E bëre tënden, Sali, e vure qafën në kërcu!

Pëllumb Kulla April 21, 2016 23:29

E bëre tënden, Sali, e vure qafën në kërcu!

Sot është një ditë historike për testimin e demokracisë shqiptare.

Një takim i paracaditëve në dhomën ovale të Obamës do ta sillte pa tjetër këtë seancë parlamentare, dhe këtë test historik.

Përse, more lumëmadhi Sali, e bëre këtë provokim të shkallës më të lartë, fare?! Tani i ke turbulluar aq shumë shqetësimet sa nuk ta pret mendja. Dhe nuk janë njerëzit e tu të afërt që shqetësohen. Kokëçarjen më të madhe ua ke sjellë atyre që e shohin se ti je pjekur për arrest dhe nuk të arrestojnë dot.

Edhe shqiptari më i humbur e di se ti mund të ishe arrestuar me dhjetra herë më parë, por jo me motivacion kaq lakuriq sa këtë herë, kur i bëre thirrje popullit të rrëmbejë armët sa që “qeveria të mos gjejë vrimë ku të futet”. Po të ishe vërtet një ithtar i ligjeve të vendit tend pas një stazhi të gjatë si president, kryeministër, deputet dhe bodigard mjekësor i anëtarëve të Byrosë Politike, pas atij fjalimi ti duhet të urdhëroje vetë shoferin tënd të të merrte nga kryefoltorja, të të shpinte drejt e në burg e të të linte atje.

Se mesa duket kjo do të jetë e vetmja rrugë që të burgosesh ti.

Por ti i gëlltite jargët e thirrjes së madhe dhe pa kërkuar ndjesë, more prapë mikrofonin me dëshirë riparuese dhe për të kushedisatën herë fole për revolucion paqësor demokratik! Mirë, more xha Sali, po kur është paqësor përse i duhen revolucionit armët?! Apo ti e kishe fjalën për armatosje me armë pa fishekë? Epo duhet ta theksoje, se ne mezi të kuptojmë, pale të të nënkuptojmë! Pastaj që të sulet qeveria të kërkojë vrimën e miut, që të futet… si zor! Ku i trembet ajo armëve pa fishekë! Në tërë historinë e luftrave njerëzit fishekëve u janë trembur, jo armëve!

Ah, more bablok! Harrove ti, po nuk harrojnë ata që të shijojnë gojëtarinë: thirrja jote, ajo e madhja, ishte “i bëj thirrje popullit të rrëmbejë armët!” Nuk ishte “I bëj thirrje parlamentit për të sjellë një ligj që populli të armatoset!” Dhe e tëra kjo për një revolucjonin demokratik! Terminologji me të cilën na i ke zgjuar disa herë endjet e fantazisë.

Dhe demokratik, dhe revolucion!

Menjëherë të lind dëshira për zhvillimin e togfjalëshave paralelë që njerëzit e tu t’i kenë gati për marrjen e pushtetit, e me dëshirën që mekanizmat e votimeve të dalin nga qarkullimi. Ç’ti duam ato yçkëla arkaike të stërzgjatura? Veprimet e mëtejshme të jenë të rrufeshme dhe mund të quhen “terror i mirëkuptuar” ose “gjakderdhje demokratike”, ose “masakër konsensuale”, ose “kasaphanë paqësore”, apo “mitralim parlamentar” dhe bile deri “bombardim dashamirës!” Mund të zhvillojnë thirrje për një “zjarrvënie patriotike”, e pse jo edhe për “krime humanitare” – ca martesa gjuhësore leninisto-kristiane, që vetëm ti munde të na i sjellësh në pragjet e veshëve tanë. Dhe bën kujdes që kurrë të mos jenë të pashoqëruara me bishtëra të sheqerosur!

Po dita e sotme, o Sali, është historike edhe për një arsye tjetër. Ti sot përfundimisht do të shpëtosh nga zjarret e urrejtjes dhe shtrëngatat e mallkimeve popullore që të kanë ndjekur deri sot. Ti do të pushosh së merituari ato. Pas kësaj thirrjes tënde për këtë kasaphanën e re paqësore, mallkimet duhet të kenë drejtimin e saktë.

