E dashura sekrete e Esad Pashës dhe frika e tij nga minjtë. Të pathënat e kryeministrit ‘tradhtar’

August 21, 2017 11:18

E dashura sekrete e Esad Pashës dhe frika e tij nga minjtë. Të pathënat e kryeministrit ‘tradhtar’

NJË JETË E SHTHURUR

I zhytur në qejfe, në vitin 1919 ai bënte një jetë në Parisin e kohës sa edhe vendësit e kamur nuk do ta arrinin. Në shkrimin e tij me titull “Cili ka qenë Esadi”, Mit’hat Frashëri shkruan se vetëm e dashura e tij në Paris kushtonte 2 milionë franga, pa llogaritur shpenzimet e tjera. Kush ishte kjo vajzë që e shoqëronte Pashain edhe në momentin e fundit të jetës kur u vra në atentat? Pikërisht për këtë arsye ajo u bë publike në gjyqin e Avni Rustemit në të cilën u thirr si dëshmitare. Quhej Dyfur Eliz dhe ishte vetëm 22 vjeçe, ndërsa Pashai 58 vjeç. Ja dëshmia e saj: “Jam metresa e Esat Pashës që prej gati 10 muajsh, me të cilin jam njohur në Danvil, në muajin shtator të vitit të kaluar, e që prej asaj kohe kemi jetuar si bashkëshortë. Esat Pasha kishte shumë të holla në dispozicion të tij dhe shpenzonte pa masë. Depozitoi para meje një shumë fort të rëndësishme në bankë….

Gjenerali ishte i martuar dhe më kishte bërë të ditur se së afërmi i vinte gruaja, prandaj dhe mua më duhej të largohesha ditën e martë. Ai vetë do të vendosej në të njëjtën vilë Seid që kishte zënë me qira për dy vjet”.

Pasi hoqi dorë nga mbështetja që i bëri dhe pasi e njohu mirë pashain aventurier, Mit’hat Frashëri rrëfen edhe një episod më shumë për të treguar jetën e shthurur të Esadit: “Një ditë ai takoi përpara shtëpisë së tij në Tiranë një vajzë të sjellshme, të cilën e pyeti se e kujt ishte. “Jam vajza jote”, iu përgjigj fëmija i pafajshëm”. Jeta personale e Esadit ishte bërë piktoreske edhe për të huajt, teksa në librin “Paris 1919”, mbesa e kryeministrit anglez, George Lloyd, shkruan: “Bashkëshortja e parë e kërcënoi Esadin sepse po e ndante dhe do merrte gruan e dytë, ajo e kërcënoi dhe për këtë në Tiranë e admiruan shumë.”

PARFUMI “ESAD PASCHA” NË PARIS!

“Chanel”, “Coco Chanel”, janë markat më ndjellëse të parfumeve në Paris. Por në vitin 1919, në kryeqytetin e parfumeve, kishte edhe një markë më shumë dhe jo pak të njohur. Në etiketë shkruhej: Parfum “D’Essad Pacha”. Mos u çudisni! Një kryeministri me gradën gjeneral, një komandanti me 3 mijë ushtarë, një frekuentuesi të salloneve mondane të Parisit dhe të hoteleve të luksit dhe një kontraversi si Esad Pasha i duhej edhe një erë e mirë me vete. Dhe çfarë parfumi se! Një lëng të rrallë të trashëguar për 500 vjet nga Karl Topia, gjenerali i Skënderbeut, nga i cili pretendonte se kishte prejardhjen Esad Pasha dhe që formulën e dispononte vetëm ai.

Dhe që një ditë, në shenjë mirënjohjeje, e ndau këtë sekret, duke ia vënë në dispozicion formulën Fernando Nonza-s, komandantit të shtabit qendror të forcave aleate në Lindje, të cilin e kishte njohur që në 1914. Ja çfarë shkruante komandanti francez: Esad Pashë Toptani në zyrën e tij në Selanik, kur ishte shpallur kryeministër. “Nga një përzierje lulesh e bimësh, shumë më të rafinuara nga sa mund të mendohet sot, Karl Topia kishte mundur të siguronte një koncentrat nga ky parfum me fuqi të pashtershme.

