E dëmtoi tërmeti, shembet godina në Qytet Studenti
Nga Arkiva
Është shembur godina numër 15 në Qytetin Studenti.
Në godinë jetonin më shumë se 30 familje.
Objekti ishte vlerësuar i pabanueshëm pas tërmetit të 26 nëntorit.
180 banorët që u nxorën nga objekti ndërtesa, janë strehuar në qendrat sociale ose kanë marrë bonus qeraje.
Godina u shemb me fadromë dhe jo me tritol për shkak se zona është e populluar.
Ndërkohë pritet të shembet edhe godina numër 18 nga IKMT në Qytetin Studenti.
Në këto godina jetojnë familjarë dhe jo studentë.
j.l./ dita
Nuk jam inxhinier, as PD-ist, por mendoj se duhet te ishte bere dicka per ta ruajtur ate godine. Mos harroni, pikerisht ne Godinen 18 u formua PD, pra Shqiperia hyri me ne fund ne epoken pluraliste.