Ti e bëre tënden! Ti nuk  do t’i kesh më asnjë borxh burgut dhe drejtësisë.

Ua vure qafën tënde mbi kërcu!

Pëllumb Kulla April 21, 2016 23:29
Komento

27 Komente

  1. MH April 21, 23:41

    Dita e thirrjes per kercnim me arme te behet feste kombetare.

    Reply to this comment
    • Shtylla April 22, 04:58

      Une jam salier i kopese se saliereve, dhenve, dhive, derrave, qenerve, gomereve, ujqerve, çakejve. Eshte e pamundur qe kreu i kopese tone te jete ne keto fotografi dhe t’kete folun keto. Ai egersire nuk mund te kete qene as zagar i i oxhakut te Enver Hoxhes. Ai shpellar nuk mund te jete as spiun i Serbise. Turma jone eshte me e shqyera, me paqesorja, llumi i perparimit ne Shqiperi dhe akoma me shume keshtu eshte shpellari ne krye te kopese tone. Na e kemi per nder te udhehiqemi nga nje shpellar, egersire, kriminel, spiun i Serbise.

      Reply to this comment
    • Claus April 22, 09:32

      Te urtet nuk nguten.
      Tek lexoj shenimin e zotit Kulla,e marr me mend lehte sesa eshte ngutur per ta shkruar.Ngut i madh.Dallohet qarte padurimi per t’i rene Saliut.
      Me ane tjater,ky padurim eshte tregues i nje mllefi te madh,qe shperthen ne rastin me te pare dhe ne menyre te pakontrolluar.
      Burrat e vertete duhen te tregojne vetepermbajtje.
      Me gjithe respektin per zotin Kulla,nuk shoh vetepermbajtje.
      Perkundrazi verej ate padurimin e njohur per t’i rene pa meshire atij qe e ke zene perposh.Nuk eshte burreri kjo.Eshte e kunderta.
      Shenimi i zotit Kulla,dhe kete e them me sinqeritetin e keqardhjen me te madhe,te kujton ato lincimet popullore qe beheshin dikur ne kohen e diktatures,ne lagje,ne pune a shkolle.
      Kur isha i vogel me kujtohet nje rast kur na nxoren si shkolle te linconim dy te rinj te qytetit tone qe kishin dashur te arratiseshin dhe ishin kapur ne kufi.Ishte mbledhur gjithe qyteti.I fyen, i shane,i mallekuan,i peshtyne.
      Te njejten gjuhe,te njejten urrejtje ,te njejtin mllef,te njejtin padurim per ta pare tjetrin te vuaje,te vdese,mundesisht ne menyre sa me te dhunshme, po e verej dhe tek zoti Pellumb Kulla.
      Lutem qe ky te jete nje shperthim impulsiv i momentit,dhe jo gjendja e zakonshme shpirterore e zoterise ne fjale,perndryshe do te ishte shume zhgenjyese qe nje njeri qe presupozohet se ben te tjeret te vene buzen ne gaz me humorin e tij,te kete nje urrejtje kaq te madhe ne shpirt sa te uroje vdekje horror me koke te prera trungjeve!

      Reply to this comment
      • shqipe April 22, 12:36

        Jo,se me foshte gjithmon gjyshja mue: ” O leme,(Me falni),o Klaus,o klaus!…” – Eeeee- I foshja une. A c’po na ha mun!…

        Reply to this comment
      • Nadia Shabani (Asllani) April 22, 20:05

        Claus nuk mund ta besoj qe po e ben ti kete koment. Te vjen keq per Sali Berishen? Harrove ato qe ke komentuar para 4-5 vjeteve ketu tek tema? Rama vertete na ka zhgenjyer por Emiljano Shullazi eshte produkt i Sali Berishes. Kur e tradhetoj Berishen atehere ai e denoncon dhe e fut ne burg. Pse eshte vene perposh Berisha? Harrove cfare i ka bere ketij vendi? Tani kerkon destabilizimin e vendit se do te mbroje ato qe ka vjedhur familja e tij?

        Reply to this comment
      • Ben Dibrani April 22, 20:17

        O Qau/s, o ditzi,
        rron Shqiperia
        edhe me plehra si ti !

