E dashura e Izetit: I kthyen shpinën, besa duket në kohë të vështira

August 18, 2018 17:51

E dashura e Izetit: I kthyen shpinën, besa duket në kohë të vështira

E dashura e Izet Haxhisë, i cili është dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, thotë se këtij të fundit i kanë kthyer shpinën.

Teksa pritet që Izeti të flasë shumë shpejt përpara gjykatës, ajo thotë se ai është tejet i zhgënjyer nga realiteti shqiptar.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ajo shprehet se tanimë paraja është kryefjala e gjithçkaje dhe personat që dikur Izeti i konsideronte miq, sot e kanë lënë në harresë.

Statusi i plotë:

Përshëndetje të gjithëve!

Po shkruaj disa fjalë me insistim të Izetit, dukë parë që emri i tij është përdorur e përfolur në disa raste që s’ka qenë as në dobinë e tij, e as në dobi të kauzës që Izeti mbron dhe që do t’i shkojë deri në fund.

I vetëm!

Teksa në Facebook e në media shumë hiqen sikur janë të interesuar e të bashkangjitur solidarisht me fatin dhe luftën e Izetit, në realitet është komplet e kundërta.

Izeti është vetëm.

I izoluar totalisht dhe më shumë se i zhgënjyer nga realiteti shqiptar, ku paraja është bërë nënë, babë e fe për shumë nga ata “idealistë” që, duke qenë në Tiranë apo në Shqipëri, as nuk e morën mundimin të shkojnë të shohin mikun dhe vëllain e tyre. Përveç fillimit, pak herë…

Sepse kujtonin se Izeti ishte milioner dhe duhet t’i paguante vetë edhe ca domate apo limona që i sillnin nga jashtë, meqë ai për shkak rreziku helmimi nuk mund t’i porosiste në burg.

Izeti nuk ka kërkuar ndihmën e absolutisht asnjë njeriu, qoftë mik, vëlla a familjar! Por, duke parë që shokë nga Turqia bënë me km rrugë për ta takuar në burg, duke parë që ata miq të vërtetë që e ndihmuan dhe po e ndihmojnë nuk janë fare publikë, por ruajnë me fisnikëri anonimatin në bërjen e të mirës, në dhënien e dorës një miku, pa reklama, pa tellalle, i duket me vend tregimi i realitetit.

Në Shqipëri, njerëz të një gjaku e shokë, i kanë kthyer shpinën, i kanë përdorur emrin dhe shumë herë gënjejnë fare hapur, duke përmendur gjithë atë investim, kohë, mund e djersë që kanë derdhur për Izetin. Kushdo që ka dashur ta përkrahë dhe ta mbështesë e ka patur rrugën e hapur për ta takuar, për t’u mobilizuar realisht, dhe me fakte të vërteta e jo gënjeshtra, në mbështetje të tij. Një grusht i vogël ka qenë dhe ata janë të falenderuar përjetë.

Sepse në këto kohë të vështira duket burri, duket gjaku, duket besa dhe nderi i gjithkujt!

Izeti më kërkoi me vendosmëri qe t’ju a thoja këto, pasi ne jemi edhe shokë të ngushtë, përveçse duhemi pafund. Pasi une jam e vetmja që di gjithçka realisht dhe që jam në kontakt të përditshëm me të. E di kur nuk kishte as ujë për të pirë, sepse askush nuk po shkonte ta takonte me javë e me javë…Pra, kushdo që thotë të kundërtën, gënjen pafytyrësisht!

Izeti do japë së shpejti një intervistë në një televizion, por gazetarët s’po marrin dot leje nga prokurori, meqë akoma nuk është vendosur se kush do jetë prokurori. Megjithatë, punë javesh do jete…

Ai është tërësisht i përgatitur dhe i vendosur për të thënë të vërtetat e tij para kujtdo qoftë, qoftë gjykatësi edhe vetë Sali Berisha. Dhe nuk ka nevojë për trumpeta e reklama, sepse di fare pastër e qartë të mbrojë vetveten dhe të përplasë pa asnjë mëdyshje të vërtetën në fytyrën e kujtdo qoftë, i majtë a i djathtë. Ata që e përdorin emrin e tij si luftëtarë të së njëjtës kauzë, janë vetëm përfitues a shpresues përfitimi. Të vërtetët janë heronj të heshtur, dhe që s’bëjnë asgjë për t’u dukur.

