E bleu Skënderbeu, tani e kërkon Chievo

January 16, 2018 15:18

E bleu Skënderbeu, tani e kërkon Chievo

 

Ndërsa kanë kaluar vetëm 2 javë që kur Skënderbeu bleu kartonin e tij nga Luftëtari, Kristal Abazaj ka hyrë në orbitën evropiane të merkatos.

Në një raportim të gazetës më të madhe sportive italiane, Gazzetta dello Sport, emri i sulmuesit shqiptar përfshihet në objektivat e skuadrës venete Chievo.

“Chievo po vëzhgon me kujdes të riun Kristal Abazaj, fantazistin e Luftëtarit dhe Kombëtares U-21”, thuhet në shkrimin e Gazzetta dello Sport.

Abazaj që ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit në radhët e Luftëtarit, pak ditë më parë konfirmoi se ka firmosur me Skënderbeun, por do të mbetet futbollist i Luftëtarit deri në fundit e sezonit në vijim.

Abazaj ka deklaruar pak kohë më parë se synon që të pranojë një eksperiencë në Evropë.

January 16, 2018 15:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*