        Reply to this comment
      • matteo April 22, 23:13

        Shume dhembshuri paske per ate qe s’ka lene gje pa i bere ketij vendi, per ate qe s’e la nje dite te qete kete popull te mbledhe veten pas gjthe atyre shperthimeve ne kete cerek shekulli. Kulla shpreh , per mua, ate qe 70% e shqiptareve bluajne perdite me vete.

        Reply to this comment
  2. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... April 21, 23:53

    Saliu qafen ne kercu e ka pasur ka 25 vjet dhe nuk po e gjen gje, ka mbrojtjen nga BE dhe Amerika, nuk kane se cfare t’i bejne.
    Saliu nuk ka bere vetem thirrje per tu armatosur me arme, por ai ka bere disa grushte shteti dhe ja ku e keni, ne mes te Kur-vendit, ku ben kar-shillek dhe kerkon gjak, kerkon permbysjen e pushtetit me arme te dale nga vota e qytetareve.

    Reply to this comment
  3. E po kjo pune! April 21, 23:55

    hajd se harrohet dhe neser dite e re, sharje dhe terselllima te reja, ka ndodhur me pare, plot 25 vjet prandaj mos fluturoni me presh … nuk e gjen gje…jemi shoqeri e pjerdhur, shtet i kapur qe nuk do te beje autogol se nje sahan perdorin, plus ka investuar aq greko-serbi qe te mos behet demokraci normale ne kete vend!! Zgjidhja! Te durojme sa ti hane koken njeri-tjetrit si ata qente tek kasapi.

    Reply to this comment
  4. Olimpia April 22, 00:05

    Ke të drejtë, Kulla, por në atëtheun tonë të dashur mungon dëshira dhe dora për të vënë në veprim shpatën e drejtêsisë.Ky terrorist është një kopje e rrezikëshme e dr.Al Zahawirit, por mbi egjyptianin kriminel amerikanët lëshuan diçka të’ ëmbël’ që e fshinë nga faqja e dheut.Ndërsa ky personazh, një bashkangjitje e Gebelsit me Himlerin, shijon akoma tolerancën e çmëndur të
    klasës politike ,drejtësisë shqiptare dhe krahut antishqiptar ndërkombëtar.Mendo se çdo të ndodhte në një vënd të qytetëruar për një thirrje analoge….

    Reply to this comment
  5. Gaspri April 22, 00:16

    O Zoti Kulla! Njera pale thot qe Shullazi eshte i juaji. Pala tjeter thot nuk eshte i yni, eshte i juaji. Keta politikanet a jane ajka e kombit? Po. A duhet tu besojme politikaneve tane? Po. Atehere Shullazi qenka i te dy paleve. A ka ne Shqiperi nje njeri me konsensual se sa Shullazi? Jo. Atehere pse nuk e bejne Shullazin president?

    Reply to this comment
  6. Mashtrimi qe Vazhdon April 22, 01:10

    Rober kemi per te mbetur…
    perderisa punen e mjekut dhe te humorit e quajme servilizem…
    Miresia vjen prej mirenjohjes dhe fjales se bute, duke i uruar Tjetrit fat te mire, jo te keq.
    Te tjeret qe e dine qe Ai te ka bere mire, dhe ti e shan e mallkon, edhe kur ti thua te vertete, te qortojne ty…
    Ti i ke sherbyer po asaj te lige, per te cilen sot e denon, dhe ne do te besonim po ta nisje nga vetja…Kush e beri Enverin apo Saliun kaq te keq te madh?!
    Pse pranove t’i sherbeje per pune te kqia?

    Reply to this comment
  7. Zerqani April 22, 01:37

    Nje bolshevik i paepur si saliu nuk mund qe te ndahet dot shpirterisht nga revolucionet. Dhe kur ato mungojne, nuk duken ne horizont, leshon piskamen qe nga foltoria e parlamentit qe te rroken armet. A ka ligje ne ate vend, a ka organe ligjzbatuese qe kete monster, vrases e grabites se pasurise se shqiptareve ta veçojne nga mjedise dhe ta izolojne pas hekurave si gjithe lloji dhe soji i shkelesve dhe barbareve qe terrorizojne nje komb? Mire thote Pellumbi, Kjo eshte ora e proves. Kjo eshte ora e te vertetes.