Ne duhemi më shumë se kurrë, jemi bashkë më shumë se kurrë, dhe unë jam zëri dhe fjala e tij, sa herë të më kërkojë të publikoj diçka, duke marrë parasysh edhe sulme personale ndaj meje. Nuk ju a kam as frikën, as ndrojtjen!

Edhe me jetë do ta mbroja, nëse do të ishte e nevojshme, jo më me ca statuse fb e përplasje me njerëz të vdekshëm e normalë, sikurse une…Askush s’do më mbyllë gojën, nqs dëshira, e mira e Izetit dhe e jetës së tij është në lojë.

Sot e përgjithmonë!

Është një shprehje nga një shkrimtar që e dua shumë, që thotë:

“Dhe kur gjithçka të mbarojë, në mendje nuk do na mbeten fjalët e armiqve tanë, por heshtja e miqve tanë.”

Rishkruhemi së shpejti…

Plot të mira!

s.a/dita

August 18, 2018 17:51
Komento

13 Komente

  1. ne ate Stan burat i mbajne Bese vetem paBesise August 18, 19:57

    Shteti boll beri tuafin ,
    te gjej menyra e te mebshtese deshmitarin e terrorit
    te ushtruar nga KRYEKRIMINELI SALIH BERRISHA

    Reply to this comment
  2. vasili August 18, 21:07

    Nje dhurate e vertete e dhene nga zoti Izetit,kjo femer e vecante me ndjenje te thelle,e zgjuar dhe trime.
    Historia deshmon qe dhe ne shtete me demokraci te zhvilluar,shteti atje kur do, ka ndikimin e vet indirekt mbi isntitucionet e drejtesise.
    Prandaj fatkeqesia e Izetit dhe ketij vendi ne pergjithesi eshte se kemi nje shtet te tkurrur para bandave te sali-meta, nuk i stimulon organet e drejtesise te ne punen e tyre,duke i lene ato te vazhdojne te zbatojne direktivat e bandave.
    Kryeminstri,ky frikacak i perjetshem dhe egocentrik i semure,druhet deri ne vdekje,nga lehjet e bandave,se mos e etiketojne tufa e injoranteve dhe egersirave si te ´´njeanshem´´,duke bere qe shteti te mos ndihet asnjehere si i tille,por viktime e sabotimeve te panumerta dhe te gjithaneshme.
    Prandaj e vetmja rruge eshte qe individi,si rasti i Izetit,ta marre fort fatin ne duart e veta dhe me ndihmen e miqve te paket por cilesore,ao duke sensibilizuar ndonje institucion nderkombetar te luftoje,per te organizuar nje mbrojtje cilesore dhe te mos lodhet deri ne frymen e fundit.

    Reply to this comment
  3. Arber Iliri August 18, 21:24

    Izeti te pergatitet mire per akuzen qe i ben Berishes per sulm ndaj ambasades amerikane, qe kurr s’e realizoi Saliu e braktisi se e kuptoi rezikun nese denoncohej.Kjo eshte keshilla e ime per Izet Haxhine.Te mendoj cdo detaj nga e ervetata e kesaj ngjarjeje, nese arin ta vertetoje, Saliu shkon per lesh .

    Reply to this comment
  4. Mark .U.K August 18, 22:21

    Edhe kur ta kryejsh denimin ky Izeti do kete te tjera gjera.Nuk ka lene gje pa be nen hunden e Berishes,duke pas si mburoj figuren e presidentit.

    Reply to this comment
  5. tomsojeri August 18, 22:32

    Zonj ,me gjith respektin per kurajon e vendosmerin tende per ate cka po ben per Izetin, po me duhet te them as mos u cudit e as mos u deziliziuno nga nje popull qe ju ngre lavdi dhunusve te tij ,qe esht i zoti ti coj ne majat e pushtetit ,ata qe e vjedhin ,qe e mashtrojn dhe ju pin gjakun ! Nuk esht rastesi qe Sali Berisha ,ky vrases e armik erdhi dy her ne pushtet edhe passi i beri gjemen shqiptareve !Nuk esht rastesi qe ky perbindesh vazhdon te “kendoj” ne parlamentin shqiptar i mbeshtetur nga nje elit me e ndyr e ter kohrave ! Hipokrizia e shumftyresia ne kte vend, ku mungon solidariteti e atdhedashuria ,ku drejtusit e saj notojn ne pasurin e korupsionit qe mbollen politikanet me ter kulisat qe drejtojn shtetin ,nuk mundet te ndeshen me ideatorin ,prijsin e organizatorin e ksaj katastrofe ,e ksaj genjeshtre dhe kesaj tradhtie te madhe ! Mos u cudit aspak qe ska burra ma e as mos qaj per kte heshtje ! Te tillet jemi qe nga momenti qe presim te na thot Izeti ate cka e din edhe pulat e fshatit Dikur Izeti yt ju be mburoj ,e besnikeria ndaj tij krijoi kte vakum miqsh sepse mendoi me shum per te se per vete ! Hiku me ne fund te shpetoij koken nga oktapodi pa ja mar koken e tani perpelitet ti shpetoj pentakulave te tij qe shtrihen atje ne folen qe ndertoi dikur ! Uroj qe e verteta me ne fund te mbij e te nxjer lule ne kte Shqiperi ku ska te vertet ,ne kte Shqiperi ku ata qe i sherbejn te vertetes jan genjeshtra me e madhe e kohrave !Jam me Izetin, sepse dua te ndjej ndryshimin ,sepse fitorja e tij do me kthej shpresen e humbur !

    Reply to this comment
  6. Lili August 18, 22:47

    Iseti behet i besueshme kur do te tregoje gjithe cka di, gjithe marrezit ne te cilat ka marr pjese kur ishte me Berishen.
    Rrugetimi i tijeshte gati biblike ketu..mekatari duhet te kaloje disa vuatje per te kuptuar mekatete veta e per te kuptuar se Zoti po i jep nje shans te tjeter,po vetem ne qofte se ia fillon si ka dhane Zoti…
    Si Izeti shume duhet te kalojne neper nje katarsis per veti po edhe per ne te gjithe qe te çlirohemi nga e Keqja e te shkojme si Njereze,me humanizem e dashuri per tjetrit..
    Zojes i urojme kurajo ne perpjejet e saja e cdo te mire per neser.

    Reply to this comment
  7. Pallavra August 19, 00:45

    Erdhe si cjapi tek kasapi o izet ziu.
    Tani prit sa ti bien bolet saliut dhe rames

    Reply to this comment
  8. Alban Dega August 19, 02:12

    Nuk jeni vetem

    IZET HAXHIA VERSUS SALI BERISHA !

    – E verteta, faktet dhe motivet jane ne anen e Izetit !

    – Ligji, e verteta dhe Zoti vet me te !

