E cili komb në Botë nuk do krenohej me një hero si Qemal Stafa?!

September 3, 2019 11:13

E cili komb në Botë nuk do krenohej me një hero si Qemal Stafa?!

Me një si Qemali,

zemra po më thotë,

do të qe krenar,

sot çdo komb në Botë!

 

Dhe më të mëdhenjtë,

që në Planet janë,

një si Qemal Stafa,

s’e kanë që s’e kanë!

 

Nëse ne do ecnim,

vetëm nga e mbara,

Qemali do qe,

si ç’është Çegevara!

 

Një hero i tillë,

s’mund të lindë përherë,

dhe një Oqeani,

do t’i bënte nder!

 

Një stadium futbolli,

qoftë dhe olimpik,

përpara Qemalit,

është mikroskopik!

 

Ai është i gjithi,

shpresë dhe ideal,

ne kemi nevojë,

për emrin Qemal!

 

Gjithë qeveritë,

do të bëhen hije,

po Qemali ynë,

është Yll që nuk bie!

 

Ai është me kohë,

në majë të lavdisë,

se gjakun e tij,

i dha Shqipërisë!

 

Për një Botë të Re,

ai gjakun fali,

më tepër se kaq,

ç’të falte Qemali!

 

Një yll që nuk bie,

me dritë të pashuar,

po kjo s’është Bota,

që kish ëndërruar!

 

Ai ëndërronte,

për një Botë të Re,

dhe jo plehurinën,

ku jetojmë ne!

 

Sot përmbys janë kthyer,

gjithë ëndrrat e tija,

po si mund ta dojë,

Atë Borgjezia!

 

Këtë Botë mizore,

që kafshon si qeni,

urreu Qemali,

urreu Migjeni!

 

Shumica në Botë,

ndënë thundër vuan,

këta dhe Migjenin,

fare nuk e duan!

 

Këta Dy Gjenij,

të popullit tim,

deshën barazi,

deshën vllazërim!

 

Kjo Botë mizore,

Botë e kapitalit,

nuk mundet ta dojë,

emrin e Qemalit!

 

Ai do të mbetet,

tribun popullor,

dhe lavdinë e tij,

s’e zbeh asnjë horr!

 

Pra- të dashur miq,

mos kini qeder,

se dhe vetë Qemali,

s’e do këtë “nder”!

 

A.DUKA

September 3, 2019 11:13
Komento

20 Komente

  1. Kaloresi i leshtelikes force e pare September 3, 11:41

    Z.Duka,kerkoj mirkuptimin tuaj qe stadiumi te kete emrin e patriotit te madh antikomunist alush leshanaku .pse?sportist,parashutist,qites dhe jo mbi tabela,por mbi figura njerezish.i ka sherbyer denjesisht fashizmit dhe agjenturave te huaja pas lufte.e cka bere qemali,vecse luftoi kunder mikut tone te madh,italise fashiste?pastaj,pse beri diference ndaj fashizmit dhe nazizmit?pse nuk e luftoi dhe kete te fundit?

    Reply to this comment
  2. Enveristet September 3, 11:45

    Qemali enderronte per nje bote te re,
    ate qe 47 vjet pas 1944 perjetuam ne?
    komunizmin pati ai Qemali porsi ideal,
    se nuk e provoi vete ta hante ate fekal,
    per ate 47 vjet diktature u vra ai Qemali?
    per Burgun e Enverit e dha jeten ai djali?
    per ideal komunizmin Qemali me te tjer,
    nuk e dinin se ishte mut e shurr i dhjer,
    ah mor Duke enveristi mor poet i mbaruar,
    Qemali plumbin do hante po te kish jetuar,
    ashtu si Mehmeti, ashtu dhe si te tjere plot,
    nga Enveri yt qe intelektual nuk duronte dot,
    Qemali ish me fat ashtu si Vojo, Misto e tjere,
    ato Enveri pas lufte si Armiq do ti kish dhjere.

    Reply to this comment
  3. intelektuali September 3, 13:26

    Me fanatik si Qemali,
    zemra po më thotë,
    do të ishte krenar,
    çdo ISIS në Botë

    Një komunist i tillë,
    s’mund të lindë përherë,
    dhe Internacionales,
    do t’i bënte nder!

    Sot përmbys është kthyer,
    gjithë ajo ideollogji e tija,
    po si mund ta donte,
    Atë Enver Mavria?

    Te fashistet e spiunoi
    si skuth dinak e likuidoi
    Nexhi fashisten ngazelloi
    keshtu pushtetin e siguroi

    Kjo Botë mizore,
    Botë e Tradhëtarit
    mund vetëm te luajë,
    me emrin e Qemalit!

    Ai ne histori do të mbetet,
    si një turp popullor,
    prandaj rezilin e tij,
    s’e zbeh dot asnjë horr!

