E ardhmja e Harry-t/ Familja mbretërore, takim për krizën

January 13, 2020 12:49

E ardhmja e Harry-t/ Familja mbretërore, takim për krizën

Mbretëresha Elisabetë e II dhe anëtarë të tjerë të lartë të familjes mbretërore, janë mbledhur për një takim me princin Harry të hënën, në përpjekje për të zgjidhur krizën e shkaktuar nga njoftimi i tij se ai dhe bashkëshortja, Meghan, do të tërhiqeshin nga jeta e oborrit.

Babai i Harryt, Princi Carles dhe vëllai, Princi Uilliam, me të cilin ai duket se është ftohur shumë, i janë bashkuar monarkes në pronën e saj private, në Sandringham, në Anglinë lindore. Çarles u kthye nga Omani ku ai kishte marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të sulltanit Qaboos.

Meghan pritet t’i bashkohet takimit në lidhje online, nga Kanadaja, ndërsa ata përpiqen të gjejnë një kompromis dhe të zgjidhin krizën.

Ndër temat që do të debatohen janë edhe sa para çifti do të vazhdojë të marrë nga oborri, titujt e tyre mbretërorë dhe çfarë lidhjesh tregtare mund të lidhin.

Sunday Times raporton se Uilliami beson se ai dhe Harry janë tani entitete të ndara, duke këputur kështu lidhjen e fortë pas vdekjes tragjike të nënës së tyre.

“Unë i kam shtrirë dorën vëllait tim gjatë gjithë jetës sonë dhe tani nuk mund ta bëj më këtë; ne jemi entitete të ndara” – citon Times, Uillaimin në një bisedë me një shok të tij.

Të dielën mbretëresha ishte e pranishme në një meshë të mbajtur në Sandringham, ku publiku shfaqi mbështetje për të me disa që mendonin se Harry dhe Meghani nuk duhet të merrnin më paratë e taksapaguesve nëse do të tërhiqeshin nga familja mbretërore.

o.j/dita

January 13, 2020 12:49
Komento

1 Koment

  1. keli January 13, 20:49

    Mbreteresha e Anglise ka nxjerre nje deklarate pas takimit, ne te cilen thuhet se u jep leje Harrit dhe Meghan te jetojne midis Kanadase dhe Anglise. Detajet per kete vendim do te jepen ne ditet ne vijim. Mbreteresha iu drejtua ciftit ne emer dhe jo me titujt e tyre. Kete gazetat vendase e lexojne si vendim te pritshem per heqjen e titujve te tyre mbreterore.
    Cifti ishte prefur te shkeputej nga fondet publike dhe te ishte i pavarur financiarisht. Mendohej qe duke perdorur titullin e tyre mbreteror,SussexRoyals, ata te benin miliona. Por me sa duket nuk mund te mbajne edhe titullin edhe te bejne miliona si biznesmene.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim