DYSHIMET / Protesta e 16 Shkurtit drejt anullimit, ka zëra se tenderi për shpenzimet e transportit ishte i paracaktuar

January 25, 2019 23:59

DYSHIMET / Protesta e 16 Shkurtit drejt anullimit, ka zëra se tenderi për shpenzimet e transportit ishte i paracaktuar

TIRANË – Megjithëse caktimi i datës dhe nisja e përpjekjeve për organizimin e një proteste madhështore më 16 shkurt 2029 ngjallën një ndjenjë entuziazmi brenda rradhëve të Partisë Hipokritike, disa probleme organizative po vënë në dyshim qysh në hapat e para, ngjarjen gjigande.

 Siç u shpall në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, caktimi i datës së protestës pas dhjetë vjetësh do të mundësonte një organizim serioz, mbi baza shkencore dhe me procedura të përcaktuara qartë të protestës, në mënyrë që gjithçka të funksiononte si sahat holandez.

Mirëpo tenderi që Partia Hipokritike hapi për të zgjedhur kompaninë që do mbulonte shpenzimet e transportit, si zëri më i rëndësishëm i preventivit të protestës, pati hije dyshimi që në fillim.

Siç mësojnë Gojët e Liga, kompania fituese “Holandezi Fluturak” ishte e vetmja që mori pjesë në garë. Jo vetëm kaq, por rezulton se realisht procedura nuk ishte”tender i hapur”, por Partneritet-Parti-Privat përmes një oferte të pakërkuar.

Sipas kontratës, kompania në fjalë ofrohej të paguante transportin e protestuesve të revoltuar nga gjithë vendi dhe diaspora, me kusht që nëse projekti i Unazës së Re kryhej nga qeveria aktuale e ndyrë, e poshtër dhe e korruptuar, “Holandezi” të merrte njëri nga lotet. Nëse rrethanat madhore e rrëzonin projektin, ai do t’i jepet i gjithi “Holandezit” kur një tjetër holandez të merrte pushtetin.

Ndërkaq, dyshime për parregullsi kishte edhe për tenderin e suxhukëve dhe sanduiçeve për protestuesit, e fituar nga kompania “Fluturezi Holandak”, e regjistruar në shtetin Delaware, si dhe prokurimi tejet delikat i pesë tonëve lëng qepe të freskët, që kryetari i hipokritëve, drejtuesit kryesorë dhe më tej gjithë pjesëmarrësit në protestë, të mos e humbisnin zërin që në pesë minutat e para.

  Këtyre zërave kritikë, u doli përballë dje kryetari i partisë Lul Van Der Bashen, i cili deklaroi se strukturat vigjilente e zbuluan gabimin në kohë.

“Asnjë lek nuk ka humbur. Asnjë qindarkë nuk u ka kaluar kompanive, kështu që nuk ka asgjë për t’u shqetësuar,” qetësoi njerëzit Van Der Bashen, duke i garantuar se komisioni i prokurimeve në Partisë Hipokritike do të organizojë një tenderim tjetër.

Gjithsesi, shpirtrat e trazuar në PH nuk ka gjetur karar.

Nuk përjashtohet mundësia, thonë burimet, që të organizohet një protestë brendapartiake, për të protestuar kundër mënyrës aspak transparente të organizimit të protestës së parë.

Për protestën e re kanë filluar organizimet e para, ku parashikohet edhe një tender për shpenzimet e transportit.

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike pro protestave me preventiv të qartë shpenzimesh

January 25, 2019 23:59
Komento

9 Komente

  1. prap ka fillu me marr Poza ky bythqimi Hollandes January 25, 16:20

    hahahahahah

    kte asht tu e fut ne kurth shpellari
    djalli i vicidolit .
    kan me e heq qafe ,me destabilizu shqipnine .
    asht formula e njoftun qe shpellari berisha aplikon
    saher e shef veteb ngushte .

    lylsukapuci ka me ran hero per bandat e krimit ahahahahah

    Reply to this comment
  2. Niko January 25, 17:42

    Van der lulashi fliska fiks gjuhen e gjiknurit, sa te ngjashem jane bere armiqte e betuar!!!!

