E ardhmja e Kaçes? Agjenti: S’e do vetëm Interi!

March 2, 2016 00:43

E ardhmja e Kaçes? Agjenti: S’e do vetëm Interi!

E ardhmja e Ergys Kaçes pritet që të zgjidhet këtë muaj.

Futbollisti kuqezi, i cili është rritur tek PAOK dhe tashmë ka kuptuar se është momenti për hapin cilësor dhe për të synuar diçka më shumë në karrierë. Kaçe, që mesa duket nuk gëzon raporte të shkëlqyera me trajnerin Igor Tudor, padiskutim që ka shumë merkato, duke qenë se vlera e kartonit në proporcion me moshën e tij (është vetëm 22-vjeç) është padiskutim shumë e favorshme për klubet “big” që mund të investojnë në një bast, i cili nesër mund të jetë i fituar.

Kohët e fundit është përfolur për një interesim e Interit rreth futbollistit të ri kuqezi, ndërsa agjenti i tij për kontaktet më Greqi, Nikos Kagioulis, vazhdon të rrëfehet pë mediet italiane dhe më saktësisht portalet e lidhura kryesisht me Interin.

Këtë herë, intervista që i ka dhënë ka qenë për “FcInter1908.com”, ku ka përsëritur ato që ka thënë shpesh ditët e fundit, duke shtuar edhe një detaj. “Po, konfirmoj që interesi është i vërtetë, por nuk është vetëm Interi që po e ndjek, janë dhe shumë klube të tjera europiane. Ne kemi folur shpesh me PAOK-un në lidhje me të ardhmen e djaloshit që ka një kontratë deri në qershor të 2017 me klubin. Po e përsëris, Interi është i interesuar, por ka dhe klube të tjera.

Natyrisht, djaloshit do t’i pëlqente të luante me Interin, sepse është një klub i madh evropian dhe do të ishte një shans i madh për karrierën e tij, por në këtë moment besoj se më parë duhet të flasin dy klubet në lidhje me këtë çështje”, tha ai, duke u ndalur më pas tek vlera e kartonit të futbollistit: “Në këtë moment besoj se vërtitet rreth 2-3 milionë eurove. PAOK-u ka caktuar këtë çmim”. Por, a ka pasur kontakte realisht me Interin, apo janë vetëm zëra, ose “rumorus” siç thuhet në anglisht…

“Po, kemi pasur kontakte në janar me Interin dhe janë vërtet të interesuar. Tani lojtari është i përqendruar te PAOK dhe kombëtarja për Europianin. Lojtari është shumë i lumtur për interesimin e Interit, pasi është një klub shumë i madh dhe nëse dy klubet gjejnë akordin nuk do të ketë asnjë problem. Duhet të presim që të flasin dy klubet, pastaj do të flasim me të gjithë…”.

March 2, 2016 00:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*