Sekreti i këtij parfumi u trashëgua te pasardhësi fisnik i Karl Topisë, njëri prej të cilëve është gjeneral Esad pashë Toptani. Më 1 janar 1919, Esad Pasha më solli si dhuratë për Vitin e Ri formulën e përgatitjes së këtij parfumi.” Ervina Toptani, nusja e një prej pinjollëve të familjes Toptani, ka marrë në vitin 2011 një dhuratë tejet të veçantë nga Parisi: Pikërisht një parfum ekskluziv me emrin “D’Essad Pacha.”

TRIMI QË FRIKËSOHEJ NGA MIU

E megjithatë ky trim kishte një dobësi. Ashtu si në zoologji, armiku më i madh i elefantit është miu, i cili i futet në shputat e këmbëve dhe e kafshon dhe kjo për gjitarin më të madh mbi tokë është një lloj vdekje, edhe për Esad Pashë Toptanin miu i vockël ishte një lloj vdekjeje edhe po ta shikonte me sy. Nipi i tij, Eqrem bej Vlora, e përshkruan dajon trim me një dobësi që nëse kundërshtarët do t’ia dinin, do mund t’ia kishin dalë: “Një pasdite teksa prisja Esatin për kafe, shoh se në shkrimoren time një mi kishte pjellë pesë miushë të veckël ngjyrë trëndafili, po kaq të veckël sa përjashtohej çdo ndjenjë rreziku dhe unë aty për aty vendosa ta trembja një herë mikun tim (Esatin) të tmerrshëm. I futa pra ato në një kuti shkrepëseje dhe pastaj këtë kuti.. ia vura sipër paqetës së cigareve. Esati erdhi.. e kapi kutinë e shkrepësve e shtyu pjesën e brendshme me gisht dhe… bërtiti sikur të shihte kufomat e të gjithë djemve të tij njëherësh, pastaj i flaku tej si e përcëlloi kutinë dhe minjtë”./ Konica.al

Marrë nga libri ‘“Historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë’ të gazetarit Roland Qafoku

August 21, 2017 11:18
Komento

20 Komente

  1. A August 21, 11:53

    Ky ESAD TOPTANI, esht bukuroshi qe e kane qejf tironsit dhe nje pjese e Shqiperise se Mesme.
    E çuditeshme me tironsit kane qejf edhe HAXHI QAMILIN.
    Ne qoftese Tirana nuk do te ishte bere kryeqytet, do te ishte nje fshat me i vogel dhe me zdroms se Shijaku. I cili, Shijaku, kishte me zhvillim se ishte me afer detit dhe Durresit, porti dhe qyteti kryesor i Shqiperise.
    Tirana, u mvarte nga Durresi dhe Durresi nga Shkodra.
    Fati e solli, rastesia, qe Tirana te behej kryeqytet, sepse nuk ka asnje dokument te Kongresit te Lushnjes qe verteton per vendimin qe Tirana te behej kryeqytet, por Durresi. Sepse nuk kishte asnje lloj infrastrukture dhe ndertesa per te ngritur qeverine, ministrite dhe kuvendin. Prandaj institucionet, u futen ne shtepia private tironsish.
    Por, per kryeqytet, sipas SAMI FRASHERIT duhej bere zona e Belshit, e Dumrese, pasi kishte shume liqene, klime te mire, ne mesin e Shqiperise dhe te ndertohej sipas urbanistikes dhe arkitektures te qyteteve Zvicerane. Tung.

    Reply to this comment
  2. 123 August 21, 13:09

    Keto nuk jane aspak te verteta por shpifje te kundershtareve te komandantit heroik te Shkodres.Po keshtu shpif poshtersisht dhe Mithat Frasheri qe urrente cdo personalitet te Shqiperis se Mesme.Turpi ju mbulofte or shpifes ordiner Lavdi Komandantit Legjendar Esad PashaToptani Heroit tone Kombtar

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 August 22, 10:07

      ” Lavdi Komandantit Legjendar Esad PashaToptani Heroit tone Kombtar”të TRADHËTISË!!
      123
      KËTU KE TË DREJTË!!
      ai ishte heroi legjendar i tradhëtisë!!më shumë vështirë se mund të bënte kush tjetër!!
      ai është antipodi i skënderbeut!!

      Reply to this comment
  3. Portieri August 21, 13:19

    Ej ju te dites a mund te me faktoni ishte dhe a u ndeshkua si tradhetar E.Toptani apo jo,dhe pse keni perdorur thonjezat apo jeni dhe ju ne shkallen e tij?????.