    Reply to this comment
    • Fitimi January 25, 18:51

      Te dy njesoj jane
      Duket te presioni çnjerezor qe ju bejne njerezve me i detyru te marin teserat e partive respektive

      Reply to this comment
  3. Oooooooooo sa e ka hap Gojen ksaj here Pederi lol ! January 25, 19:19

    po kercenon Ramen se ka me ja morr me gjith bole brenda te gjatin .

    Cdo bej Rama vall ? (c’thone anal-istat e Dites dhe Kazanit ? )

    a do e terheqi te Gjatin brenda Shallvareve me ushkur ?

    Reply to this comment
    • Boku January 25, 21:55

      Gjigand je! Komenti yt rrezaton dije te thelle, bagazh dhe intuite politike. Kushedi sa libra do kesh lexuar. Kot s’te beri I Gjati minister te jashtem

      Reply to this comment
      • Ooooooooooooooooooo ! January 26, 09:35

        Boku ,

        Ooooh Thanx ,per “mirekuptimin tuaj ”

        1) Un mundet te jem i tille Gjigand (per ata qe me njohin ,natyrishte ,kte s’duhej ta vi´nte asnji Njeri ne dyshim )

        2) bagazh Politike (tingellon pak si jashte sferes time ,por un di mir cdo te thote Politike dhe se si funxionon ajo ne Bote )

        3 ) Qysh ne rinine time kam pasur pasion leximin por
        kam qen selexionist ne zgjedhje si ne gjithcka ne Jeten time , duke qen me shume esencial se siperfaqsore ,
        pra dua te them se nuk kam lexuar shume libra ,sepse kjo s’me ben aspak inteligjent apo te kem njohuri mbi kte Bote (te lexosh libra eshte sh okay ,por eshte thjeshte nji hoby ,si me komentu ktu cdo dite ASGJE tjeter .Libri s’te ben inteligjent por te hap nji sy qe ti e ke te mbyllur qysh ne lindje )

        4) Un jetoj ne Europe , fitoj me zotesine time ndoshta shume me shume se nji Mini aty ,
        por nuk mundem te mohoj se do ishte mir per vendin tim nqs do isha Minister ,sepse do t’i sherbeja Atdheut tim ,ashtu si asnji ne ate vend (fal aftesivve e njohurive personale i nderuar .Tani eshte momenti ta mbyll komenntin ttim ,e mbetem me shpresen se do me kesh kuptuar i nderuar Boku) klm.

        Reply to this comment
  4. intelektuali January 25, 23:58

    Partia Hipokrite e Hollandezit Fluturues pasi nuk gjeti dot nje dipllome per Kryetarin Van der Basha mori vendim te rinovohej me urdher te bosit absolut te te gjitha koherave, Van der Bisha qe hartoi personalisht listat per antaret e rinj me diplloma prestigjoze te tipit Til Eulenspiegel dhe perzuri nga radhet e saj tradhetaren e Partise, Jozi Van der Sakati qe te gjitha fajet per deshtimet e Partise Hipokrite ne opozite shekullore, ja hodhi Van der Bashes, por qe i mbeti besnike deri ne vdekje bosit Van der Bisha te cilin e paralajmeroi se Van der Basha ka lidhur mareveshje me Djallin enverist, Edvin Van der Droga per te mbajtur ne opozite te perjetshme Partine Hipokrite qe po kerkonte ngreje ne revolte per pavaresi Til Eulenspiegelat e saj,

    por:

    Van der Bisha doli ne nje emision TV i veshur me lekure dele dhe pergenjeshtroi pohimet e Jozi Van der Sakati per mareveshje te fshehte te Kryetarit, Van der Basha me armikun e Partise Hipokrite, Edvin Van der Droga me argumentin se keto jane provokime nga:

    GOJET E LIGA TE GAZETES DITA

    Reply to this comment
  5. Jsni January 26, 09:43

    Vic i lepire
    Do qepalla me Ramen
    Ne krye te dali grida qe ti ngrihet popullit
    Pastaj Bisha qe ti shfryhet popullit
    Dhe djali faros te pastroje bulevardin

    Reply to this comment
  6. Raul January 26, 15:36

    Mos u merakosni se shpenzimet e transportit i paguan kryebanditi dhe kryehajduti i cez Sahit Tritoli Dollapi

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*