E BUJSHME / Aktorët e politikës shqiptare refuzojnë BE-në: Na lini rehat, në kini Perëndi!

November 29, 2018 22:22

E BUJSHME / Aktorët e politikës shqiptare refuzojnë BE-në: Na lini rehat, në kini Perëndi!

Pas thirrjeve të njëpasnjëshme të ambasadorëve të huaj në Tiranë dhe zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian, që aktorët e politikës shqiptare të bëjnë të pamundurën për të gjetur gjuhën e përbashkët në dobi të vendit, disa prej tyre u prononcuan për Gojët e Liga.

Çuditërisht, reagimet ishin skandaloze, më e pakta. Aktorët e politikës kërkuan njëzëri që t’i lënë rehat dhe BE-ja të mos çaprashisë shumë, se s’ja ka njeri ngenë.

Aktori i parë i politikës që u prononcua, ishte Arben Imami.

“Dakord mo dakord, unë e gjej gjuhën e përbashkët, po me kë? Me ata gjuhëgjatët e PD-së, me ata laramanët që ka mbledh Luli në parti? Me ata injorantët çapaçulë, apo me ato laraskat që e kanë mendjen të ngjyhen e të dalin para kamerave për të lexuar copa tekstesh pa kuptim?”, tha Imami dhe shtoi:

“I bëj thirrje Hahnit, 105-a si më dëgjon: Eja këtu në Tiranë dhe të shkoj unë Komisioner i BE-së, se kollaj t’i biesh violoncelit nga maja e Brukselit!

Aktori i dytë i politikës ishte Zef Bushati, të cilit i ra gjaku në fund të këmbëve kur i doli përballë një gazetar serioz si reporterët e Gojëve të Liga.

“Shiko… nxitoj zotni. Unë Augusto, por Mato mua Agush. Politika? Unë jam marrë pak në vitet 90-të, por pastaj kam ikur në kasaba, kam qenë çik ambasador, pak zv.ministër dhe kaq. Ç’të të them unë i ziu? Gjuha e përbashkët duhet gjetur, posi, po unë një gjuhë kam,” dhe Bushati e mbylli tërë frikë, duke parë rrotull: “Më presin diku. Mato inteligjent. Mato kollos. Duhet të shkoj”.

 Një tjetër aktor në politikë, dora vetë Robert Ndrenika, ja preu shkurt reporterit tonë:

“Ik or çun! E kush na pyet ne a derëzi! Unë kam qenë deputet në kohën e qepës, al tempo della cipolla, hai capito? Këtu lulet i hanë gomerët, mor djalë,” dhe filloi të mërmërisë një melodi të vjetër lushnjare: Piove fa freddo, piu solo mi sento….

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike, ndaj mos e merrni me të qeshur 

November 29, 2018 22:22
Komento

4 Komente

  1. Keni harruar November 30, 18:46

    Hahahaa aktoret e pulitikes. keni harrua dhe aktoren e terhequr te politikes socialishte, Luiza deputete xhuvanin

    Reply to this comment
  2. demo December 1, 16:41

    Ku ta dinin ata te Kinostudios,qe ky qe do mbronte nendetsen 105,do t`i conte per skrap.Nuk la tank e top e fishek pa sharruar,pa shitur.Ky ishte per te xhiruar filmin HAJDUTI BAGDATIT.Sali baben qe e mbanin per Intransigjent ne Bllokun komunist,ishte par te xhiruar filmin Sali baba me 40 hajdute.

    Reply to this comment
  3. Toni December 3, 15:38

    Keni harruar Sali Ram Berishen, qe ka luajtur rolin e Kocit tek filmi “Zonja nga qyteti”, apo po ngaterrohem tani? Perbes nga ecja, nga mimika, nga zeri, nga brockullat qe llomotit nuk i ka lene gje mangut, ndaj ma falni ngaterresen.

    Reply to this comment
  4. Spectrum December 6, 09:08

    Je i madh plako Mato nuk do Nato

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*