Dyshohet se ka rënë pre e lojës “Balena Blu”, plagos veten me armë 28 vjeçari

June 16, 2017 11:14

Dyshohet se ka rënë pre e lojës “Balena Blu”, plagos veten me armë 28 vjeçari

Loja vdekje prurëse “Belena Blu” është rikthyer tashme në një kercënim për shumë të rinj.

Dyshohet se një tjetër i ri ka rënë viktimë e lojës vdekjeprurëse “Balena Blu” Andi Paturri nga Fushë Kruja, i cili ka plagosur veten me armë dy herë, në këmbë dhe në krah dhe nuk ka pranuar të tregojë arsyet që e kanë shtyrë të kryejë aktin vetëvrasës.

Policia e Krujës njoftoi se ka arrestuar në flagrancë, shtetasin Andi(Muharrem) Paturri 28 vjeç, banues në Fushë –Krujë. Sipas policisë “më datë 15.06.2017, në Fushë- Krujë, është vetëplagosur me  armë zjarri në këmbë dhe në krah, të cilën e ka patur pa leje. Gjithashtu ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e të vertetës.

Shtetasi i mësipërm ndodhet në spitalin e  Traumës Tiranë jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për gjetjen e armës së zjarrit dhe të shkaqeve të kësaj ngjarje.

 

June 16, 2017 11:14
Komento

2 Komente

  1. Qarri i zigurit June 16, 13:30

    Ndoshta ka qene dhi kafe

    Reply to this comment
  2. Xha Sulua June 16, 14:57

    Ju te mediave, sikur te mos publikonit keto lajme, mendoj se do te ishte me mire. Nuk besoj se duhet justifikuar se duke i publikuar keto lajme, ndikohet ne rritjen e kujdesit perkunder tyre. Jo, mos u genjeni, sepse te rinjte dhe te rejat jane adoleshente dhe kurioziteti i shtyn per veprime sakrifikuese. Mos degjoni LSI-ne qe 18 apo 19 vjeç i kandidon per deputet. Lereni ate parti te eci me adoleshentet. Respekte Xha Sulua

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim