Egjiptiani merr peng peshkarexhën, kërkon 70 mijë € për lirimin e marinarëve

June 22, 2016 13:12

Egjiptiani merr peng peshkarexhën, kërkon 70 mijë € për lirimin e marinarëve

Policia e Durrësit ka zbardhur pengmarrjen e një peshkarexhe “Çelepia 2” nga një egjiptian. Sipas policisë së qytetit bregdetar 18, kapiteni i peshkarexhës 54-vjeçari Dhimitër Malja ka paraqitur kërkesën për nisje të mjetit lundrues për peshkim së bashku me 2 marinarë: 56-vjeçarin Luan Mema nga Durrësi dhe 30-vjeçarin egjiptian Adel Mohamed Sallam.

Peshkarexha “Çelepia 2” është në pronësi Murat Çelepia. Kështu në orën 14:30 të datës 18 qershor, peshkarexhës iu dha leja për nisjen për gjueti në ujërat e brendshme territoriale.

Pas tre ditësh, në orën 24:00 të datës 21 qershor 2016, pronari i anijes “Çelepia 2”, Murat Çelepia u paraqit pranë Policisë Kufitare në Durrës, ku ka deklaruar se ka humbur kontaktet.

Policia Kufitare ka nxjerrë menjëherë në patrullim mjetin lundrues. Megjithë kontrollin me radar dhe thirrjeve të vazhdueshme në kanalin e komunikimit, nuk është bërë e mundur gjetja fizike e motopeshkatores.

Një ditë më pas, mëngjesin e datës 22 qershor (sot) 30-vjeçari  egjiptian Adel Mohamed Sallam ka marrë në telefon 53-vjeçarin egjiptian R. A., i cili punon në Portin e Durrësit duke i thënë se peshkarexha ndodhet në afërsi të Aleksandrisë në Egjipt. Ai kërkon 70 mijë euro duke kërcënuar se do të fundosë anijen së bashku me 2 marinarët shqiptarë.

June 22, 2016 13:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*