    – Kurajo, durim, qetesi e… dashurine e paske me bollek nga kjo sokolesha jote e zemres!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Pa Banden e Gangstereve te tij Sali Berisha eshte nje Kapobande pa ushtare, nje gjeneral pa ushtri, nje cifligar pa bujkerober, nje skllavopronar pa skllever !
    Sali Berisha nuk nxjerr fjala nga goja pa rre. Kjo eshte pika e dobet e tij qe njihet dhe shihet per dite nga cdo Shqiptar !
    Ne denoncimet publike te Izetit ka te verteta qe pak kush i di.
    Kurajo qytetare e Izetit per te demaskuar keqazi me fakte konkrete e me te dhena e data te sakta dhe e verteta eshte arma e tij, per clirimin i tij nga akuzat dhe shpifjet, nga rrenat dhe sajimet e nje vrasesi serial, per cka ka fakte pa fund qe nga 1990 e deri sot .
    E verteta dhe Zoti jane e do te jene me Izetin.
    Hapi i pare vendimtar dhe kryesor eshte te rrenoje akuzat e stisura ndaj tij dhe te rifitoje lirine !
    Per kete ndihma kryesore Jane faktet e motivet e verteta te kesaj vrasjen te shekullit, sic e ka quantum vete regjixori saj Sali Berisha, dora vete.
    Te tjerat vijne pas!
    Kush ka me vete te verteten ka me vete Zotin !
    Nuk ka nevoje as per perkrahes te rreme, as per deshmitare te shpifur, as per kenge vrastare Sirenash, e as per mbeshtetje me thike pas shpine Kasandrash !
    Izet Haxhia te mos harroje per asnje cast se perballe ka nje Kuceder me nente krere, me nje ushtri avokatesh e kamikazesh gjakftofte, nje Mafia milioneresh, nje lukuni shpifesish e mashtruesish patologjike, ka nje shtet paralel teper gjaksor e te zhytur ne krime te perbindshme ….
    Por, ka perballe edhe vrasesin e Arben Bricit dhe tre viktimave te 2 prillit 1991 me arme serbe nga mercenare shqipfoles te Beogradit ! Ka nje analize fantastike te Gjek Celes !
    Ka perballe vrasesin e Remzi Hoxhes te mbytur ne tortura e me kufoma te zhdukur !
    Ka vrasesin e 10 000 viktimave te 1997 -es!
    Ka vrasesin e vetedeklaruar qysh tri- kater dite perpara me gojen e Sali Betishes per ekzekutimin e Azem Hajdarit dikur ta kishte e organizuar ai vete !
    Ka rivrasjen e Azem Hajdarit per se vdekuri me 14 shtator 1998 duke perdorur arkivolin me kufomen e tij te perdorur si jeniceret turq topuzat per te shqyer dyert e Kryeministrise, Kuvendit Popullor dhe RTSH-se ne nje grusht 24 karat shteti ne bashkepunim me UDB-ne dhe Asfaline greke ne kulmin e gazepit dhe genocidit serb kunder 2 milione shqiptareve te Kosoves, per cka Sali Berisha qe ate Shtator te Zi ala Augusto Pinochet duhet te ishte perjete ne burg !
    Gjithcka ishte ne flagrance e ne Driten e Diellit e kamerat televizive !
    Ky eshte fakt absolut, qe nuk mund ta mohoje askush !
    Fakt i kryer ! Fact acompli!
    Pra ekziston fakti!
    Motivi eshte edhe me i qarte se kristali ne driten e Diellit !
    Qe te vrasesin nje njeri te zakonshem, e jo me nje nje líder politik nje deputet, nhe figure historike duhet te kesh nje aresye, nje motiv madhor !
    A ka ne kete Bote aresye me madhore se aresyeja shteterore !
    A ka motiv, perfitim ne te madh per nje kuceder, nje perbindesh te etur, te pangime per pushtet e shtet si Sali Berisha !?
    Sigurisht e pa asnje medyshje jo !
    Qe ate dite ne mbremje kam shkruar per gazeten Shekulli se
    “ Sali Berisha per karrike e per pushtet vrau Arbenin ( Brocin ) dhe Azemin… por vret edhe Shkelzenin “, sic nuk e pranoi as ne shtepi dhe as ta takonte per dy- tri vite pasi u martua me kusheriren e tij, sepse i prishi reputaciónin e sterprishur qysh prej 94-es me vrasjen e zhdukjen e Remzi Hoxhes dhe shkeljen flagrante e te hapur te Embargos Nderkombetare te naftes e armeve ndaj Serbise, me vjedhjen masive te votave te 26 Majit 1996, me piramidat vrastare te
    1997-es .
    A nuk ishte parulla e Partise se tij ne ato zgjedhje vjedhje “ Me ne fitojne te gjithe! “ e njejta parulle qe perdornin Sudja e Alimuca, Gjaluca e Gjenerali, dreqi dhe i biri i tij Sali Berisha !
    Cdo tollovi politike ne Shqiperi ne ate kohe to be or not to be per Shqiperine e Kosoven i leverdiste Sali Berishes per marrjen e pushtetit dhe Shtetit ne duart e veta dhe Sllobodan Milishevicit per zgjidhjen perfundimtare ala naziste te ceshtjes se Kosoves !
    Ndaj ata i kombinuan, i nderthuren dhe i mobilizuan falsngat e tyre per grushtin e shtetit te 14 shtatorit 1998
    Nga ana tjeter cfare do te fitonte Izet Haxhia nga vrasja e Azem
    Hajdarit !?
    Leshin e Currit prej Bajram Currit !
    Ky eshte argumenti kryesor politik, jurídik dhe ligjor per vrasjen e Azem Hajdarit !
    Pas Sali Berishes njeriu me i interesar per motive kanunore dhe gjakmarrese per vrasjen e Azem Hajdarit ishte Fatmir Haklaj dhe familja e tij qe i kishin vrare vellain, te biri dhe pjestarin e saj Shkelqim Haklajn dhe vellain e se shoqes se Fatmirit ne Qafen e Luzhes duke hapur golgoten e bene zjarri Malesise se Gjakoves me 175 te vrare e te sakatuar per jete !
    Edhe aty eshte dora dhe urdheri me zerin e figuren e Sali Berishes qysh ne qershor 1997 kur urdheroi“ E dua gjalle a vdekje ate djale ne Tirane “ pikerisht per Shkelqimin !
    Si mercenar dhe allcak qe ishte Azemi u perfshi dhe organizoi atentatin e Qafes se Luzhes per llogari e ne zbatim te urdherit te Mareshallit te Beogradit, Sali Berisha !
    Ngado qe ta kthesh e ngado qe ta shikosh Sali Berisha eshte regjizori i vrasjes se Azem Hajdarit !
    Fatmir Haklaj ishte vetem autori fizik i vrasjes se Azem Hajdarit qe me nje finokeri dhe sherr tipik Berishe is nxori ne prite Mareshalli i Beogradit Sali Berisha !
    Ndaj edhe nje Avokat Brake e jo nje Avokat i zoti si ai qe ka zgjedhe Izeti e ka fare te lehte te cliroje Izetin nga nje akuze me kembe ne qiell e te coje ne burg regjizorin e vertete te vrasjes se Azem Hajdarit !
    Ndaj kurajo, gjakftohtesi, qetesi e mencuri ne cdo fjale qe nxjerr nga goja avokati dhe vete Izeti !
    Mbi te gjitha e mbi kedo ka te verteten… vete Zotin !

