Dyndja e qytetarëve, ALUIZNI në Durrës shtyn afatin e vetëdeklarimit

January 31, 2015 22:33

Dyndja e qytetarëve, ALUIZNI në Durrës shtyn afatin e vetëdeklarimit

ALUIZNI në qytetin e Durrësit ka shtyrë afatin për vetëdeklarimin e objekteve pa leje. Sipas burimeve nga zyrat e ALUIZNI-t në qytetin bregdetar shkak për shtyrjen është bërë numri i lartë i kërkesave nga qytetarët.

Kështu mësohet se të gjithë të interesuarit do të kenë afat deri më 2 Shkurt për të bërë vetëdeklarimin, ndërkohë që më herët ishte vendosur data 31 janar.

Po si pasojë e dyndjeve të qytetarëve, sportelet pritet të qëndrojnë të hapura edhe gjatë fundjavës.

January 31, 2015 22:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*