    Reply to this comment
  4. 123 September 3, 14:28

    O njerez kur nderoni ata qe kane dhene jeten per vendin nuk mendoj se e doni kete vend. Thjesht doni veten tuaj e asgje me teper, doni qe te shfryni natyren tuaj te dyshimte…

    Reply to this comment
  5. 123 September 3, 14:28

    O njerez kur nuk nderoni ata qe kane dhene jeten per vendin nuk mendoj se e doni kete vend. Thjesht doni veten tuaj e asgje me teper, doni qe te shfryni natyren tuaj te dyshimte…

    Reply to this comment
  6. katarakti September 3, 15:28

    Komunizmi ishte nje ideal, nje mirazh, vegim, qe i bente njerezit te enderronin per nje bote me te drejte. Por menyra se si u ndertua, sesi u vu ne jete, – e ktheu kete enderr ne nje zgjender te frikshme. Me nje parti unike ne pushtet, ne krye te se ciles gjithmone nje diktator i perjetshem dhe me nje ekonomi te planifikuar qe nuk plotesonte dot nevojat e popullates, – ai sistem deshtoi me turp. Per mua pluralizmi politik dhe ekonomia mikste e tregut jane bazat e perparimit dhe zhvillimit te nje vendi. Por edhe ky sistem kerkon nje shoqeri te perparuar dhe udheheqes qe nuk mendojne per milionat e tyre, por per vendin. Qemali ishte nje i ri idealist. Ideja ishte e bukur, por venia e saj ne jete ishte nje katastrofe. Edhe sistemi qe zevendesoi doli po ashtu nje katrahure e vertete. Sepse edhe ate u perpoqen ta vinin ne jete, demokracine dhe ekonomine e tregut, ishin dy ish komuniste si Berisha dhe Nano! Prandaj per mua nuk perben ndonje katastrofe qe stadiumi i ri te quhet Aleanca Kombetare.

    Reply to this comment
  7. Ai September 3, 16:43

    Të keqen e penes
    Të keqen e gojes
    Bjeru mercenareve
    O djali Laboves

    O te paste kombi une o djal se na nderove!

    Reply to this comment
  8. albi September 3, 17:01

    Une e di qe ti paguhesh
    per cdo varg e per cdo leter,
    ndaj dhe falas dhe pa leke
    do ta cjerr masken e vjeter.

    Ti spiun e bir spiuni,
    ti zorzop e bir zorzopi,
    do te them me fjale te thjeshta
    jo me thenie si Ezopi.

    Ti ke vite na merzit
    dhe thur vargje per Enverin
    je nje pleh qe per cdo dite
    ngre ne lartesi vec terrin.

    Une poet s jam me patente
    por ne shpirt mbaj metafora
    do te gris, do te bej pis
    Ty me pisi qe te nxorra.

    Qe te nxorra nga bataku,
    Komunist,servil partije
    c eshte ky vrer e ceshte ky mllef
    o horr pa nam e pa hije.

    Ti je nje bastard i lindur
    nuk ta njoh fisin e sojen,
    por ce do duket nga ty
    U i dhjefasha fisit bojen.

    Ti je nje kulish i kuq ,
    nje bastard zbritur nga mali,
    komsomolas sovjetik
    gjysem horr e ,gjysem djalli.

    E te merrem vec me ty,
    nuk ja vlen o skile vjeter,
    po ne paca kohe me shume,
    do vazhdoj seancen tjeter.

    Une e di qe ti paguhesh
    per cdo varg qe hedh ne leter,
    ndaj dhe falas po te nis
    ti kesh dhe ne boten tjeter.

    Ti nuk je vec mercenar
    qe pranon per honorar
    leke te turpit,te genjeshtres
    O zuzar.

    Nuk jam marre me kete palo poet qe derdellit gjithe kohen duke helmuar ambientin publik.Po mbase ja vlen te kthejme pergjigje kesaj “fosile ” te partise komuniste.. .

    Reply to this comment
    • Ju lutem , lexojeni komentin tim September 3, 21:33

      O Albi , je thjesht nje perbindesh pa tru , je nje idjot pa mend e i mbushur me mllef ! Gjithkush qe mendon per t`ia bere me te mire jeten kombit te vet dhe i perkushtohet progresit , deri ne vetmohim , nuk mund te quhet kriminel ! Idete komuniste perfshine gjysmen e botes , duke enderruar nje trajtim e respekt te barabarte per njeriun . Nje mendje normale , nuk mund te pajtohet me idjotesite dhe egersine qe shqipton ti !

      Reply to this comment
      • fteri September 4, 08:13

        albi-budallai ,ndiqi këtë poezi !
        Budallajt si ti i bëhet marshalla !
        Patjetër të bëhe qejfi .
        Asgjë të mirë ti nuk ke ,
        mjerë alb-budallaj për vete,!…
        se poetit madhe nuk i bë asgjë,
        vetëm i rruan koqet,n.ç,s i jan ba.

        Siç, është poeti -Duka ai është mbreti ,
        muhabetit ja ke fut kot ,
        shpesh me vete qesh ti shkreti ,
        poezin e ke bë lëmësh ,
        s’di as vetë se çfar thua ,
        veç urrejtje e mëllef.

        Mjer babi që të ka !
        Mjerë mamaja që të ka pjell!
        Fatkeqësi më t’madhe s’ka,
        Neveri ,të vjen me vjellë.
        Mjr ata që u ke rënë për hise!

        Reply to this comment
    • Arbeni September 4, 08:30

      Jepi o albi te lumte dora! Ja ke qendisur bukur ketij komunistit Duka qe perqyrret akoma per Enver, TE LUMTE!
      (turfullimet e idiotit -fteri- tregojne sa fort i kane djegur enveristave vargjet e tua)

      Reply to this comment
  9. fteri September 3, 18:21

    Faleminderit o poet i madhë Arben Duka .
    Në se njeriu vret heroit e tij si Qemalin ,bashkë me të kan vdekur dhe vet.

    Reply to this comment
  10. zhdukje ligjit kriminal; "kthimi i pronarit ish pronarit" September 3, 18:32

    idioteve katarakt dhe…ideologeve “demokrate” te te gjithe planetit; flitet per …PRONE vetem per nje grusht PLEHRASH ne planet, apo prone per te GJITHE (qofte dhe private) ose te perbashket, pra socialiste ? nese prona, eshte e p..idhit semes, qe nga koha e sulltanit (vetem per bejleret) dhe; inxhinjere mjeke arsimtare intelektuale e artiste (jo pronare ose jo ish pronare) u shnerruan ne ..LYPSA dhe kjo quhet legjitime; “kataraktet” dhe dishepujt e tyre “intelektuale” ne gjithe ..rruzullin duhet te…tridhen .

    Reply to this comment
    • katarakti September 3, 19:44

      Aq shume je terbuar nga inati si sigurims i vjeter ose enverist i patru qe je saqe edhe titullin e ke shkruar pa llogjike: Duhet:”kthimi i prones ish pronarit”! Nejse. Por une nuk kam shkruajtur asgje per pronen. Sidomos ate publike! Megjithate une nuk jam kunder shtepise private, dyqanit privat, punes private etj etj.Ku eshte e keqja ketu?! Cfare te pickoi qe merresh jo me sulltane, jo me lypesa! Komunizmi vdiq se ishte sistem kriminal dhe dogmatik. Nuk eshte faji im.

      Reply to this comment
  11. mirel September 3, 19:23

    Ballistet shqiptare krenohen me hajdutin Agron Tufa

    Reply to this comment
  12. lapsus....ne; zhdukje ligjit...."kthimi i pronarit....pronarit" . September 3, 19:57

    “kthimi i pronarit, ish pronarit”, ne fakt; “kthimi i prones ish pronarit” . shtoj me vendosmeri; kush nuk prononcohet qofte dhe perciptas kunder ketij ligji …te mos e quaj veten…..normal .

    Reply to this comment
  13. NNP September 3, 21:06

    Le te lehin qente o mik Si ky mut

    intelekt=haleja Apo ALB-

    Le te lehin qente o mik ALB-BALLISTI a INTEL-HALEJA Ata ne theqafje shkpjne Ne na presin kohe te reja

    Zhytet por s’mbytet e drejta do te rroje Shqiperia Plehrat koha i degdis I damkos ballit historia.

    Reply to this comment
  14. Mark .UK September 3, 22:07

    Ate e paditi Enveri te italjanet dihet botrisht.Ashtu si Vasil Shanton Nako Spiron e 73 kantidat e antar te byros politike.Personi i pare i vrar eshte MUJO ULQINAKU. Ajo duhet te ishte dita e deshmorve.28000 deshmore thon komunistet po ne fakt jan 6300 e gjysma e tyre jan vra ne mes njeri-tjetrit.

    Reply to this comment
    • Progresi September 4, 05:18

      Mark, UK, Perpiquni to beni 5 apo 6 deshmore?! Fallcifikojeni sa me shume historine ne sherbim te zhdukjes se saj, se kjo kerkohet nga shovinistet fqinje, te “vertetujne” se shqiptaret “nuk kane” histori, kur ne te njejten kohe ata vjedhin historine e shqiptareve.

      Ju dhe marka si ju jeni bastarde antishqiptare, qe ne emer te luftes kunder komunizmit, qe nuk eshte me ne Shqiperi, kerkoni ta zhdukeni edhe emrin e Shqiperise, se ujet e Zi ja nxorret, ju bastarder te ballit dhe legalitetit. Popullit I ka ardhur aty ku nuk thuhet, dhe kujdes, se po ju kthye perseri, nuk do te tregohet tolerues si diktatori Enver, po do tu denoje me demokraci, sic ju pelqen edhe ju.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim