“Dyshojmë se vjehrri na përdhunoi vajzën, fëmija ishte i tij”

May 7, 2014 08:19

“Dyshojmë se vjehrri na përdhunoi vajzën, fëmija ishte i tij”

Merr përmasa të tjera tragjedia e fshatit Kuturman, ku nëna 30-vjeçare mbyti foshnjën e saj dy muajshe që ishte fryt i një lidhje jashtëmartesore. Ndërsa më parë e dyshuara Orjola Lleshi (Radiçi), kishte pranuar se mbante lidhje intime me një djalë të ri nga fshati, por edhe se ishte përdhunuar nga kushëriri i bashkëshortit të saj emigrant ekonomik në Greqi, një tjetër alibi kanë prindërit e saj Bajram dhe Xhevrie Radiçi. Sipas bashkëshortëve, fajin për ngjarjen e kanë krushqit dhe në veçanti vjehrri i Orjolës, pasi ai dyshohet të jetë edhe babai i fëmijës, pasi njihej edhe si njeri imoral.

Kjo dëshmi tronditëse e dhënë në emisionin “Me zemër të hapur”, pritet t’i bashkangjitet dosjes hetimore te Krimet e Rënda, për shkak të klasifikimit të veprës penale si krim në familje.

Por interesant është fakti se po rriten dyshimet se mund të bëhet fjalë për një marrëdhënie ngjizjeje brenda familjes, që pritet të zbulohet pas rezultateve shkencore të analizave të ADN-së nga foshnja.

“E dënoj aktin e time bije. Është ngjarje e rëndë, ajo nuk duhet ta vriste fëmijën. Por jemi të sigurt se në atë gjendje e çuan njerëzit e burrit. Dyshojmë se vjehrri i Orjolës mund të jetë babai i fëmijës, pasi ai njihej si person imoral dhe ne kemi dyshime të forta. Ai na e ka përdhunuar vajzën”, thanë Bajram dhe Xhevrie Radiçi gjatë emisionit. Paraprakisht për policinë kjo deklaratë cilësohet edhe emocionale për shkak të krimit të rëndë të 30-vjeçares, por do të merret parasysh gjatë verifikimeve nga ekspertët. Prindërit janë kthyer nga takimi në qeli me vajzën e tyre, që mbahet në paraburgim dhe vendosën të flisnin publikisht në media, duke hedhur dyshime të forta. Duket se tashmë Orjola po tregon lidhjet e saj intime edhe brenda familjes së bashkëshortit, ose kjo është një alibi për t’u mbrojtur para njerëzve të saj dhe opinionit.

“Unë kam prova, ua kam thënë edhe hetuesve. Kanë dashur të shkatërrojnë familjen time dhe të vajzës në disa raste. Provat nuk m’i kundërshton dot njeri. Martesën e parë ia shkatërruan dhe tek e dyta e keqtrajtuan. E martuam me Artanin me mblesëri, por edhe atje e trajtonin keq, i kujtonin të kaluarën dhe se kishte fëmijë nga martesa e parë”, thotë Bajrami.

Kurse nëna e Orjolës tregon se gjatë takimit e bija i ka treguar për torturat te familja Lleshi. “Më tha se e keqtrajtonin dhe e detyruan të vriste fëmijën. E besoj se vuante, madje pranoi se edhe fëmija ishte nga lidhje jashtëmartesore. Artanit i kam thënë kujdes se tët atë e ke imoral, kujdes merre nusen me vete. Vjehrri e ofendonte gjithmonë. Dyshoj se fëmija mund të jetë i atij. Këtu e mbante nën fre ai, për të mos ikur, se je kështu, je ashtu. Dhe vajza hë se baba s’i duron këto llafe dhe nuk na tregonte”, tregon nëna e 30-vjeçares.

Orjola Lleshi ndodhet në qeli me masën e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa është kërkuar edhe një ekzaminim psikok për shkak të gjendjes së rënduar shpirtërore. Por tani grupi hetimor, pasi shoqëroi 22-vjeçarin nga fshati Kuturman që mohoi se kishte raporte intime me Orjolën, ka rritur dyshimet se fëmija mund të jetë ngjizur nga një abuzim seksual në familje, nga të afërmit e bashkëshortit të të dyshuarës.

 

 

 

May 7, 2014 08:19
Komento

2 Komente

  1. tema May 7, 13:01

    Vjehrri Monster (nese eshte e vertet ajo qe flitet), duhet varur ne mes te fshatit.
    Emigrimi e shkaterroi komplet familjen shqiptare.

    Reply to this comment
  2. MARKO May 7, 22:19

    Qejfi ha kumbulla te tharta.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*