E ardhmja e Mançinit, në pikëpyetje!

March 1, 2016 13:00

E ardhmja e Mançinit, në pikëpyetje!

Humbja me Juventusin i ka tronditur rëndë zikaltërit.

Mediat italiane shkruajnë se presidenti Erik Tohir është tërbuar me trajnerin Roberto Mançini.

Këtij të fundit i është vënë një ultimatum, ku i kërkohet që të fitojë 4 nga 5 ndeshjet e radhës në kampionat.

Në të kundërt, ai do të largohet.

Tohir e bën përgjegjës Mançinin për rezultatet e dobëta të Interit këto 2 muajt e fundit, pasi ai ka blerë lojtarët që dëshironte vetë Mançini.

Por, pavarësisht kësaj, ky i fundit në ndeshjen ndaj Juventusit, lojtarë të tillë si Eder, Jovetic, Ljajic dhe Perisic që i kërkoi me ngulm, i la në stol.

Në vend të tyre, Mançini kishte zgjedhur një ekip super mbrojtës dhe bëri një nga ndeshjet më të dobëta në kampionat.

Në rast se Interi nuk kualifikohet në Champions, me shumë mundësi Mançini nuk do të jetë trajneri i zikaltërve vitin e ardhshëm.

March 1, 2016 13:00
Komento

1 Koment

  1. TJ March 1, 13:34

    Mancini eshte trainer shume kot! S’ka kurajo!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*