Benz’. Nga ky aksident kanë mbetur te plagosur drejtuesi i mjetit Benz dhe një pasagjere. Ndërsa automjetet e parkuara kanë dëmtime të shumta. Ndërkohe te plagosurit po marrin ndihmën e shpejte pranë spitalit Rajonal Dibër.
Pak minuta më pas, një tjetër aksident rrugor është regjistruar në fshatin Tale të Lezhës. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar tre persona, mes tyre dy shoferë dhe një pasagjer.
Ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Në aksident janë përfshirë dy mjete, ndërsa kanë dalë nga rruga dhe janë përplasur me murin.Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.