    Reply to this comment
  8. ridgoni April 22, 05:29

    Ua ka marre doren ketyre puneve QENI I Vici-dolit………..Sa te kete gjalle Elez Bbiber-berishen ketij nuk I hyn gjemb ne kembe.Keni per te pare……

    Reply to this comment
  9. Guri April 22, 06:23

    Ne qofte se edhe kete here, parlamenti dhe prokuroria do te gjejne ndonje “alibi” per Saliun, atehere vertet qe ka ardhur koha te shperndahet parlamenti dhe te shkarkohet prokurori i pergjithshem. O sot o kurre. Ose demokraci, ose demokrature berishiane. Rruge te mesme nuk ka.

    Reply to this comment
  10. MeteH April 22, 08:38

    Z.Kulla,me ju lumt.Ju e njihni mire SB-shpifsin,hajdutin,vrasesin.Por ate e njeh mire populli,por dhe nd/kombetaret.Populli nuk voton me per te,por per partine,se ashtu eshte bere kodi zgjedhor,ndaj ai do jet aty sa te vdes.Nd/kombetaret nuk e ngacmojne se e kan vendosur vet aty,per ta mbajtur Shqiperine peng se gjoja eshte komuniste dhe komunizmi sipas tyre eshte gjall se per 1 Maji del potreti Enverit.Ky gjarper i ZI do jet aty sepse ne kete vend nuk ka K/prekuror e gjykata te pakorruptuara.Ndaj ky popull eshte i denuar te jetoi me bemat e gjemat e Saliut e KO…!

    Reply to this comment
  11. ZZZ.......zz April 22, 09:41

    PSE JA FUSNI KOT SALIU BEN ATE QE I THONE TE BEJE AI ESHTE NJE MALOK SERVIL SI TE GJITHE OSE AI TESTON DHE U THOTE PERENDIMOREVE SE UNE JAM GATI A ESHTE KOHA TANI PER TRAZIRA ….KESHTU E KA BNERE 26 VJET ME RRADHE DHE POPULLI PAGUAN ME GJAK E MUNDE TE SALIUT E TE PERTENDIMOREVE TE TIJE…………………….!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  12. Bistrica April 22, 12:09

    Vini re:

    Midis 12 komenteve, qe bashke me zotin Pellumb Kulla (madje dhe presidentit salijan Nishani) denojne thirrjen makabre per te marre armet kunder qeverise se ligjshme shqiptare, del edhe nje koment ne favor te Saliut nga pseudonimi Claus.
    Kushdo qe ndjek komentet ketu ne Tema e di mire se ky Claus shkruan edhe kunder priftit atdhetar shqiptar por anti-Janullatos, Nikolla Markut, edhe ne mbrojtje te nderhyrjeve te Janullatosit kunder vendimeve te gjykates per kishen e Permetit, edhe ne mbrojtje te veprimtarise antishqiptare te Vasil Bollanos ne Himare; etj; etj.
    Te dashur lexues te Tema-s, jam i sigurt qe nuk eshte nevoja tua tregoj une se ku paguhet ose ne c bordero firmos ky person.

    Nuk ka nevoje as tu tregoj une se ky, bashke me Saliun duan nje 1997 tjeter, sigurisht per te miren e popullit shqiptqr.

    Reply to this comment
  13. XXL April 22, 12:44

    O Pullumb, Edrama e Saliu kane bere te njejten thirrje, afersisht. Edrama para 21 janarit dhe Saliu ne Parlament dje, njeri beri thirrje publike per rrezim me dhune te qeverise se kohes dhe gjakderdhje masive, per mijera te vrare ne bulevard e per kufoma qe do te mbushnin bulevardin; ndersa tjetri per rrrmbim armesh per tu mbrojtur nga bandat qeveritare. I pari tentoi ta realizonet dhe ndodhi ajo qe ndodhi me 21 janar, i dyti e tha hapur ne Parlament dhe u perpoq ta kalonte ne shina ligjore me vone.
    Nuk e di ku e shikon ndryshimin mes njerit dhe tjetrit. Me sa kuptoj nga mllefi dhe emocionet tregohesh i njeanshem, ndersa te dy nuk duhej te kishin qene asnjehere ne krye te vendit.