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 August 19, 10:16

      Alban Dega

      “Nuk jeni vetem

      IZET HAXHIA VERSUS SALI BERISHA !

      – E verteta, faktet dhe motivet jane ne anen e Izetit !

      – Ligji, e verteta dhe Zoti vet me te !

      – Kurajo, durim, qetesi e… dashurine e paske me bollek nga kjo sokolesha jote e zemres!”
      eh mor alban dega ish gazekaruci,i dikurshëm shok i neti vlorës,por që ne ju kujtonim se ishit gazetarë!!
      or qënje e gjallë,gazetari shkruan me llogjikë!të ftohtë,akull fare!!
      gazekaruci,shkruan ashtu si ja do qejfi,ashtu si ja do “zëmra”!!pra pa llogjikë dhe i nxehtë për atë që dëshiron ai e jo për faktet akull të ftohta!!
      izet haxhia erdhi si cijapi tek kasapi!!nuk e pruri askush,por mendoi se palloshi i tironës do të ishte,burrë!!
      por nuk është e tillë!!ai jo vetëm që burrë nuk është,por as kalama nuk arrin nivelin!
      palloshi i tironës është më sociopat se patrioti i çmëndur i izetit(dhe tëndi)!!
      palloshi i tironës nuk ka problem të shkelë mbi kufoma(qofshin dhe të gjakut të tij)për të arritur qëllimin që i ka vënë vetres!palloshi e ka treguar se vetëm besë nuk njeh!edi rama ka treguar se pasi të shtrydh as në plera nuk të hedh!!dhe atëherë të shkel me këmbë!!
      kështu o hiperaktiv,ish gazekaruc,këto shkrime idiote po ja bën “sokoleshës” për ti mbajtur moralin!!
      gazekaruc,shkruaj si gazetar dhe thuaji kësaj vajze se “izeti do të fillojë e të kryej dënimin!se izeti do të jetë me fat nëse do të arrij deri në fund të dënimit!thuaji se si ti dhe ai do të jeni me shumë fat nëse një ditë do të bashkoheni nën një çati,jashtë burgut!
      thuaji se izetin e prenë në besë,dhe ai ka prerë shumë në kohën e tij,njerëz të pushtetshëm për interesat e tyre,dhe njerëz euforik si ti,prej budallallëkut të tyre!!