    Reply to this comment
  4. Arben August 21, 13:53

    VDEKJE KOMUNIZMIT

    VDEKJE SIGURIMIT TE SHTETIT, VASAL TE

    SLLAVO-KOMUNIZMIT

    Reply to this comment
    • Rema August 21, 21:55

      40 vjet me pare kam njohur nje te semure tek çmendia, i cili çdo 2 minuta therriste, VDEKJE KOMUNIZMIT … qenka akoma gjalle.

      Reply to this comment
  5. Driton Bakija Gjakove August 21, 14:11

    East Pashe Toptani ,.kishite edhe te mirat e te keqijat si personalitet.Ai ishite edhe nje dioplomate shume i mire.

    Reply to this comment
    • Arben August 21, 15:30

      ATE NUK E DIME, POR NJE GJE ESHTE E SIGURT.

      SHKODRA SOT NUK DO TE ISHTE SHQIPETARE

      PA LUFTEN E ESAT PASHES.

      ISHTE ARRIVIST, DHE DONTE PUSHTET PER VETE

      POR AMA ATO QE KA BERE DUHEN THENE SIC

      I KA BERE.

      EDHE NJEHERE

      VDEKJE KOMUNIZMIT

      VDEKJE SIGURIMIT TE SHTETIT

      SLLAVO-KOMUNIST.

      Reply to this comment
      • Rema August 21, 21:56

        Ktheu tek 5-sa.

        Reply to this comment
      • Kamunistu August 21, 22:51

        Po ti pse i shan komunistet ti? Hazhi Qamilin komunizmi na e ka shitur per hero apo jo?? Hazhi Qamili per perandorine osmane u rebelua per ate perandorine tende te zemres. Eshe ti po te jetoje ne ate kohe me Hazhine do ishe.

        Reply to this comment
  6. Driton Bakija Gjakove August 21, 14:23

    Esat Pashe Toptani kishite edhe anen negative e pozitve si personalitet.Ai Ai ishite edhe nje ,Diopomate i mire.

    Reply to this comment
  7. Driton Bakija Gjakove August 21, 14:46

    Emmri duhet te jete ,Esat mugone shkonja, S.

    Reply to this comment
  8. Arber I August 21, 15:48

    Me skica gazetaresh si R. Qafoku nuk demaskohet as Esat Pashe Toptani, as cerdhet e islamizmit ne Shqiperi. Se pari, Karl Topia (Thopia) nuk ishte gjeneral i Skenderbeut, por themelues i kalase dhe qytetit te Krujes dy shekuj me pare se te lindete Gjergj Kastrioti. E dyta, kurre nuk eshte vertetuar me dokumente se Esat Pashe Toptani ishte pasardhes i Karl Thopise, pervec ne legjendat e perhapura nga latifondistet Toptanas. Problemi eshte shume serioz, po te kemi parasysh se gazeta dhe televizioni “Impakt” po propagandon percarjen fetare midis myslimaneve dhe te krishterve ne Shqiperi, duke perseritur historite teper te hidhura qe ka kaluar populli shqiptar nje shekull me pare. Gazeta DITA nuk e ben do kete lufte, sespe nuk ka para, ne nje kohe kur “IMPACT” mbahet me parate e sheikeve arabe. DITA duhet te kerkoje sponsorizime nga qeveria per te paguar historianet dhe sociologet profesioniste, nuk mbahet shtepia me miell te lypur. . .

    Reply to this comment
  9. loni August 21, 21:54

    Habitem me budallallekun e komentuesve me siper.Esat Pashe Toptanin nuk e denoi Enver Hoxha por populli SHqipetar se Esati ishte shume kohe me pare se te vinte Enveri ne pushtet.E zeza nuk mund te behet e bardhe. Mit’hat Frasheri ka qene nje kundershtar i terbuar i regjimit komunist dhe nuk mund te thuhash se me kete thenie ka bere propagande komuniste, thjesht ka thene nje te vertete.Dokumentat historike flasin qarte pa anje medyshje se Esati ka qene tradhetari me i urryer i Kombit SHqipetar.TRADHETATIN nuk e beni dot hero me zor.