    Reply to this comment
  14. c April 22, 12:50

    Nje shkrim i perkryer satirik qe vetem Kulla mund ta beje . fantastike…Ska as pak mllef . Po te kishte te tille ka pasur me mijra raste te djegura…

    Reply to this comment
  15. MH April 22, 13:57

    I takon popullit te pergjigjet me protesta i ndare ne 4 grupe.Tirrje per Thirrje.
    I pari para SHQUPIT.
    I dyti para kuvendit
    I treti para qeverise
    I katerti para KLD nen turinjet e Nishanit ne vend te musteqeve.
    Thirrje pa pushim,Sali Berisha ne BURG,BURG,BURG.
    Cdo dite deria ta ngopin ne burg.

    Reply to this comment
  16. Jakobine te lodhur April 22, 15:04

    Kulla ndjehet i lodhur

    Me Salen u prish me vone edhe se Spartak Ngjela, qe beri Avokatin e Sales per 1997-en, kur as deti nuk e lante Salen.

    Se fundi eshte lodhur ne humoristike.

    Akuzoi Rudina Xhungen per mbrojtje te vejushes por duke e akuzuar per intimitet me shokun Enver!
    Kerkoi qe Rudines ti hiqej licenca per gazetare!
    Askush nuk e kishte bere kete me pare. Kulla e beri.

    Pastaj ia keputi me nje fraze teper pa shije si “U dhjefsha Reformen!”.

    Reforma e menderosur ishte dhe eshte akoma, dhe Pellumb Kulla kerkon koken e Sales ne trung, si dikur, ne kohet me revolucione jakobine, prerje koke, dmth,

    Reformen mund ta miratonte vetem Rama dhe Meta, duke e lene te menderosur Berishen…
    Pse s’e ben Rama kete?
    Pse s’thote kete Kulla?
    Pse s’e akuzojne Rilindjotet Berishen per gjera te qarta, qe dihet se i ka bere?
    Rames i duhet Berisha te fsheh deshtimin.
    Dikur do ta shikojme Kullen t’i kthehet e t’i pervishet Rames…
    Nderkaq do t’i jete shitur tjeterkujt Ambasada ne USA…

    Reply to this comment
    • Myrtoja April 22, 16:56

      Pse o Jakobin i clodhur, ky artikull eshte me demek kunder Berishes? O te kripsha trute! Ke dipllomen e Kristalit ti?

      Reply to this comment
  17. o djem rrembeni pushkete ja vdekje, ja liri April 22, 17:01

