Dyshim për pastrim parash, i sekuestrohen 531 mijë dollarë në bankë

August 10, 2017 11:22

Dyshim për pastrim parash, i sekuestrohen 531 mijë dollarë në bankë

 

Policia e Vlorës ka njoftuar sot sekuestrimin e një shumë prej 531.031 dollarësh, në emër të një personi për të cilin jep vetën inicialet A.I.A.

Sekuestrimi i këtyre llogarive në një bankë të nivelit të dytë, vjen si rezultat i veprimeve të kryera Krimi Ekonomik – Financiar i Vlorës, në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit, që kanë ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Vlorës, e cila të mërkurën ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror për llogaritë e këtij personi.

Dyshimet janë se kjo pasuri është vendosur në mënyrë të jashtëligjshme.

Në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar si dhe sekuestrimit të pasurisë që rrjedh nga veprimtaria kriminale, në vitin 2017 është hapur procedimi penal i regjistruar për veprën penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal për hetime të pasurisë së shtetasit A.I.A”, thotë policia në njoftimin për mediat.

August 10, 2017 11:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*