E dashura virtuale i zhvati 60 mln lek, policia ngre tjetër pistë: Dyshojmë se drejtori i Postës…

October 1, 2017 18:35

E dashura virtuale i zhvati 60 mln lek, policia ngre tjetër pistë: Dyshojmë se drejtori i Postës…

Policia ka hedhur dyshimet se drejtori i postes, Braush Ahmeti pas denoncimit per parate qe i zhvati e dashura virtuale, po fsheh dicka tjeter.

Sipas policise ai ka nxjerrë si justifikim lidhjen me vajzën për të mbuluar shpenzimin e 60 milionë lekëve. të cilat ishin siguruar kryesisht nga vëllezërit e tij që jetonin në emigrim prej disa vitesh.

Ekspertët nuk janë të bindur se 30-vjeçari mund të ketë shpenzuar 60 milionë lekë, duke i blerë dhurata të dashurës së tij.

“Nuk mendojmë se ai ka shpenzuar gjithë këtë shumë për dhurata dhe pagesa faturash për vajzën. Ne po bëjmë një mbledhje të shumës së përgjithshme, por vlera e pretenduar nga denoncuesi është jashtë logjike. Kemi dyshime se ai e ka nxjerrë si justifikim ketë, për të mbuluar diçka tjetër. Ndoshta kërkon të justifikojë lekët te vëllezërit dhe familja e tij, ndaj jemi shumë me dyshime në lidhje me këtë ngjarje.

Mbase paratë i ka shpenzuar diku tjetër, me baste a gjëra të tilla, dhe kërkon t’i justifikojë me dhuratat që i ka blerë të dashurës. Kjo ngjarje do të hetohet me imtësi, pasi pretendimet e palëve janë kontradiktore në lidhje me shumën e supozuar 60 milionë lekë”, thanë ekspertët e Policisë. Sipas burimeve, në sendet e bllokuara nuk ka asgjë të kushtueshme.

Edhe rrobat, çantat, këpucët e bizhuteritë e blera së fundmi nga 27- vjeçarja rezultojnë më së shumti mall tregu dhe jo i blerë në dyqane të markave të shtrenjta.

October 1, 2017 18:35
Komento

3 Komente

  1. Arberia October 1, 18:45

    … si te gjithe drejtoret dhe shefat e postave te emeruar nga LSI. Kur pergatita dokumentet e vajzes per pasaporte italiane, shefja e sherbimit ne Posten Qendrore te Tirane me perlau 20% te vleres qe duhej te paguaja per sherbimin zyrtar.

    Reply to this comment
  2. Arber Iliri October 1, 21:56

    Nuk arrij te kuptoj budallallekun e policise.Se pari nese ky idioti i vertete i ka blere dhurata kesaj vajzes, cfare ka ketu kriminale nga kjo vajza a me thoni dot.As ja vjedh as ja ka marre me force ka dash dhe ja ka dhene, ku qendron krimi i kesaj vajzes, qe e keni fut ne burg.Ai qe e ka fut ne burg duhet te pushohet nga puna si idiot dhe ti paguaje edhe ditet e burgut kesaj goces qe as me intereson afre si eshte e kush eshte por nuk ka kryer krim, kjo eshte e gjitha shume shume ky idioti mund te ngrinte padi civile per kthimin e nuk besoj se e fitonte.

    Reply to this comment
  3. perkthyesi October 2, 09:57

    Laparoset dhe cubat e LSI e moren kete vend peng per 13 vjet me rradhe! Cuditerisht, ende kerkojne pushtet, kur dihet qe e cuan kete vend qindra vjet pas!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*