    Eshte nje reagim nga analiste, gazetare, deputete, ministra, kryeministra per nje shprehje te Berishes “O djem rrembeni pushkete ja vdekje ja liri”.
    A nuk vjen kjo thirrje nga rilindja jone, tekst i kenduar me sa mbaj mend nga grupi i Korces?
    Si shqiptare qe jemi pushken e kemi patur ne jete te jeteve ne krah dhe sic thote nje komentues me lart, ka qene “zgjatim i shtylles kurrizore”. Ne “njeren dore kazmen ne tjetren pushken”, “gjithe populli ushtar” keto kane qene refrenet e kengeve tona qe kemi kenduar nder shekuj! Cfare tha Berisha? Beni nje ligj dhe shperndajini armet si ne Amerike! Kaq. Dhe te gjithe u “ofenduan” u ofenduan aq rende a thua se rrjedhim nga vendet skandinave.
    Vetem 45 vjet ka qene shqiptari pa pushke, ne vitet e Enver Hoxhes ku populli nga jugu ne veri u carmatos i teri. Me tej, duhet se si kane shkuar punet.
    Atje shumica jane te armatosur, nje kontroll policie duhet dhe aty gjen arme nga te gjitha llojet. Eshte si Puna e hashashit, ku Koco thote ta legalizojme, por Shqiperia me nje qeveri te “pakorruptuar” nuk pranon, packa e dine se ne gjithe Shqiperine mbillet dhe rritet hashash.
    Hipokrizi dhe ne kete rast. Berishes ju hodhen te gjithe ne gryke a thua se kishte ftuar djallin ne shtepi.
    Keshtu eshte kur Rama merret me Trumpe dhe meson boten dhe Europen kur vete brenda eshte per ibret dhe mysybet.
    Arsyeja qe ka dale ne ate thirrje Berisha eshte me e thelle. Ajo shkon paralel me mjerimin ekonomik, me tenderat dhe koncesionet qe i thithin bandat dhe banditet, me miliona qe qarkullojne ne xhepat e qeveritareve te lidhur me bandat, me miliona qe kane depozituar ne firmat offshore, me korrupsionin masiv qe ka kapur cdo qelize ze qeverise ku vetem i vogli i duhet te paguaje gjoba dhe drita, kur te tjeret marrin si dhurate hotele dhe godina.
    Dhe kur kjo frike hyn ne cdo shtepi dhe ne cdo zemer njerezore atehere njeriu sigurisht qe kerkon nje mbrojtje. Prandaj dhe Berisha doli me shprehjen rilindase (jo me kete te sotmen) “O djem rrembeni pushkete, ja vdekje ja liri”!
    Sa per Bedriun eshte mire te mos ndihet shume se ajo UCk e tij u furnizua me ato arme qe u armatos populli ne 97 dhe aq keq nuk i doli.
    Nuk i mjaftonin qeverise parate nga tenderat dhe koncesionet, por na donte tani edhe parate e studenteve qe dalin nga “reforma arsimore”. Prandaj Saimir dhe Rame aktivizuan Shullazin si bandit qeveritar.
    Lereni Berishen po shikoni llumin tuaj zoterinj qeveritare.
    Ka ardhur kohe per doreheqje, para se te ushtroje refreni rilindas. A e keni menduar kete ndonjehere?

    Reply to this comment
  18. Mark uk April 23, 07:46

    Kur flet nipi i Enver Hoxhes dihet se me cfar njerzish udheheqet vendi me bllokmenet e rinj..Pllumb Kulla historiani qe flet ne emer te cfar ka thene historia e ppsh.

    Reply to this comment
  19. VERA E PANDAJ - GJATI April 23, 14:38

    O E MJERA MAXHORANCE,PSE E DERMON ME TEPËR KETE POPULL. JU ME HALLËN BENI SHOUN E RADHËS. JU KINI FAKTE TË SHUMTA PËR SALEN PËR TA DENUAR, C’ JAN 10 DITË ??? ,JAN PËR SHERE ,GJASME,PËR TË MOS E APROVUAR REFORMËN NË DREJTESI. THONI EDI LESHIT TË SHKOJË TI FËRKOJNË KRAHËT SALES SI PËR GERDECIN.
    JU FSHIHTE MORTJA TË GJITHËVE SE E. TRETËT ATË. POPULL.SA DO MBURRESH AKOMA MOJ RILINDJE QË NUK KE LINDUR AKOMA??????.

    Reply to this comment
  20. sapa April 24, 09:52

    Nuk ka vetem njerez te thjeshte qe jane naive dhe besojne ne ardhjen e Mesias por edhe intelektuale!Dhe me e bukura eshte se dikush eshte ne gjendje te percaktoje nga permbajtja e komentit se cilit grup kriminel partiak i sherben ky apo ai qe e ka shkruar!Kurse une jam ne gjendje te besoj se neper gazeta qarkullojne njerez qe jo vetem jane militante te bindur te nje grupi te caktuar por perpiqen edhe te demaskojne zerat e atyre qe duan te shikojne shtet duke i percaktuar si militante te Saliut ose te Rames.E pra Saliun e Meten e te tjeret nuk i denon as do ti denoje askush as Rama ky “beres” i shtetit askush tjeter.Gjithashtu me duhet te perseris nje koment te Claus ketij “sherbetori”te Saliut qe eshte zbuluar nga “njerez vigjilente” qe thoshte para disa ditesh qe:po te duan te arrestojne mund ta bejne edhe me ligjet qe kane tani pa miratuar fare Reformen.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*