Dyshime për grabitjen e “Benz”-it ML te liqeni

July 17, 2016 11:07

Dyshime për grabitjen e “Benz”-it ML te liqeni

Makina që iu grabit disa ditë më parë te Liqeni Artificial biznesmenit Thanas Naumi, i cili mbeti i plagosur nga autori, është gjetur e parkuar në garazhet e një prej pallateve pranë Liqenit të Thatë, në Tiranë.

Automjeti tip “Mercedes ML”, me targë AA 515 HM, është gjetur i mbyllur brenda në garazh, madje roja i pallatit ka deklaruar në Polici se personi që e ka futur aty ka paguar 100 lekë të rinj për një natë dhe është larguar në këmbë.

Burime nga Policia thanë se mjeti nuk është dëmtuar dhe brenda tij nuk është prekur asgjë, por autori ka marrë me vete çelësin. Kjo ka shtuar dyshimet për grupin hetimor se ngjarja e ndodhur të enjten mbrëma në Rrugën e Kosovarëve, pranë digës së Liqenit, mund të mos jetë thjesht një grabitje.

Sipas Policisë, fakti që autori e dinte se ku ndodhej 34-vjeçari Naumi dhe e priti aty derisa ai hipi në makinë, ka shtuar dyshimet se ngjarja mund të mos jetë thjesht një grabitje.

Autori i armatosur me pistoletë, por pa maskë, ka qenë duke e pritur pranë hotelit ku Naumi kishte parkuar makinën dhe në orën 23:30, kur ai ka hipur për t’u larguar, grabitësi i ka dalë para duke i drejtuar armën.

E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së hotelit, në barin e të cilit ndodhej i plagosuri para se të ndodhte ngjarja. Policia ka sekuestruar pamjet filmike dhe i ka analizuar me detaje të gjitha veprimet e autorit. Në një moment kamerat kanë fokusuar edhe fytyrën e të dyshuarit, i cili nuk është kujdesur aspak që ta mbulonte për të mos u filmuar. /panorama/

July 17, 2016 11:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*