Dyshimet për trukim/ Policia ndalon lojtarët dhe trajnerin e Kukësit në Vjenë

July 10, 2017 09:37

Dyshimet për trukim/ Policia ndalon lojtarët dhe trajnerin e Kukësit në Vjenë

Tronditet klubi i Kukësit dhe futbolli shqiptar. Një pjesë e skuadrës kampione është ndaluar dje gjatë mbrëmjes në Vjenë dhe është marrë në pyetje për orë të tëra. Shkaku?

Dyshimet për trukime në disa ndeshje miqësore që Kukësi zhvilloi pikërisht në tokën austriake.

Përveç trajnerit Gjoka, lojtarët e shoqëruar në polici janë portierët Enea Koliçi dhe Ervis Koci.

Të tjerët janë Ylli Shameti, Albert Serran, Rustem Hoxha, Hair Zeqiri dhe Simon Rrumbullaku.

Mësohet se një pjesë e tyre janë lënë të lirë rreth orës 00:45.

Situata e djeshme ka krijuar shqetësim dhe panik në ambientet e klubit kampion në fuqi të Shqipërisë dhe ka vënë në siklet të madh edhe futbollistët para ndeshjes së Champions-it kundër Sherif Tiraspolit më 12 korrik.

NGJARJA

– Gjithçka ka ndodhur dje në mbrëmje, kur autobusi i skuadrës së Kukësit po mbërrinte në Vjenë, nga ku sot do të niset drejt Moldavisë.

Rreth orës 21:30, kur autobusi ka mbërritur në kryeqytetin austriak pas një udhëtimi prej 7 orësh nga qyteza e Kaprunit, policia e ka ndalur mjetin dhe ka thirrur një pjesë të futbollistëve në një prej komisariateve të Vjenës.

Panorama Sport ka mundur të zbulojë se së bashku me lojtarët është thirrur edhe trajneri.

Arsyeja e shoqërimit të futbollistëve ka qenë dyshime për trukime në lidhje me disa miqësore që Kukësi zhvilloi së fundmi në Austri.

July 10, 2017 09:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*