Dyshimet / Ervin Dalipaj dhe Denis Shtraza u njoftuan për arrestimin

January 31, 2016 18:22

Dyshimet / Ervin Dalipaj dhe Denis Shtraza u njoftuan për arrestimin

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme ka nisur një hetim për nxjerrje informacioni të udhër – arrestit për ish- policin Ervin Dalipaj dhe Denis Shtrazen.

Policia dyshon se Dalipaj dhe Shtraza, dy të akuzuarit e vetëm si autorë të rrëmbimit dhe vrasjes së Gazmend Çollakut, janë njoftuar se do të arrestoheshin.

Dyshimet kane lindur nga fakti se Dalipaj ka mundur t’i shpëtojë vëzhgimit policor.

Ai ka qenë i lokalizuar në Tiranë dhe sapo është firmosur udhër – arresti në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, telefoni i tij celular është fikur, duke humbur gjurmët.

Ndërsa Shtraza u kap duke u përpjekur të largohet nga Shqipëria, nëpërmjet aeroportit të Rinasit, pak pasi policia nisi aksionin për kapjen e tij, raporton Klan.

Sipas Klan,  Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka nisur verifikimin e telefonatave dhe mesazheve të disa punonjesve të policisë, pjesë e grupit hetimor, si dhe të disa oficereve të policisë gjyqësore, pjesëmarrës në hetimet që çuan në nxjerrjen e udhër- arresteve për Dalipaj dhe Shtrazën.

Po kështu, një hetim duket se ka nisur edhe prokuroria, e cila do të verfikojë komunikimet e disa prokuroreve, të cilët mësohet nuk kanë lidhje me çështjen.

Dyshohet se Ervin Dalipaj është personi që është njoftuar.

Ai më pas ka vënë në dijeni edhe shokun e tij, Denis Shtrazën.

Vetë Dalipaj nuk është larguar nga Shqipëria. Ai deklaroi një ditë më parë në media se nuk dorëzohet, pasi nuk ka besim tek policia.

Sipas tij, edhe njollat e gjakut në makinën e tij, Mercedes ML, janë vënë nga efektivë të policisë.

Prokuroria tha se njollat e gjakut të gjetur në makinën që u ndalua një natë pas rrëmbimit të Çollakut ishin të njëjta me ato që kishte Çollaku në fashot me të cilat i ishin lidhur duart, dhe se këto njolla nuk i perkisnin atij.

Makina u sekuestrua, ndërsa Shtraza e Dalipaj u liruan 10 orë pasi u mbajtën të ndaluar në policinë e Durrësit.

January 31, 2016 18:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*