Dyshimi, Frroku pastroi para që nga viti 2005

April 10, 2015 11:37

Dyshimi, Frroku pastroi para që nga viti 2005

Zbardhet kallëzimi i Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive ndaj Mark Frrokut, dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme më 30 mars të këtij viti.

Akuza thotë se kallëzimi i përbërë nga tri faqe me firmë të Shkëlqim Ganajt është rregjistruar, përpos disa “mangësive”, ndërsa ka dyshime se deputeti i Pukës ka pastruar para që në vitin 2005, kur dhe ngriti disa biznese në Shqipëri, raporton gazeta Shqip.

Në fund të muajit mars, ILDKPKI-ja depozitoi kallëzimin penal, në kohën kur prokuroria dhe Kuvendi po lëviznin pas një kërkese të autoriteteve belge që kërkonte arrestimin e deputetit të Pukës. 24 orë para se akuza të kërkonte riarrestimin e deputetit, ku dhe kishte marrë aprovimin e Kuvendit, inspektorati e akuzonte Frrokun për fshehje të burimit të të ardhurave apo të pastrimit të parave.

Akuza shpejtoi që këtë kallëzim ta shtonte në urdhrin e ndalimit, çka solli edhe reagimin e ashpër të avokatëve, që kundërshtuan këto akuza, sipas të cilëve akuza nuk kishte marrë leje në Kuvend.

Burimet pohojnë se pas vitit 2005 apo edhe më herët, vëllezërit Frroku kanë krijuar disa shoqëri me kapitale të mëdha, në fushën e turizmit apo edhe të lojërave sportive.

Ata kanë paguar normalisht taksa, ndërsa gjithmonë kompanitë e tyre dilnin me fitime të majme.

Akuza dyshon se këto “fitime” janë deklaruar me qëllim pastrimin e produkteve të veprës penale.

Gjithsesi, burimet nga akuza qendrore thanë se u kanë kërkuar hipotekave, QKR-së apo edhe bankave, të gjitha pasuritë e deputetit Frroku apo edhe të të afërmve të tij.

Një gjë e tillë bëhet për të parë lëvizjet e kapitaleve për çdo vit, shitjet, blerjet apo tjetërsimet e pasurive.

Shqip ndërkohë ka zbardhur edhe pasurinë e Frrokut, e cila i kalon 10 milion euro.

April 10, 2015 11:37
Komento

8 Komente

  1. Darius April 10, 13:23

    Sa 2 firma te Argites qe ja merrte babes.
    Ose = me 7-8 here qe i gjati merrte leje per pallatet.

    Reply to this comment
  2. Arben April 10, 13:35

    AKOMA ME DYSHIM MBETI KY SI MUHABET???!!!!!

    HAHAHAHAHAHA

    Reply to this comment
  3. Filozof NARD NDOKA April 10, 14:55

    cucat e molokve e paskan bo miliarder ket familje kriminele….duke i perdoh ne europe

    Reply to this comment
  4. Dardhari April 10, 16:47

    Kaq e veshtire eshte qe shteti te dije se Ky Lloj deputetesh qe notojne ne para ti kape per Leckash ( si thote Zhozi ) dhe ti please ne burg po puna eshte si tja bejme Zenit qe kakaris si Zhabe dhe Gites qe paguhet si Profesor I Hardvardit se sa per Saliun , Lulken , Boden , Meten , Rulin , Gjonin , Tritanin dhe sa e sa te tjere ata Jane te varfer

    Reply to this comment
  5. inf April 10, 18:21

    prej ketij tutori ka mare Pare dhe Xhozepina çoba ,
    ja tha frroku ne goje
    mi kthe i tha zheles Paret qe ti kam dhan per Fushate
    po ket pik zhelefinja nuk e permend hiç.
    Nderi qihet shoku Frroku dhe nuk shitet kurvari Frroku .
    Kerrdine kane bo neper Anvers e Bruksel bandat e pukjaneve dhe mirditoreve
    Mark Arben Frroku dhe Banda e Tonin Markut Petrit Markut e Besnik Markut.
    Kerrdine pa fund kurveri droga e lloj e lloj pislluqesh
    kjo eshte vetem maja e aizberkut po ta trazosh ate Parlament aty ka pislliqe ma fund.
    kaqe kisha une per Kodoshet e Albanise qe shesin Duc me dhune
    ja pagofshin motrat e grate e ture mbesat e tyne dhe rraca e tune .pik…

    Reply to this comment
  6. info analitike April 10, 18:33

    Jo te gjithe kane pasur xhaxhi Sorosin qe t’i mesonte se si te zhduknin parate e fituara me dallavere.

    Reply to this comment
  7. jarani April 10, 22:12

    mos u merzisni.me vete kur te vdesin do marrin leshte e ……

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*