E bukur godina, por s’mbaron punë!

September 27, 2016 01:01

E bukur godina, por s’mbaron punë!

Poliklinika e re, apararura ”të vjetra”! Të kuptohemi, ato  mund të jenë të reja, por nuk funksionojnë . Tani s’punon E.C.O. Kohë më parë  nuk funksiononte  skopia pulmonare  ajo  stomakut e grafia (!).

I nderuar z.Kryeredaktor i Ditës    

E kemi fjalën  për  poliklinikën  e specialiteteve numër 1, apo siç njihet ndryshe “Iraniani”. Pas rikonstruksionit është vënë sërish në shërbim  të banorëve të kryeqytetit. Me një investim prej 76 milionë lekësh të Ministrisë së Shëndetësisë është bërë i mundur zgjerimi i hapësirave ekzistuese. Deri këtu bukur , shumë bukur.

Të  futemi në temë. Pensionistët ç’do gjashtë muaj bëjnë të gjitha analizat.  Më parë  vraponin nga një hyrje pallati, tek Poliklinika  Qëndore, tek ajo e 21 Dhjetorit e më tej . Kudo me  lodhje e rradhë të gjata e të bezdisëshme. U gëzuam e thamë shpëtuam nga ec e jaket! E bukur  godina, por s’mbaron  punë! Ç’më duhet forma , kur kjo s’i  shërben përmbajtjes?

Mua mjeku i familjes më dha rekumandimin për të bërë  E.C.O.  Që në  kontaktin e parë  ma prenë: “Është prishur”.  Kryeinfermierja  më shënoi  prapa recetës: “Deri sa të rregullohet aparati  i E.C.O, pacientëve nuk u ofrohet shërbimi në këtë qëndër”.

– Ne i kemi njoftuar ata “sqaroi” me gojë . T’mos na sjellin pacjentët këtu, kot  ju mundojnë.

S’e kush po na mundon  s’meret vesh! –  Të shkoj tek Qendroria, – pyeta ? – Jo ata na i kanë kthyer pacientët. – Atëhere  ku të vete?  – Nuk di ç’të them!

Pra sejcili e largon përgjegjësinë nga veta! Punën e tyre e quajnë të kryer kur njoftojnë se: “Aparati është prishur”.

S’i s’kemi dëgjuar qoftë dhe  njeherë tek privati që “është prishur  aparati”. E përkthyer kjo  do të thotë, shko tek privati .  Por a ka mundësi që një pensionist  të bëjë analizat tek privati? Vajta përsëri tek mjeku i familjes. – Kam dëshirën e mirë për të ndihmuar, por pa analizën s’të jap mjekim!

Ku të shkojmë, jo unë por qindra të sëmurë?! Pse ky indiferentizëm  nga ata që mburen për shërbimin shëndetësor? Në fund, s’ka mjekim ! Shko ku të duash… !

Po për urokulturën?  Në hyrje më dhanë numurin. Isha i 115. Pas meje e 30 të tjerë  Mësova aty se çdo ditë numri shkon nga 150-200.  Prita  tri orë. Është e vetmja për gjithë Tiranën  për t’u paisur me libreza shëndëtësore  për disa profesione. Këtu bëhen. Hajde mere vesh!  A s’ka mundësi që një analizë  urine apo feçe të bëhet në bazë lagje? Këtë s’jam në gjendje ta kuptoj.

Kjo është gjendja është në godinën e  Drejtorisë  Shërbimit Publik. A nuk tingëllon paradoksale një kornizë e bukur tek dera e jashtëme, ku lexohet:  Të nderuar pacientë! Ju meritoni shërbim me cilësi të lartë . Njoftoni ç’do pakënaqësi, kërkesë apo sygjerim në numurin e telefonit pa pagesë.  Veproni  tani. Bëj të dëgjohet zëri yt. Numri i  telefonit 08000111.

Ju këput shpirti për ne! Ja po ju njoftojmë,  veproni tani, dëgjoni zërin tone!  Zgjidheni gjithë këtë lëmsh që keni krijuar  vetë!

 

Evdal Nuri, Tiranë

 

 

 

September 27, 2016 01:01
Komento

2 Komente

  1. Bali September 27, 02:57

    Sabri ka selametin.

    Reply to this comment
  2. Ashim Zogu September 27, 07:50

    Me vjen shume keq qe si pacientet ashtu edhe punonjesit e shendetesise mbahen me premtime. Nje gje eshte e qarte,nuk do te kete sherbim shendetesore funksional derisa te behet reforma ne shendetesi. Dhe kjo reforme do te zgjase derisa pozite dhe opozite te bien ne konsensus per kte reforme. Reforma ne fjale eshte shume me e lehte se sa ajo e drejtesise por se cila eshte me e rendesishme ngjan me fabulen se a veza beri pulen apo pula vezen. nje sistem shendetesore qe nuk siguron te ardhura eshte i deshtuar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*