    Reply to this comment
  10. Gjirokastriti August 21, 22:43

    Turkoshanet me çitjane u hodhen ne sulm te mbrojne fytyrat me urryera per popullin shqiptar! Esat Pashen kumbarin e Haxhi Qamilit qe kur Shqiperise po i hapej rruga drejt qyteterimit perendimor me ardhjen e Princ Vidit turkoshanet kerkonniin baben.
    Kush e mbrojti Shkodren ore idiote!? Esati vravu komandantin turk pasi e ftoi ne shtepine e vet per darke dhe e dini pse!? Se komandanti turk sapo kishte deklaruar qe Shkodra mund te duronte e rethuar edhe per gjashte muaj te tjere dhe se sapo komandanti turk kishte aritur nje marreveshje me shqiptaret e krahines per te vazhduar dhe per ta mbrojtur Shkodren nen flamurin shqiptar dhe jo ate turk! Po mos qe tradhtia e Esat qenit qe mori 800 lira turke nga malazezet, as austro hungarezet nuk do ishin vene ne veshtiresi perpara fuqife te tjera te medha te cilat kerkonin tia kalonin Shkodren Malit te zi. Edhe vetem disa dite me shume te kish zgjatur rezistenca Malazezet te detyruar nga presjoni AustroHungarez do ishin terhequr me turp nga Shkodra ashtu sic u terhoqen me pas. Tradhetia e pare e Esat qenit ishte ryshfeti qe mori dhe e dyta qe pasi mori komanden me vrasjen qe i beri Hasan Riza Pashes ndryshe nga cqe aritur per ti bashkuat te gjithe shqiptaret nen flamurin shqiptar vazhdoi gjoja mbrojtjen per lavdine e vet nen flamurin turk. Lexoni letren qe i dergon princit malazez me sa servilizem i flet dhe ne fund i dorezon Shkodren nen preteksin per te shpetuar popullsine e rrethuar nga uria, nderkohe qe perpara se te vritej Hasan Pasha kishte deklaruar se qyteti mund te rezistonte edhe per gjashte muaj te tjere mbrojtje e cila nuk do ish e nevojshme per kaq gjate pasi koferenca po e merte nderkohe vendimin qe Shkodra i ngelej Shqiperise. Esati me tradhtine qe beri i vuri mbrojtesit e Shkodres ne favor te Shqiperise perpara faktit te kryer. Keshtu qe Avniu ne Paris beri detyren si patriot.
    Tani e tutje dallkauket e bashibozuket sado te perpiqen te purifikojne tradhetaret do e kene te pamundur. Historia flet…! Flet Gjergj Kastrioti, De Rada, Abdyli, Samiu, Naimi, Pashko Vasa, Kristoforidhi, Elez Isufi, Bajram Curi, Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina, Fishta, Noli, Isa Boletini, Ded Gjon Luli, e embelema e kombit Ismail Qemal Vlora.
    Boll me se na peshtiroset me keta “dum babistet” osmanllinj me citjane.

    Reply to this comment
  11. Sullivan August 22, 02:32

    Ne ate kohe kishte tradhetare si Esat Toptani por edhe heronj si Avni Rustemi qe vinin e atdheun mbi veten.
    Sot kemi vetem tradhetare si Esati por Avni Rusteme nuj ben me nena.

    Reply to this comment
  12. anticensurë25642654 August 22, 10:10

    sa për fobinë nga minjt!?
    është një fakt pa asnjë lloj vlere!!të gjithë ne kemi nga një fobi!kush më shumë e kush më pak!!dikush e kontrollon dikush tjetër jo!një fobi nuk të bën as trim as frikacak,as ta ul as ta ngrë vlerën!!
    prandaj është e kotë një paraqitje e tillë e kësaj fobie!!ndoshta mund të ishte paraqitur si një kuriozitet,por është budallallëk ta pe¨rdorësh si fakt denigrues!!

    Reply to this comment
  13. return of the saint August 22, 10:27

    po trimi Esat ishte pasha qe e kishin graduar turqit pushtuesit dhe shfarosesit e kultures shqiptare dhe kjo shpurre e bejlereve qe kishin dhe krushqi me njeri tjetrin u shporr nga shqiperia por eshte turp i madh i ketij populli qe u ktheu pasurite ketyre familjeve qe ne thelb jane bashkepunetore te pushtuesve dhe i fituan keto toka si shperblim per sherbimet qe i kishin bere perandorise otamane duke vrare masakruar dhe vjedhur shqiptaret autoktone keto familje nuk kane asnje te drejte legjitime mbi pasurine e shqiptareve turpppp

    Reply to this comment
  14. return of saint August 22, 23:27

    Botoni komentin legena

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*