Dyshohet se ka dijeni për vrasjen në Bulqzië, shoqërohet në komisariat

Redaksia Online September 5, 2013 20:18

Dyshohet se ka dijeni për vrasjen në Bulqzië, shoqërohet në komisariat

Policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariatin 4 shtetasin Gentjan Dullaj, i cili dyshohet se mund të ketë dijeni për vrasjen e 40-vjeçarit Qerim Marku, tre ditë më parë në Bulqizë. Sipas policisë, Dullaj do të merret në pyetje, pasi ka të dhëna se ai mund të dijë diçka rreth autorit të vrasjes së biznesmenit të kromit.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e së martës, rreth orës 11:30, në hyrje të Bulqizës, 10 metra larg spitalit të qytetit, ku biznesmeni Marku është ekzekutuar me kallash. Mbi viktimën është zbrazur një karikator i tërë, madje sipas bluzave të bardha, këmba e majtë i është këputur për shkak të plumbave. Nga breshëria ka mbetur i plagosur edhe një kalimtar i rastit, i cili ka marrë një plumb në kraharor.

Qerim Marku ishte një emër i njohur për policinë, madje ai njihej si një nga të fortët e Bulqizës. 40-vjeçari Marku, sipas policisë ka qenë me precedentë penalë, pasi rreth 6 muaj më parë, vetëm 200 metra larg vendit të ngjarjes ku ai humbi jetën paraditen e së hënës, ka pasur një shkëmbim zjarri mes dy grupeve rivale për kromin.

Redaksia Online September 5, 2013 20:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim