Dyshimet e hetuesve për aksidentin e helikopterit në Shkodër

June 18, 2016 19:26

Dyshimet e hetuesve për aksidentin e helikopterit në Shkodër

Pak më shumë se dy muaj nga rrëzimi i helikopterit të forcave ajrore në liqenin e Shkodrës, të tjera detaje dalin në dritë nga hetimet.

Ndërsa fjalën e fundit për shkaqet e rënies së helikopterit pak pas mesdites së 6 prillit pritet ta thone autoritetet gjermane ku u dergua kartat e memories së kameras së brendshme të helikopterit, Prokuroria vijon hetimin për të gjitha rrethanat që çuan në aksidentin tragjik ku humbën jetën pilotët Florian Delia dhe Donald Hoxha.

Prokuroria e Shkodrës dyshon se dy pilotet e ndjerë nuk kishin eksperiencën e duhur për të drejtuar një helikopter të llojit EC145, të cilët ishin blerë nga Ministria e Mbrojtjes vetëm pak kohë më parë.

Tre helikopterët i janë shtuar flotës sonë ajrore të ushtrisë pasi janë blerë nga e njëjta kompani ku janë blerë dhe helikopterët Cougar. Por, blerja e helikopterëve të llojit EC145 nuk është shoqëruar dhe me një kontratë si ajo për helikopterët Cougar për të cilët është kontraktuar nje pilot francez për një periudhë 3-vjeçare për të asistuar në çdo fluturim të Cougarit, raporton ABC.

Për EC145, u pa e udhës që një kontraktim i tillë të mos bëhej. Ky fakt dyshohet se ka sjellë mungesën e trajnimit të vazhdueshem per pilotët e njësisë së Farkës në drejtimin e helikopterëve të llojit EC 145. Sipas burimeve nga Prokuroria, mësohet se për mos ndjekjen e te njejtave standard si ne rastin e helikoptereve Cougar gishti drejtohet nga  komanda e repartit dhe veçanërisht komanda e aviacionit.

Si pasojë, komanda e aviacionit, zyra e sigurisë ajrore dhe ajo e trajnimeve dhe standardizimeve ne shtabin e Pergjithshem dyshohen se janë pergjegjëse për neglizhencë në kryerjen e detyrës. Neglizhencë që fatkeqësisht i kushtoi tepër shtrenjtë Florian Delisë dhe Donald Hoxhës.

June 18, 2016 19:26
Komento

1 Koment

  1. demo June 18, 19:59

    Po cfare kane dale nga kartat e memorjes ne Gjermani?Kane kaluar dy muaj

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*