      Reply to this comment
  9. Niko Shpiragu August 19, 06:14

    Deshiroj qe te jem i gabuar ne opinionin tim. Izet Haxhia do te vuaj te gjithe denimin deri ne diten e fundit. Drejtesia shqiptare eshte ajo qe ka qene ne kohen e Saliut se eshte po ajo. Ajo komandohet plotesisht nga Saliu. Ka shume te ngjare qe asnje gjyqtar mos ta marin persiper zhvillimin e gjyqit, por edhe po u be gjyqi Izeti do te shpallet prap fajtor ndoshta me shume se me pare dhe Berisha nuk do te cenohet fare, bile ka shume mundesi qe ai mos te shkoje fare ne gjyq. Keto parashikimet e mia jane me te pranueshme per fatin e Izetit se mundesia e trete qe eshte shume me tragjike. Ai mund te eleminohet edhe fizikisht para zhvillimit te gjyqit ne se do ta marin persiper dikush nga gjyqtaret e Saliut. Them te Saliut se nuk ka gjyqtare te Shqiperise, ate harrojeni pergjithmone. Shqiperia eshte e Saliut pavaresisht se populli ka votuar per ta hequr ate nga skena. Me vjen shume kep per kete qe shkruajta, por Izeti dhe gjithe njerezit e tij duhet te jene te pergatitur per kete. Ardhja e ketij ketu ishte nje gabim fatal dhe deshira e besimi se do te gjykohej nga nje drejtesi e ndershme ishte nje iluzion. Ne keto momente qe po shkruaj ndjehem shume i vrare dhe deshiroj me gjithe shpirt qe opinioni im te jete i gabuar. I kerkoj falje Izetit, njerezve te tij dhe te gjithe atyre qe mendojne se Izetit do ti behet nje gjyq i drejte. Jam shume pesimist per kete.

    Reply to this comment
  10. BLACK SWAN August 19, 09:14

    me erdhi per te qare;
    duhet ti çojme ca domate Izetit ne burg qe te behemi ‘heronj te heshtur’ ??
    apo duhet tia çojme qe ksaj ti behet mendja dhalle se po nuk ja çuam do i helmojne Izetin ??
    do ma shkruaje ndonjeri adresen e fb te ksaj qe ti tregoj une sesa uje u jepte njerzve qe torturonte Izeti i ksaj hero ???
    do ma shkruani adresen e ksaj qe ti tregoj une sesi trajtoheshin grate e ‘kundershtareve’ nga Maloku i ksaj i dashur ???

    IDIOTE ;
    TI ME BEN PER TE VJELLE SA HERE DEL KTU E SHKRUAN KTO TRAPLLEQE !!
    TI MERITON VEÇ MESHIRE !!!

    Reply to this comment
  11. Rita August 19, 11:23

    Ne arratisjen e tij shume vjecare ne Turqi ai ka dhene intervista te panumerta dhe ka thene gjithcka ,pra te reja e sekrete ne intervisten e pritur s”do te kete .S”ka dyshim qe vrasja e Azemit u shfrytezua politikisht nga te dy partite e medhaja e autoret jane emeruar qysh ne oret e para te antetatit .Izetin e pruri Turqia e jo se erdhi me deshiren e vet e si do te shpetoje ai nga akuzat na mbetet te presim e shohim ne nje rigjykim , Per zonjen e lidhur me Izetin uroj te mos i shterrojne ndjenjat derisa te rrojne dhe pse te ndare !! Ne fakt dashuria platonike eshte shume me e fuqishme dhe e perjetshme se sa dashurite e tjera . Kush s”e ka provuar s”mund ta kuptoj !!!

    Reply to this comment
  12. Mark .U.K August 19, 12:35

    Ju e dashura e Izetit mos u dekurajo.se ke disa ish fuksa te deges se mrendshe qe ju ndihmojn e qe bejn komente.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim