E çuditshme, por e vërtetë: Golat e Messi-t shkaktojnë tërmet

April 21, 2018 11:53

E çuditshme, por e vërtetë: Golat e Messi-t shkaktojnë tërmet

Gjatë një konference të gjeoshkencës në Vjenë, Austri, një grup studiuesish vunë në dukje se futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi, e bën tokën të dridhet kur shënon gol. Sa herë që tifozët e Barcelonës festojnë një gol të argjentinasit në stadiumin e tyre, kërcimet e tyre shkaktojnë tërmete të vogla.

“Kemi vendosur një sizmometër brenda një ndërtese në Barcelonë”, shpjegoi Jordi Diaz, shkencëtar në Institutin e Shkencave të Tokës “Jaume Almera”, raporton The Mirror, shkruan Dita.

“Kjo na lejoi të identifikonim vibracionet e prodhuara nga aktivitete të ndryshme, përfshirë ato që vinin për shkak të trafikut apo metrove”, shtoi ai.

Befasi qe për ta kur zbuluan një nga motivet që gjeneronte ndryshimet më të mëdha të frekuencës në pajisje. Për shembull, kur gjatë një ndeshje kundër Chelsea-it, muajin e kaluar, Messi shënoi dy herë në portë, duke korrur një fitore përfundimtare 3 me 0.

Gjatë atij takimi, sizmometri regjistroi pikën më të lartë vetëm pas golit të tij të parë dhe një më të lehtë pas golit të dytë.

Gjithsesi, eksperti shtoi se kjo nuk ndodh vetëm me futbollin. “Ndonjëherë kemi regjistrime sizmike gjatë koncerteve rock, veçanërisht ato të Bruce Springsteen apo  U2”, shpjegoi ai. Gjatë koncerteve studiuesit vëzhgojnë atë që ata e quajnë “strukturë harmonike “, çka do të thotë se “energjia regjistrohet në amplituda të sakta. Kjo për shkak se njerëzit nuk hidhen, por kërcejnë”.

o.j/dita

April 21, 2018 11:53
Komento

4 Komente

  1. gjermani i fundit April 21, 12:45

    edhe kur ben gol Majaci shkakton termet ne Zharrez

    Reply to this comment
  2. gjermani i fundit April 21, 15:50

    jam sprcialist futbolli dhe termetesh.

    Reply to this comment
  3. gjermani i fundit April 21, 16:22

    ku eshte ai dubluesi im sot, nuk po i degjohet zeri.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*