Dybala lë Juventusin?

February 8, 2018 14:19

Dybala lë Juventusin?

Paulo Dybala mund të lërë Juventusin në fundin e sezonit. Lajmi i bujshëm i merkatos së transferimeve u publikua nga revista e përjavshme ‘Chi’ që në të vërtetë është e specializuar për kronikat rozë.

Sipas kësaj reviste, sulmuesi argjentinasi nuk e ka rinovuar kontratën e qirasë me pronarët e apartamentit luksoz në Torino dhe kjo përbën një tregues se Dybala po mendon seriozisht të ndryshojë ambient pas mbylljes së sezonit.

Gjithnjë sipas ‘Chi’, Dybala ka përcaktuar edhe destinacionin e tij që është kampionati spanjoll dhe Barcelona.

Dybala e nisi mjaft mirë sezonin, por më pas loja e tij pësoi një rënie të dukshme, aq sa bëri që trajneri Allegri ta lërë atë shpesh në pankinë në ndeshjet e Juventusit. Gjërat për Dybalan u komplikuan akoma më shumë nga dëmtimet të cilat e kanë penguar që të stërvitet në mënyrë konstante.

Një situatë kjo që e ka bërë Dybala që të mendojë vërtet largimin tek Barcelona, ndërkohë që në këtë moment është duke punuar për riaftësimin nga një dëmtim që e ka lënë jashtë fushave për 1 muaj.

o.j/dita

February 8, 2018 14:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*